Dita Botërore e Shtypit të Lirë, 10
​vitet e fundit 1 mijë reporter të vrarë

Dita Botërore e Shtypit të Lirë, 10<br />​vitet e fundit 1 mijë reporter të vrarë
Sot është dita ndërkombëtare e lirisë së shtypit. Një ditë për të mbështetur median e cila çdo ditë përballet me presionin, kërcënimet dhe jo rrallë herë gazetarët paguajnë me jetë dedikimin profesional. OKB dhe Këshilli i Europës shpesh bëjnë thirrje dhe kanë kërkuar domosdoshmërinë për të mbrojtur gazetarët dhe burimet e tyre. Kujtojme se në 10 vitet e fundit jane vrare rreth 1000 reporter, 26 prej të cilëve vetëm në muajt e parë të vitit 2016.

Organizata gazetarët pa lufij prej kohësh denoncon situatën dramatike të gazetarëve dhe në raportin e fundit bën thirrje të monitorohen vendet e lindjes. Në listën e publikuar vendet me shumë problematike ishin Kina, Irani, Rusia duke mos lënë jashtë edhe Egjiptin dhe Turqinë. Në Ankara gazetarët nxirren në mënyrë masive para gjyqit, ndërsa faqet e internetit bllokohen e shpesh here BE kritikon Erdogan per politikat e tij shtypese ndaj medias.

Duke u ndalur te vendi ynë kujtojmë se Shqipëria renditet e 85-ta, 17 vende më lart se vitin e kaluar që ishim në vendin e 102. Raporti i "Reportereve pa Kufij" ben thirrje se eshte i nevojshem zbatimi i ligjit. Ndersa raporti i Freddom House vlerëson se liria botërore e medias gjatë vitit 2015 ka rënë në pikën më të ultë në 12 vitet e fundit, ndërsa forcat politike, organizatat kriminale e terroriste kërkojnë të kontrollojnë ose t’i mbyllin gojën shtypit .

“Nuk është fjala që të kufizohet e drejta legjitime e një qeverie për të luftuar terrorin ose kërcënime të tjera. Liria mediatike është një pjesë thelbësore e demokracisë," thotë Dunja Mijatovicc përfaqësuese e OSBE-së për lirinë e mediave ne nje interviste per DË. Sipas saj fusha e re e betejes per mediat e lira eshte hapsira kibernetike.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

5 vjet nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit me 51 viktima, Braçe: Nuk kisha parë aq shumë jetë të humbura në një agim

5 vjet nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit me 51 viktima, Braçe: Nuk kisha parë aq shumë jetë të humbura në një agim