TIRANË - Qytetarët duhet të jenë të vëmendshëm ndaj problemit të mbetjeve, ishte ky apeli i bërë nga Ministri i Mjedisit dhe Ambasadori i BE-së Ettore Sequi në Ditën Botërorë të Mjedisit.
“Shqipëria përballet me disa sfida të rëndësishme veçanërisht ato në çështjet mjedisore, duhet një kujdes nga të gjithë që të tregojmë për të menaxhuar mbetjet tona, të cilat duhet të kthehet dhe në një çështje kombëtare,” tha ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Pyjeve, Fatmir Mediu.
Nga ana e tij ambasadori Seqiu theksoi se 5 qershori është një ditë veprimi, dhe temë e vitit mbetet ekonomia e gjelbër. BE ka investuar 100 milionë euro për mjedisin.
Ndërsa ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Ettore Sequi, tha se nevojitet një reduktim i problemeve mjedisore dhe erozionit pasi në Europë mjedisi është prioritet. “Ne kujdesemi për Shqipërinë dhe veçanërisht për mjedisin shqiptar. Ministria e Mjedisit duhet të aspirojë në rrugën drejt BE-së. Mbrojtja e mjedisit duhet të bëhet nga çdo qytetar. Shqipëria ka bërë një punë të mirë në riciklimin e mbetjeve”, tha Sequi.
Mediu me tej përmendi disa hapa të ndërmarrë në këtë drejtim.
“Si Ministri Mjedisi, në bashkëpunim me projektet e vazhduara për të na asistuar dhe mbështetur të Bashkimit Europian, kemi përfunduar dhe miratuar ligjin për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve”, tha Mediu.
Dita Botërore e Mjedisit përkujtohet çdo 5 Qershor dhe është një mundësi që njerëzit në të gjithë botën të mendojnë rreth efekteve negative të shkatërrimit të mjedisit, si në nivel lokal ashtu dhe global.
(kz/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com