Sot u shënua dita e 10-të e vaksinimit antiCOVID në vendin tonë. Në një intervistë për Report Tv, specialistja e programit e vaksinimit në ISHP, Iria Preza shprehet se procesi vijon normalisht dhe se deri më tani janë vaksinuar mbi 500 personel shëndetësor. Gjithashtu ajo shprehet se asnjë prej të vaksinuarve nuk ka shfaqur simptoma apo efekte anësore.
"Janë bërë afërsisht 500 vaksina për personat që i përkasin personelit shëndetësor, kryesisht nga spitalet COVID dhe urgjencës së qarkut të Tiranës. Edhe sot ka qenë një proces i qetë. Ashtu siç kemi thënë më parë, një pjesë e rëndësishme e vaksinimit është raportimi i ndonjë efekti anësor. Në raportimet që kemi janë efekte të zakonshme, një dhimbje në vendin e injektimit nga shpimi. Në këtë sasi të parë që kemi jemi të fokusuar tek personeli shëndetësor sidomos për ata që janë në vijë të parë. Janari është i konfirmuar që pritet të vijë sasia tjetër nga Pfizer dhe menjëherë do vijojë puna për vaksinimin e grupeve të tjera prioritare. Është shumë e rëndësishme që të gjithë të jemi të vetëdijshëm të presim. Vaksinimi është shumë i rëndësishëm, të jemi të duruar të dëgjojmë, të marrim informacione nga burime të besueshme, nga media, mos të tregohemi të paduruar" - tha Preza.
Lajmi kryesor:
COVID-19/670 raste të reja dhe 4 humbje jete në 24 orët e fundit! Mbi 500 personel shëndetësor të vaksinuar
E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.4%
-
Jo
51.5%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 9675
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Viti i Ri, Koçiu: Mbi 2 mijë mjekë dhe infermierë në gatishmëri! Në 2025 nisim rikonstruksionin e Traumës
31 Dhjetor 2024, 16:47
-
VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU
26 Dhjetor 2024, 22:31
-
2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar
26 Dhjetor 2024, 20:00
-
Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin
26 Dhjetor 2024, 13:06
-
2-vjeçari me tumor 10 ditë pa kimio se nuk kishte ilaç në QSUT, Ministria e Shëndetësisë e gjen pas presionit mediatik! Burime: ‘Actinomycin D’ mungonte në treg prej 2006
25 Dhjetor 2024, 15:47
-
Denoncimi/ 2-vjeçari me tumor në bark nuk nis dot kimioterapinë, mungon medikamenti ‘Actinomycin D’ në QSUT
24 Dhjetor 2024, 16:04
-
Koçiu: Rreth 55 mijë shërbime në banesë për të moshuarit dhe të sëmurët kronikë që nga Janari
13 Dhjetor 2024, 16:59
-
OBSH: Shqiptarët 59.7% të shpenzimeve nga xhepi në shëndetësi! Koçiu: 130 milionë euro për rimbursimin e ilaçeve me buxhetin e 2025
12 Dhjetor 2024, 16:34
-
Më shumë lekë për para e tetraplegjikët, rritet pagesa për paketën higjieno-sanitare! Nga 16 në 20 mijë lekë! Mbështetje edhe për kujdestarët
4 Dhjetor 2024, 17:16
-
Minimumi jetik, ministrja Koçiu tregon pse u rrëzua amendamenti i PD-së: Duhet dakordësi për mënyrën si do të matet
4 Dhjetor 2024, 15:30
-
Borxhet e mbartura të Bashkive dhe Ministrive 10,5 mld lekë! Investime pa pasur fonde, Kavaja rekord, Tirana i përgjysmon për 9 muaj
1 Dhjetor 2024, 18:35
-
Vaksinat kundër kancerit të qafës së mitrës te vajzat, Koçiu: Janë aplikuar mbi 9,344 doza te moshat 13-20 vjeçe
23 Nëntor 2024, 15:17