Dita botërore e mëngjarashëve,
ja gjithçka që duhet të dini për ta

Dita botërore e mëngjarashëve,<br />ja gjithçka që duhet të dini për ta
Mëngjarashët janë një grup në minorancë dhe nëse ju jeni një prej tyre sot me siguri po festoni Ditën Ndërkombëtare të atyre që bëjnë një serë veprimesh me dorën e majtë.

Në listën e njerëzve që bëjnë pjesë në këtë grup nuk mungojnë edhe emra si: Barack Obama, Bill Gates, Oprah Winfrey, Noel Gallagher dhe Princi Williams.

Mbi bazë të studimeve ka disa cilësi interesante që kanë ky gruo njerëzish. Thuhet se mëngjarashët që shkojnë në universitet fitojnë 13% më shumë se sa homologët e tyre që shkruajnë, hanë, apo luajnë me dorën e djathtë.

Një tjetër fakt interesant është se jo vetëm njerëzit kanë një cilësi të tillë. Sipas studimeve 50% e maceve janë mëngjarashe.

Gjithashtu thuhet se ky grup njerëzish jetojnë më pak se njerëzit e tjerë. Thuhet se ata jetojnë 9 vite më pak.

Mëngjarashët janë më të rrezikuarit nga pagjumësia, alkoolizmi dhe skizofrenia, por të qenit i tillë nuk ka vetëm anën negative.

Ata njihen si njerëzit më të suksesshëm në art dhe në udhëheqje. Në SHBA përveç Obamës mëngjarashë ishin Bill Clinton, George Bush dhe Gerald Ford.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal