Sot është një ditë e veçantë për ish-lojtarin e Kombëtares Shqiptare Taulant Xhaka, i cili pak ditë më parë u largua nga kombëtarja. Ai sot feston 25-vjetorin e tij të lindjes dhe urimeve për këtë ditë të veçantë i është bashkuar edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.
 
Duka i uron të gjithë futbollistët kur kanë datën e lindjes, dhe këtë herë për Taulant Xhakën e ka uruar në faqen e tij në Facebook.

duka xhaka
 
Prishja e marrëdhënieve të Xhakës me trajnerin De Biazi, siç duket nuk ka ndikuar me ftohjen e marrëdhënieve me kreun e FSHF-së.
 
Urimit të presidentit të FSHF-së i është përgjigjur Xhaka duke i shkruajtur: “Faleminderit President".

xhaka
 
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com