Është hapur zyrtarisht tenderi për ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Projekti infrastrukturor do të financohet nga buxheti i shtetit, 155.6 milionë euro. Hapja e garës ndërkombëtare u njoftua më datë 12 dhjetor nga vetë ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku.
Kriteret teknike dhe të gjitha detajet e vendosura në dokumentet e tenderit janë bërë mbi bazën e projektit të detajuar inxhinierik nga kompania austriake IC Consulting, e cila fitoi tenderin për projektimin e tunelit.
Të gjitha kompanitë e interesuara dhe që kanë një eksperiencë afatgjatë në ndërtime të kësaj natyre kanë mundësinë që të dorëzojnë pranë Ministrisë së Infrastrukturës ofertën e tyre deri më 2 shkurt të vitit 2021. Më pas të gjitha ofertat do të verifikohen dhe analizohen nga komisioni i vlerësimit të ofertave që do të shpallë edhe ofertën ekonomike më të favorshme.
Pas nënshkrimit të kontratës kompania fituese ka afat 37 muaj që të përfundojë në kohë tunelin i cili është premtuar që do të jetë i kalueshëm në 2024, ndërsa punimet për këtë projekt infrastrukturor pritet të nisin në prill 2021.
Në dokumentet e tenderit është vendosur edhe sigurimi i kontratës, dhe kompania fituese fillimisht duhet të dorëzojë me shkrim 10% të vlerës totale të ofertës në mënyrë që të garantohet ekzekutimi i punimeve dhe detyrimeve të tjera kontraktuale.
Tuneli i Llogarasë do të jetë i gjatë 5.9 kilometra dhe do të përshkohet nga qytetarët për rreth 7 minuta duke bërë të mundur shkurtimin e kohës që duhet aktualisht për të kaluar nga qafa e Llogaras. Po ashtu kjo vepër do të lidhet në hyrje dhe dalje të tij me dy ura 110 dhe 40 metra.
E.M./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet që SHBA e jo më BE të ndërmjetësojë dialogun Kosovë-Serbi?
-
Po
83.2%
-
Jo
11.4%
-
Nuk e di
5.5%
Vota total: 220
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet Dibër/ Uka: Balluku përgatiti farsën e 14 majit
12 Korrik, 19:55
-
By Pass-i i Vlorës! Si u katandis investimi 56 mln euro për një vit
30 Qershor, 19:01
-
Belinda Balluku mban peng rindërtimin e 40 shtëpive në Lezhë, 64-vjeçarja prej 3 vitesh jeton në barakë! Bashkia: Kemi kërkuar rritje fondesh
27 Maj, 16:18
-
Rama publikon fotografi nga punimet në Tunelin e Llogarasë: Hapen plotësisht 6 km! Po punohet me ritëm të lartë për armatimin e plotë
26 Maj, 08:24
-
Zbardhen emrat e 4 kandidatëve për bashkitë e qarkut Dibër, dy prej tyre rikandidojnë
25 Mars, 21:10
-
Rama publikon pamjet nga ecuria e punimeve: Hapet 100% njëri nga tunelet e Llogarasë
25 Mars, 08:27
-
Përfundojnë gërmimet për tunelin e Llogarasë, Rama: E gjithë vepra pritet të mbyllet më 1 qershor të vitit të ardhshëm
31 Janar, 14:14
-
Dhjetëra banesa të dëmtuara nga tërmeti, mblidhet shtabi i Emergjencave Civile në Klos, të pranishëm kryetarët e bashkive të qarkut Dibër
16 Janar, 13:21
-
Infrastruktura dhe energjia, ministrja: Prioritet për vitin 2023 mbetet sektori energjetik, 8 mln euro subvencione për panele diellore
9 Janar, 11:57
-
Punimet në kantierin e tunelit të Llogarasë drejt përfundimit, Rama: Në fillim të vitit 2023 përfundojnë plotësisht gërmimet
27 Dhjetor 2022, 17:48
-
Marrëveshja për uljen e tarifave roaming me BE, Varhelyi: Do jetë përfitim për qytetarët! Do të sjellë çmime më të mira dhe oferta të larmishme
6 Dhjetor 2022, 13:08
-
‘Një i afërmi juaj zbatonte qorrazi porositë e Enverit për të vrarë’, Balluku i përgjigjet Spahos: Je si një qen i lidhur tek karrigia
24 Nëntor 2022, 22:23
O redu akoma se ke kuptu pse po bohet tuneli//sja shit vilat e resorteve te ketyne pranadaj ,tashti rruga im jep zhvillim dhe fillojne shitjet e ketyre vilave dhe atyre qe do behen
PërgjigjuShume shpejt Tabakhonja e Tirones , syneperka e shqupit do hedhe helmin e radhes mbi kete projekt gjigand te Edi Rames
Përgjigju...i pa nevojshëm totalisht
PërgjigjuNuk e kuptoj llogjiken e Rames dhe keshilltareve te tij per investinet.Kush eshte me i rendesishem aeroporti i Vlores apo tuneli Llogarase? Cdo investim ka nje studim ekonomik.Behet me buxhetin e shtetit tuneli qe shume mire mund te ipej me koncension meqe kjo qeveri cdo investim e ndan me peivatet ) dhe aeroporti i Vlores behej me 100 milon dollar me buxhet te shtetit, ku dhe fitimet ne arken e shtetit do ishin me te medha.Do shihni qe shumica e mjeteve do dalin ne rrugen egzistyese dhe nje pakice me tunel,kurse aeroprti i Vlores do kete numer absolut pasagjetesh qe dhe nga Rinasi nuk do kalojne.Tirabe Vlore behet oer 2 ore dhe leverdia me cmimet me te lira do jete me e madhe.Leku kur abuzohet shkon kot dhe pa efekt ekonomik.E gezofshit tunelin se ajo ka mbet per shqiptaretxqe kerkojne nikoqirllek te lekut.Turp
PërgjigjuPse mbaroi tyneli Kardhiq-Delvine qe fillua punimet per tynelin e llogaras?? Kjo eshte prova me flagrante qe qeveria fondet publike i ve ne funksion te oligarkis. Si ka mundesi qe nje veper e nisur ne 2009 ngeli e pa perfunduar per 1km tynel ku jane harxhuar miliona euro taksa per ta perfunduar vepra dhe ka ngel per nje tynel 1km degradimi i vepers eshte i natyshem se ska mirmbajtje dhe ato miliona euro qe jane hedhur shkojn per lesh nga amortizimi. Ore si ka mundesi jeni kaq shpirt kazem. Nuk u ndertua rezorti Kakomes e lat vepren pa mbaruar per 1km. Doli oligatku ne cep te llogaras direkt tynel me taksat e shqiptarve. Tju quash qeveri barbare eshte pak qeveri fashiste prap pak.
Përgjigju