Tatimet kanë nisur të kryejnë pagesat e para në llogaritë bankare të aplikuesve, për shumat e kompensimit për arsimimin e fëmijëve, pas plotësimit të Deklaratës Vjetore të të Ardhurave Personale (DIVA 2025).

Rreth 550 mijë euro për 3,091 përfitues është shuma e disbursuar deri tani nga Administrata Tatimore për kompensimin e tatimit të mbipaguar, pas plotësimit të DIVA 2025.

Sipas njoftimit të Administrata Tatimore, pagesat e tatimit të mbipaguar për individët deklarues të DIVA 2025 kanë nisur për subjektet e konsideruara pa risk.

"Administrata Tatimore ka nisur pagesat e tatimit të mbipaguar për individët deklarues të DIVA 2025, të konsideruar pa risk. 3091 individë përfitues, 52,823,000 lekë vlera totale e tatimit të rimbursuar. Një lehtësi fiskale që vjen për herë të parë përmes deklarimit të DIVA 2025, duke krijuar mundësi reale për përfitim nga deklarimi korrekt i të ardhurave, në ndihmë të qytetarëve dhe në funksion të një administrate tatimore më efikase dhe më pranë tyre", shkruajnë Tatimet. 

Lajmi në përditësim...