Dita Botërore e Librit⁄ Ekspozohen ‘thesaret’ e sekuestruara gjatë regjimit komunist të Mit’hat Frashërit

Disa nga thesaret më të rëndësishëm që ruhen në Bibliotekën Kombëtare mbajnë vulën e Lumos Skëndos. Prandaj, në Ditën Botërore të Librit, drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Piro Misha në praninë e ministres së Kulturës Elva Margariti, rrëfen se kontributi i Mit’hat Frashërit nuk është i rëndësishëm vetëm në politikë dhe publicistik, por edhe si bibliograf.
 “Lumo Skëndo është një nga bibliofilët më të rëndësishëm, që ka dhënë kontribut të rëndësishëm në Bibliotekën Kombëtare. Një pjesë e librave që janë ekspozuar sot janë libra që i’u sekuestruan bibliotekës së tij pasi u largua nga Shqipëria. Gjatë ekspozitës së antikuarëve me rastin e 100-vjetorit, pashë se një pjesë e mirë e librave që përbëjnë thesare mbajnë vulën e bibliotekës së tij private. Është një figurë e rëndësishme, i cili plotëson panteonin me figurat tona më të rëndësishme”, shprehet Misha.

 Disa nga librat më të vjetër që sot ruhen në fondin e këtij institucioni janë “Letra mbi kuvendin e Mantovës e Papa Piut II, bashkëkohësit të Skënderbeut, botuar në 1473  dhe ditarët e Franc Nopçës

“Duke parë librat që ai ka sjell, kuptojmë dhe kush ka qenë ai. Duke nis nga libri i Papa Piut II ose disa ditarët e Franc Nopçës që mbajnë emrin e tij. Është një kontribut i madh që ka dhënë për trashëgiminë tonë”, shprehet Piro Misha, drejtor i Bibliotekës.

Një tjetër arsye e ekspozimit të këtyre veprave, që pas largimit të Mithat Frashërit nga Shqipëria u sekuestruan nga regjimi komunist është dhe paralajmërimi i restaurimit të aneksit të Bibliotekës në rrugën e 'Elbasanit'

“Kjo nismë është një paralajmërim i krijimit të aneksit të ndërtesës së bibliotekës sonë në rrugën e Elbasanit. Një aspekt i kësaj është krijimi i muzeumit me libra të sekuestruar pas Luftës së Dytë Botërore, një pasuri që s’ka qenë në dorë të publikut. Janë disa arsye, por jemi dhe në një fazë të avancuar të aneksit të bibliotekës në rrugën e Elbasanit. Pjesë e atij projekti, krahas sallës franceze do krijohet salla italiane, salla e Aubrey Herbert-it, e studimeve orientale etj. Të gjithë këta libra s’do jenë më të ekspozuara nëpër fonde, por nëpër salla”.

Çdo vit ndahet edhe çmimi për bibliofilinë që mban emrin e Bibliofilit “Lumo Skëndo”.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mirel Josa nuk është më trajneri i Besës! Pas 12 ndeshjesh në drejtim të ekipit kavajas ndërpritet marrëdhënia

Mirel Josa nuk është më trajneri i Besës! Pas 12 ndeshjesh në drejtim të ekipit kavajas ndërpritet marrëdhënia