Distancohet Shoqëria e takistëve të arrestuar: I kanë marrë në mënyrë rastësore

Distancohet Shoqëria e takistëve të arrestuar: I kanë marrë në mënyrë rastësore

Foto ilustruese

Shoqëria “Merr Taxi” ka deklaruar që nuk kanë lidhje në arrestimin e 5 taksistëve gjatë ditës së sotme. Janë distancuar nga çdo akuzë pasi kanë thënë që shoferët e punësuar prej shoqërisë së styre në bazë të të gjitha rregullave, i kanë marrë pasagjerët në mënyrë rastësore në rrugë, dhe jo nga thirrjet në numrin e gjelbëe që është në dispozicion.
Shoqëria e taksive është shprehur e hapur kundrejt çdo lloj hetimi të mundshëm.

Shtetasit në fjalë, gjatë punës së tyre kanë marrë në mjetet e Shoqërisë “Merr Taxi” disa kliente të rastësishëm, të cilët nuk kanë kërkuar marrjen e shërbimit taksi nga Numri i Gjelbër, i vendosur nga kompania për shërbimin që ofron. Këta shtetas i kanë gjetur dhe marrë klientët në mënyrë rastësore, duke bërë koordinimin mes tyre për intenerarin që do të ndiqnin.

Shoqëria “Merr Taxi”

Taksistë u arrestuan në flagrancë nga policia e shtetit pasi tentuan të kalonin 23 shtetas të huaj, sirianë drejt Malit të Zi.

Deklarata e plotë e "Merr Taxi"
Shoqeria “Merr Taxi” sh.p.k. eshte nje shoqeri qe ofron sherbimin taksi 4 + 1 ne qytetin e Tiranes, prej me shume se 5 vitesh, duke u perpjekur qe cdo dite te sjelli risi dhe standarte maksimale te ketij sherbimi per qytetaret tane!

Lidhur me ngjarjen e sotme te ndalimit te nje grupi prej (5) pese personash nen akuzen “Dhenie ndihme per kalim te paligjshem kufiri” e kryer ne bashkepunim parashikuar nga neni 298/3 te Kodit Penal dhe pas raportimeve ne disa prej mediave online, Shoqeria “Merr Taxi” sqaron si me poshte vijon poziten e saj.

Shtetasit ne fjale, te ndaluar me akuzen e “Dhenies ndihme per kalim te paligjshem te kufirit” jane te punesuar prane shoqerise tone, konforme te gjithe parashikimeve te legjislacionit te fuqi ne Republiken e Shqiperise.

Shoqeria “Merr Taxi” distancohet ndaj cdo akuze te ngritur ndaj ketyre shtetasve, per shkak se rasti ne fjale nuk eshte referuar si nje porosi per keta punonjes nga ana e Dispecerise te shoqerise.

Shtetasit ne fjale, gjate punes se tyre kane marre ne mjetet e Shoqerise “Merr Taxi” disa kliente te rastesishem, te cilet nuk kane kerkuar marrjen e sherbimit taksi nga Numri i Gjelber, i vendosur nga kompania per sherbimin qe ofron. Keta shtetas i kane gjetur dhe marre klientet ne menyre rastesore, duke bere koordinimin mes tyre per itenerarin qe do te ndiqnin.

Per kete arsye, Shoqeria “MerrTaxi” nuk disponon asnje informacion apo te dhene per personat qe jane marre me mjetet e saj nga shtetasit e ndaluar.

Per sa me siper, me keqardhje per perfshirjen me te padrejte ne ngjarje te tilla qe demtojne dhe prishin imazhin e nje shoqerie qe ushtron aktivitet ne baze te legjislacionit ne fuqi, jemi te hapur ndaj cdo lloj hetimi, si dhe dhenien e cdo ndihme qe do ti sherbej zbardhjes se rastit ne fjale

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren