Dita Botërore e Ujit, zv.ministri Bonati: Mbi 20 mijë kontrata të reja uji në pak muaj

Dita Botërore e Ujit, zv.ministri Bonati: Mbi 20 mijë kontrata të reja uji në pak muaj

Ministria e Infrastrukturës e Energjisë në bashkëpunim me GIZ organizuan në Durrës një konferencë në kuadër të Ditës Botërore të Ujit me titull “Përgjigja është në natyrë”. Qëllimi kryesor ishte bashkëbisedimi edhe në kuadër të programit të GIZ "Shërbimet e furnizimit me ujit dhe kanalizimeve të orientuara drejt performancës së konsumatorëve”.

Duke marrë shkas nga zhvillimet e muajve të fundit, Zv.ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Hantin Bonati gjeti rastin të falënderojë qytetarët për përgjigjen pozitive që i kanë dhënë deri më tani aksionit për rikthimin e ligjshmërisë në furnizimin me ujë të pijshëm. Ndërkaq Bonati tha: 
Gjej rastin të falenderoj të gjithë ata konsumatorë që janë përgjigjur thirrjeve për të formalizuar lidhjet e tyre sikurse përgëzoj punën e deritanishme të ndërmarrjeve të ujësjellës/kanalizimeve në pjesën më të madhe të bashkive. Kemi një rezultat që janë mbi 20 mijë kontrata të reja të formalizuara çka në kontekstin e përgjithshëm është një shifër shumë domethënëse”, u shpreh Bonati. 

Pjesëmarrësit nënvizuan nevojën për forcimin e bashkëpunimit dhe bashkëveprimit midis institucioneve që punojnë në sektorin e ujit me synimin për të përmirësuar shërbimet e furnizimit me ujë dhe të ujërave të ndotura, por gjithashtu për të rritur ndërgjegjësimin dhe pjesëmarrjen e palëve të interesuara për t'u përballur me sfidat e sektorit. “Pa një ndarje dhe bashkërendim të punës, objektivat do të jenë të vështirë për ti arritur. Kjo do të mbështetet me investimet në sektor, sikurse me gjithë mekanizmin që ka filluar dhe tani për mënyrën se si duhet të funksionojë ndërthurja mes institucioneve qendrore, enteve të pavarura dhe bashkive. Kur flas bashkitë kam parasysh edhe ndërmarrjet e ujësjellës/kanalizimeve. Mesazhi që do të doja të përcillja në këtë ditë është se nëse të gjithë bashkarisht bëjmë detyrat tona, fytyra e këtij sektori mund të ndryshojë shumë shpejt. Qeverisja qendrore dhe qeverisja lokale përgatisin një paketë të plotë dhe në mbështetje të standardeve evropiane, të ketë një financim më të madh me investime dhe mire-menaxhim. Nga ana tjetër, konsumatorët të bëjnë pagesat e tyre sikurse parashikohet me ligj pasi në fund fare kontributet e tyre përkthehen në investime”, u shpreh zv.ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Hantin Bonati.

Duke qenë një ndër shqetësimet kryesore të ardhura gjatë takimeve me komunitetin, në këtë mandat qeverisës, furnizimi me ujë është një prej pesë prioriteteve thelbësore.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari