TIRANË - 22 vullnetarë kanë dhënë dje shembullin e tyre për mbrojtjen e mjedisit duke pastruar malin e Dajtit.

Në kuadër të Ditës Botërore të Maleve të Pastra, shoqata për Politika të Reja të Mjedisit mblodhi disa vullnetarë të apasionuar pas natyrës.

Që në orët e para të paraditës e deri vonë në mbrëmjë, vullnetarët pastruan tarracën e Dajtit duke grumbulluar më shumë se 100 thasë me mbetje.

Por për të përcjellë mesazhin e mbrojtjes së natyrës dhe dashurisë së maleve të pastra e promovimit të turizmit, pas mbledhjes së mbetjeve vullnetarët kanë ngjitur majën e Tujanit.

Të gjitha aktivitetet kishin për qëllim ndërgjegjësimin e popullsisë për rëndësinë e maleve dhe zhvillimin e qëndrushëm të mjedisit të tyre për të ruajtur cilësinë e jetesës së njerëzve.
 
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)