Dita 10 e vaksinimit/ Mjekët: Ndihemi të mbrojtur! Koordinatorja: Kush ka kollë e temperaturë, s’vaksinohet (VIDEO)

Procesi i vaksinimit anti-COVID në stadiumin Air Albania përgjatë dy javëve të para ka vijuar normalisht. Sot në ditën e 10 do të vaksinohen personeli shëndetësor i shërbimit infektiv të pediatrisë.

Ndërsa presin në zonën e para vaksinimit, mjek e infermier tregojnë për Report Tv emocionet para vaksinës.

Shumë mirë një siguri më e madhe që në të ardhmen mos ta kalojmë covidin, ta shmangim, deri tani kam qenë mirë dhe nuk e kam kaluar. Pak a shumë të stresuar gjatë këtyre muajve sesepse duke pasur raste dhe të personelit dhe të pacientëve, normale që është dhe ajo frika që mund të infektoheshim, por deri tani ja kemi dal mirë se jemi mbrojtur”-tha një prej personelit shëndetësor.

Pasi injektohen me dozën e parë të vaksinës Pfizer, personeli shëndetësor ndihet më i sigurtë në këtë luftë me koronavirusin.

Unë vij nga pediatria infektive, jam pjesë e infermierisë, punojë prej 10 vitesh. Si gjithmonë jam shumë mirë, nuk kam ndonjë problem, as me vaksinat, jam shumë mirë.

E kënaqur në sensin e para nuk ndjehej fare, e dyta ndjehem e kënaqur që arrita ta bëj të them të vërtetën.

Do ndjeheni më e mbrojtur tani?

Sigurisht, unë jam tek fronti i parë”-thanë disa prej të vaksinuarve.

Manjola Shtylla, koordinatore e vaksinimit tregon se ka pasur raste që janë paraqitur persona me temperaturë dhe dhimbje fyti, të cilëve nuk i është kryer vaksina.

Deri dje kemi vaksinuar 483 persona. Sot pritet të vaksinohen rreth 50 persona. Kemi pasur gra shtatzëna, nëna me laktacion, disa persona me temperaturë, dhimbje fyti, me kollë, që janë përjashtuar nga procesi i vaksinimit momentalisht, pra ato do vaksinohen në një stad më vonë, kur gjendja shëndetësore të jetë e mirë”-tregoi Manjola Shtylla.

Personeli shëndetësor i vaksinuar duhet të paraqitet pas 21 ditësh për të marrë dozën e dytë. Data shënohet në kartën e vaksinimit por do të bëhen lajmërime dhe nga shefat e pavjoneve.

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët