Procesi i vaksinimit anti-COVID në stadiumin Air Albania përgjatë dy javëve të para ka vijuar normalisht. Sot në ditën e 10 do të vaksinohen personeli shëndetësor i shërbimit infektiv të pediatrisë.
Ndërsa presin në zonën e para vaksinimit, mjek e infermier tregojnë për Report Tv emocionet para vaksinës.
“Shumë mirë një siguri më e madhe që në të ardhmen mos ta kalojmë covidin, ta shmangim, deri tani kam qenë mirë dhe nuk e kam kaluar. Pak a shumë të stresuar gjatë këtyre muajve sesepse duke pasur raste dhe të personelit dhe të pacientëve, normale që është dhe ajo frika që mund të infektoheshim, por deri tani ja kemi dal mirë se jemi mbrojtur”-tha një prej personelit shëndetësor.
Pasi injektohen me dozën e parë të vaksinës Pfizer, personeli shëndetësor ndihet më i sigurtë në këtë luftë me koronavirusin.
“Unë vij nga pediatria infektive, jam pjesë e infermierisë, punojë prej 10 vitesh. Si gjithmonë jam shumë mirë, nuk kam ndonjë problem, as me vaksinat, jam shumë mirë.
E kënaqur në sensin e para nuk ndjehej fare, e dyta ndjehem e kënaqur që arrita ta bëj të them të vërtetën.
Do ndjeheni më e mbrojtur tani?
Sigurisht, unë jam tek fronti i parë”-thanë disa prej të vaksinuarve.
Manjola Shtylla, koordinatore e vaksinimit tregon se ka pasur raste që janë paraqitur persona me temperaturë dhe dhimbje fyti, të cilëve nuk i është kryer vaksina.
“Deri dje kemi vaksinuar 483 persona. Sot pritet të vaksinohen rreth 50 persona. Kemi pasur gra shtatzëna, nëna me laktacion, disa persona me temperaturë, dhimbje fyti, me kollë, që janë përjashtuar nga procesi i vaksinimit momentalisht, pra ato do vaksinohen në një stad më vonë, kur gjendja shëndetësore të jetë e mirë”-tregoi Manjola Shtylla.
Personeli shëndetësor i vaksinuar duhet të paraqitet pas 21 ditësh për të marrë dozën e dytë. Data shënohet në kartën e vaksinimit por do të bëhen lajmërime dhe nga shefat e pavjoneve.
E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Pse po tërhiqen kandidatët e Partisë Demokratike?
-
Presion
49.2%
-
Frikë se humbin
43.1%
-
Arsye të tjera
7.7%
Vota total: 1128
Lajme të tjera
-
Pre e sulmeve kibernetike? Kompania 'Air Albania': Lajme të pavërteta! Për të gjithë pasagjerët tanë, sistemet tona janë të paprekuara
1 Shkurt, 20:34
-
Zbardhet vendimi/ 2-8 vite burg kush përhap infeksione pa e ditur, Gjykata Kushtetuese rrëzon ndryshimet në Kodin Penal, ndëshkim vetëm për përhapësit e sëmundjeve me dashje
18 Janar, 21:35
-
Komiteti i Ekspertëve nuk vendos testin për pasagjerët nga Kina: Sugjerojmë doza të treta dhe të katërta të vaksinës kundër COVID-19
30 Dhjetor 2022, 16:08
-
U nda nga jeta sapo mbërriti në Britani, reagon 'Air Albania' për vdekjen e stjuardesës 24-vjeçare: Pësoi atak kardiak! I dhamë asistencë mjekësore
28 Dhjetor 2022, 15:41
-
Spitalet gjermane mund të përballen me një valë falimentimi
28 Dhjetor 2022, 08:06
-
Faqja angleze publikon momentin e propozimit për martesë në stadiumin 'Air Albania': Imagjinoni po t'i thoshte 'Jo'
23 Dhjetor 2022, 22:28
-
1 humbje jete dhe 23 raste të reja! Situata Covid-19 në vend gjatë 24 orëve të fundit
23 Dhjetor 2022, 20:40
-
Një humbje jete nga covid dhe tre raste të reja brenda 24 orëve të fundit
19 Dhjetor 2022, 19:56
-
Krijohen 700 ekipe sportive në të gjithë vendin, veshje falas për çdo fëmijë! Nxënësit spektakël në 'Air Albania', Rama: Këtu janë kampionët e ardhshëm
10 Dhjetor 2022, 12:00
-
Marrëveshja me Pfizer për 700 000 doza vaksina të rialokuara, Alibeaj skeptik: Pse duhet me urgjencë, është kërkesë e Pfizerit, jo e jona
5 Dhjetor 2022, 15:21
-
17 raste të reja me Covid në të gjithë vendin! Asnjë humbje jete dhe 7 të shëruar brenda 24 orëve të fundit
4 Dhjetor 2022, 17:58
-
Ekonomia e shqiptare, 'Moody-s': Me perspektivë të qëndrueshme! Ulja e borxhit, klima e biznesit me ecuri pozitive! Rrezik, importi i energjisë dhe PPP-të
1 Dhjetor 2022, 19:15