Ditë ndryshe për Kombëtaren
Shqiptare në Francë, relaks e lojra

Ditë ndryshe për Kombëtaren<br />Shqiptare në Francë, relaks e lojra
Stërvitja për kombëtaren Shqiptare e cila ndodhet aktualisht  në Austri ka nisur ndryshe. 

Ndonëse në program shkruhej ‘ora 09.20 nisja për stërvitje’, trajneri De Biazi ka zgjedhur të befasojë  djemtë kuqezi. I gjithë delegacioni ka marrë drejtimin e një parku lodrash të vendosur në një pyll, rreth 15 minuta larg Hotel Falkenistein, ku qëndrojnë futbollistët. 

Ky ndryshim në axhendën e Kombëtares u konceptua si një formë relaksi për skuadrën dhe krijimin e një gjendjeje ndryshe brenda saj. Të ndarë në dy grupe, për afro 90 minuta kuqezinjtë, stafi, trajneri De Biasi madje dhe Presidenti Duka, kanë organizuar në lojra të ndryshme, brenda të cilave kishte dhe ushtrime fizike. 

Ndërkohë pasdite, djemtë e De Biazit do të vizitojnë Muzeun e Artit në Vjenë ku ndodhen edhe armët dhe përkrenarja e Heroit Tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Redaksia Online
(B.K/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Momenti shokues! Tezja telefonoi, fëmija i çiftit u përgjigj në kamera dhe tregoi trupin e Eleonorës: Babai vrau mamin!

Momenti shokues! Tezja telefonoi, fëmija i çiftit u përgjigj në kamera dhe tregoi trupin e Eleonorës: Babai vrau mamin!