Dita botërore e mjekut e gjen Shqipërinë me më pak mjekë! Stroni: Duhen trajtuar me dinjitet e paga të mira

TIRANË- Shërbimi shëndetësor shqiptar ende po përballet me tendencën e specialistëve dhe mjekëve të rinj që largohen nga Shqipëria për kushte e pagesë dinjitoze. Në ditën botërore të mjekëve, kreu i sindikatës së mjekëve Gentian Stroni shprehu shqetësimin se Shqipëria po lëngon nga vakancat e bluzave të bardha në sistemin spitalor e kryesisht në ato të rretheve.

“Pra në turnin e tretë nëse do të duhet të jenë 3 dhe janë 2, patjetër që ato dy punojnë punojnë sa për tre, por patjetër që mund të bjeri cilësia dhe mos harrojmë në turnin e tretë një pjes1% e pacientëve nuk kanë nevojën që mund të kenë në turn të pare apo të dytë.

Ka pasur tratativa dhe vazhdon madje të pagesës së këtyre mjekëve specialistë që largohen nga Tirana apo nga qendrat e tyre të banuara drejt këtyre rretheve me problematika që kanë nevojë për to dhe t’i jepej një pagesë ekstra dhe kjo pagesë ekstra duhet të përmbushi jo vetëm vajtjen deri atje, por diçka dhe më shumë me qëllim që të bëhet i interesuar ky mjek të shkoj atje dhe të dali atje zero me zero”, tha ai.

Sipas kreut të sindikatës së mjekëve arsyeja e largimeve masive lidhet me pagat dhe dinjitetin e mjekut.

“Sistemi shëndetësor ka vend për përmirësim kur bëhet fjalë për aspektin si të pagesës së mjekëve si dhe të kushteve në të cilat ata punojnë, por mos harrojmë që një pjesë e tyre po kërkojnë për çështje dinjiteti pretendojnë që jetën e tyre ta bëjnë jashtë Shqipërisë, pra diçka nuk shkon në sistemin shëndetësor shqiptar”, shtoi Stroni.

Në urimin e tij në ditën botërore të mjekut, presidenti Bajram Begaj kujton angazhimin e tyre gjatë periudhës së vështirë të COVID- 19.

“Sot, teksa për fat ditët e vështira të pandemisë duken kujtim i së shkuarës, nuk duhet t’i mbetet së shkuarës shembulli i vetëmohimit të tyre, përkundrazi, duhet të jetë një arsye më shumë, për të respektuar bluzat e bardha për profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre”, përfundoi ai.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen