TIRANE-Edhe mbrëmjen e sotme, që shënon ditën e 78-të, një grup banorësh te Unaza e Re kanë protestuar duke bllokuar rrugën për 60 minuta. Ata kërkojnë anulimin e projektit të Unazës së Re, që prek edhe banesat e tyre. Si gjithmonë në mbështetje të protestës kanë qenë edhe eksponentë të PD-së, mes tyre deputeti Klevis Balliu. Ai u bëri thirrje banorëve që të mbledhin miqtë dhe të afërmit në revoltë para Kryeministrisë kundër Edi Ramës.
“Java që vjen do të jetë shumë e rëndësishme. Ka ardhur koha që qytetarët të kenë radhën për të folur dhe politika të dëgjojë. Mblidhni të gjithë miqtë, shokët dhe familjarët, të bashkohemi të gjithë bashkë për të rrëzuar qeverinë. Revolta me cdo mënyrë dhe cdo mjet është rruga e vetme për të rikthyer demokracinë. Vetëm revolta mund të kthejë institucionet ligjore. Të gjithë bashkë të shkojmë te Kryeministria për ta larguar Edi Ramën” tha Balliu, teksa opozita ka paralajmëruar nisjen e protestave kundër qeverisë.
Protesta e banorëve ndaj projektit "Unaza e Madhe" ka nisur prej më shumë se dy muajsh. Një pjesë e banorëve, të cilët i kanë shtëpitë e pa legalizuara, do t'iu shemben banesat. Ndërsa ata që i kanë të legalizuara i janë nënshtruar procesit për të marrë dëmshpërblimin që u takon.
Qeveria u ka dhënë si zgjidhje banorëve të prekur, që i kanë banesat pa leje, bonusin e qirasë për tre vite dhe zhvendosjen tek banesat sociale në Shkozë. Deri më tani, vetëm një pjesë banorësh kanë pranuar bonusin e qerasë, pasi pjesa tjetër vijon të protestojë.
Komente












ti ke mbaruar, do rezosh qeverin tije ne moshen e adoleshences akoma o djali i faros
PërgjigjuDo te te rrezosh p...e nenes sate o bajge Balliu
PërgjigjuHahahahahahaha Bajg Balliu, hahahahahahahah!
Deri kur do të durohet ky bastard?