Humbja e mbrëmjes së djeshme me Suedinë ka sjell një humbje akoma më të madhe për kombëtaren italiane, por këtë herë humbja vjen në pankinën e “Axurrve”.

I pari që njoftoi tërheqjen nga kombëtarja ishte Buffon, por pas tij një gjë të tillë e kanë bërë edhe tre futbollistë të tjerë kryesor të Italisë.

Dy mbrojtësit e Juventusit, Giorgo Cheillini dhe Barzagli kanë njoftuar tërheqjen e tyre, ndërkohë që edhe mesfushori i Romës, De Rosi bëri të njëjtën gjë.

Katër futbollistët e kanë konfirmuar fundin e karrierës së tyre në  Kombëtaren e Italisë, e cila për herë të parë pas 6 dekadash nuk do të jetë pjesë e fushave të gjelbërta të Botërorit.

Redaksia Online
D.T/Shqiptajra.com