Çelet sezoni turistik në Sazan-Karaburun, realizohet udhëtimi i parë me anijen turistike Liburna

Çelet sezoni turistik në Sazan-Karaburun, realizohet udhëtimi i parë me anijen turistike Liburna

Në Ditën Botërore të Mjedisit, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi i shoqëruar nga kryetari i bashkise Vlorë dhe prefekti i qarkut çelën sezonin turistik 2019-të në Sazan-Karaburun, ku gjithashtu bënë udhëtimin e parë turistik me anijen Liburna, të inauguruar një javë më parë.

Në vitin 2019-të, Shqipëria duhet të jetë mbretëresha e turizmit në mesdhe ka thënë ministri Klosi.

 “Mendoj se jemi në një sezon që ka nisur mirë dhe që padyshim do të realizojë shifrat e verës të vitit 2018. Nëse do të kishim shumë më tepër atmosferë për zhvillimin e turizimit, më shumë shoqëri të orientuar jo nga debate politike por nga turizimi, padyshim që do të kishim më shumë rritje të numrit të turistëve.”- u shpreh ministri Klosi.

Ndërkaq, ai ka falenderuar edhe operatorët turistikë për investimet në turizëm dhe këtë e tregojnë anijet turistike, të cilat nga dy që ishin vitet e kaluara, aktualisht janë 26, që do të transportojnë turistë në destinacione si: Ishulli i Sazanit apo Gadishulli i Karaburunit.

I pyetur nga gazetarët, ministri Klosi pranoi se për shkak të situatës politike ka patur anulime të rezervimeve, por nga turistë individualë, pra anulime të vogla, pa ndikim të madh.

“Po punohet për një ligj mbi detin, por ajo që duhet të kuptojmë është se jemi ende larg një qyteti që jeton me detin pasi kemi nevojë për mijëra anije turistike dhe për njerëz të kualifikuar, që punojnë për këto anije dhe që dinë të orientojnë turistët që do të vijnë për të vizituar këto zona. Na duhen njerëz që jetojnë me detin dhe shkolla profesionale, që i trajnojnë dhe i certifikojnë këto të rinj. Shqipëria duhet të jetë mbreteresha e turizimit në mesdhe dhe i ka potencialet turistike për të arritur këtë qëllim.”- tha Klosi.

Ndër të tjera, Kryetari i bashkisë Vlorë, Dritan Leli ka konfirmuar se hapja e sezonit turistik në Sazan dhe Karaburun është eveniment.

 “Numri i anijeve turistike tregon qartë ndryshimin e politikave dhe çdo investim është një orientim drejt turizimit, sic është dhe kjo anije që i shtohet kapaciteteve turistike në qytetin bregdetar." -u shpreh kryebashkiaku.

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë