TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha ka festuar 69 vjetorin e tij, duke pritur miqtë e tij dhe dashamirësit në ambientet e zyrës së re, në një prej qendrave të njohura tregëtare. Nga fotot që ai ka hedhur në faqen e tij në Facebook, bien në sy suprizat që i janë bërë nga grupi rinor i Partisë Demokratike me në krye mbesën e tij Desara Malltezi. Berisha ka dreguar shumë emocione mes të rinjëve. Madje ai ka qenë aq shumë xhentil me mysafirët sa është çuar vetë për t’ju shërbyer më ëmbëlsira.

 “Të dashur miq, sot unë festoj ditëlindjen. Kjo është mbi të gjitha një ditë urimi më të perzemërt dhe mirënjohjes më të thellë:
- para së gjithash për Zotin, që më dha mundësi të festoj ditëlindjen time të 69-të në shëndet dhe përkushtim të plotë;
- për familjen time që me dashurinë, mbështetjen, sakrificën e pakufishme ka qenë dhe është Eleksiri i vërtetë i jetës dhe i çdo gjëje që unë kam arritur gjatë saj;
- për të gjithë miqtë dhe bashkëpuntorët e mi, vjaza, djem, burra, gra të mrekullueshëm që me bashkëpunimin luajal dhe mbështetjen e tyre të çmuar kemi ndërtuar dhe do ndërtojmë së bashku ëndrrat dhe idealet tona më fisnike. Por unë kam sot një urim të përzemërt dhe miqësor për të gjithë miqtë e rrjetit tonë social që festojnë sot ditëlindjen. Le tu urojmë së bashku atyre, jetë të gjatë, plotë gëzime, shëndet, suksese dhe mbarësi për veten dhe familjet e tyre. GËZUAR!! Sb”, është shprehur Sali Berisha në Facebook.

Urimet deputetëve dhe demokratëve në Facebook
Jozefina Topalli:
Urime per Sali Berishen!
Te dashur miq ,para se te hyja per te uruar ditelindjen e Sali Berishes ne zyren e tij grupe te rinjsh sapo dilnin .I takova tek porta .Ato ishin te qeshur , gjithe emocione, i shkelqenin syte !Sali berisha eshte gjeneruesi me i madh i ideve politike!Njeriu qe flet me vepra!Inspiruesi i cdo moshe e vecanerisht i te rinjve.Urime e suksese ne punen e misionin tuaj!
Gent Strazimiri
Edhe 100 Dr. Berisha! Ogur i mire per kombin ky pervjetor ne kete dite te shenjte!
 
Eni Koçi
Ne nje dite te shenjte feston ditelindjen dhe nje person teper i vecant per mua dhe per te gjithe Shqiptaret .Gezuar ditelindjen z.Berisha, na frymezoni dhe motivoni gjithmone. Zoti ju Bekoft

Surpriza e Dasarës për gjyshin
“Gati per 'gjen e madhe' getting ready for grandpas surprise”. Ka shkruar Dasara në Facebook në këtë ditë të veçantë  për gjyshin e saj Sali Berisha. , Dasara Malltezi së bashku me të rinjtë e FRPD kanë organizuar një festë surprizë për Berishën. Një nga fotot përpara bërjes së surprizës, Dasara e ka hedhur në rrjetin social Facebook ku ka shkruar. Në këtë foto shihen shumë nga të rinjtë e PD-së përfshirë edhe motrat Koçi.  Urimet për Berishën kanë qenë të shumta edhe në rrjetin social Facebook, pasi ai vetë ka shkruar për kër këtë ditë po ka veçuar surprizën e ideuar nga mbesa e tij me të rinjtë e FRPD-së. “Një surprizë e bukur në mëngjes. U befasova kur zyrën e gjeta plot me miq të Forumit Rinor që më prisnin aty për të më uruar ditëlindjen. Edhe në shtëpi, të parët që më uruan me një tufë të bukur lulesh ishin dy gjimnaziste. Sb”, ka shkruar Berisha në Facebook.

Shkrimi u publikua sot (16.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)