Buxheti për sigurinë ushqimore do të rritet me 12,1% në vitin 2026 për të forcuar kontrollet dhe kapacitetet laboratorike që monitorojnë produktet ushqimore në treg. Lajmi u bë i ditur sot nga ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, në Ditën Botërore të Konsumatorit.

Salla tha se institucionet po punojnë për të garantuar që produktet që mbërrijnë në tryezën e qytetarëve të jenë të sigurta dhe të kontrolluara.

"Rritja me 12,1% e buxhetit për sigurinë ushqimore në vitin 2026 forcon kapacitetet laboratorike dhe institucionale, ndërsa puna për përafrimin me standardet e Bashkimit Europian në Kapitullin 12 garanton më shumë siguri për konsumatorët dhe më shumë besim për produktet  Made in Albania në rrugën drejt Shqipërisë 2030" tha Salla

Sipas tij, përmes Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë realizohen 1 945 teste të akredituara sipas standardit ISO 17025:2017, të cilat shërbejnë për monitorimin e cilësisë së produkteve ushqimore.

Ministri theksoi se rritja e buxhetit synon të forcojë kapacitetet laboratorike dhe institucionale në këtë sektor, ndërsa Shqipëria vijon punën për përafrimin me standardet e Bashkimit Europian në Kapitullin 12. Sipas tij, kjo do të rrisë sigurinë për konsumatorët dhe besimin ndaj produkteve shqiptare. 

Në mesazhin e tij në rrjete sociale, Salla u  shpreh se nën sloganin e këtij viti “Produkte të sigurta, Konsumatorë të sigurt”, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural konfirmon përkushtimin për të siguruar standarde të larta të sigurisë ushqimore.

U.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 14 Mars, 23:51

    18 vite nga Gërdeci, a besoni se do ndëshkohen përgjegjësit e vërtetë?