Dita Botërore kundër HIV/AIDS, 113 raste të reja në Shqipëri! 15 të vdekur brenda këtij viti, mes tyre 2 fëmijë

Tirane- Mes 15 personave të infektuar me HIV/AIDS të cilët humbën jetën në vitin 2023 nga virusi, 8 janë raste të reja, përfshirë edhe dy fëmijë. Kryetarja e shoqatës e konsideron shqetësues numrin e fataliteteve duke drejtuar gishtin te mungesa e testimeve.

“Kemi 15 humbje jete nga të cilat 8 janë raste të diagnostikuara këtë vit. Pra 1 në 10 raste të diagnostikuar këtë vit kanë përfunduar në fatalitet, çka është një sirenë alarmi. Nuk mund të vdesë një njeri nga HIV në 2023 nëse kemi programe funksionale dhe fillon terapia në diagnozë të hershme”, tha Olimbie Hoxhaj, kryetare e Shoqatës së pacientëve me HIV/AIDS 

Raporti i pacientëve me HIV/AIDS mes burrave dhe grave është 70-30%, ndërsa ekspertët thonë se Shqipëria ka një përhapje të ulët të virusit në krahasim me vendet e tjera. Megjithatë jetike është nevoja e testimeve.

“Do duhet që të punojmë më shumë kur vjen puna te testimet dhe mënyra se si i shërbehet këtyre  pacientëve” u shpreh Albana Koçiu, ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Me qëllim ndërgjegjësimin sa më të madh, një nga të prekurit apeloi për shmangien e ndrojtjes në raportimin e këtyre rasteve

Problemi shihet dhe te mungesa e informimit të të rinjve në shkolla lidhur me virusin HIV/AIDS.

“Më shumë të informuar nga Google, rrjetet sociale se në shkollë nuk bëhen lëndë specifike” thotë një vajzë

“Me mësueset mund të jetë prekur, me mësuesen e biologjisë që jep lëndën"

“Fundja ne tani jemi mosha e telefonave, kuptojmë çdo gjë, jo vetëm kur na mësojnë të tjerët”

Mjeku Roland Bani thotë se zbulimi i të prekurve jo vetëm shkëput zinxhirin e infeksionit, por i krijon atyre mundësi për trajtime të nevojshme.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre