Dita e 11-të/ Studentët refuzojnë takimin me Ramën në Kuvend, ftojnë qytetarët nesër për protestë

Dita e 11-të/ Studentët refuzojnë takimin me Ramën në Kuvend, ftojnë qytetarët nesër për protestë

Momenti i tensionimit të situatës para Kryeministrisë

TIRANE - Studentët iu bënë thirrje qytetarëve për t'iu bashkuar protestës së tyre, nesër në një manifestim edhe më të madh, pasi skadoi ultimatumi që i kishin vënë qeverisë për t'u kthyer një përgjigje deri në ora 16.00,  që kreu i Kuvendit, Ruçi të mblidhte kuvendin të shtunën në një seancë të jashtëzakonshme, për të miratuar 8 kërkesat e tyre. Siç duket studentëve nuk u mjaftoi përgjigjia që u dha kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, që tha se Kuvendi mund të mblidhet nesër, por me kryeministrin Edi Rama dhe studentët për të mbyllur paktin për universitetin.

So është dita e 11-të e protestës së studentëve dhe prej tre ditësh ajo është zhvendosur përpara Kryeministrisë. Fillimisht ata nisën grumbullimin në fakultetet përkatëse të Universitetit të Tiranës, atij Politeknik dhe të Mjekësisë, në orën 08:30 deri në orën 09:30, dhe më pas nisën marshimin drejt Bulevardit "Dëshmorët e Kombit" për t'iu bashkuar grupit të vogël të protestuesve që kanë kaluar natën përpara Kryeministrisë. Në ditën e 11-të, protestës në Tiranë i është bashkuar vetëm një grup i vogël studentësh nga Shkodra dhe Kurbini. Në Gjirokastër ka akuza mes studentëve për përdorim politik, ndërsa në Elbasan, Durrës dhe Korçë nuk ka protestë, por vetëm bojkotim të mësimit.

Protesta nisi si çdo ditë rreth orës 10:00 përpara Kryeministrisë me thirrje për realizimin e tetë kërkesave nga qeveria, ndërsa një grup i vogël studentësh kaloi edhe natën në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" (Lexo këtu). Vlen të theksohet se sot në Tiranë nuk po protestohet te Ministria e Arsimit, për herë të parë pas 10 ditësh protestë, por të gjithë studentët janë tubuar përpara ndërtesës qeveritare.  

Të mërkurën dhe të enjten protesta u zhvillua në tre sheshe: përpara Ministrisë së Arsimit, Kryeministrisë dhe "Zogut të Zi" . Ndërsa dje protestuan edhe përpara Kuvendit, teksa paralelisht u diskutonte si çështje në seancën plenare. Studentët kërkojnë realizimin e tetë kushteve që i kanë vënë qeverisë, ndonëse kryeministri Edi Rama i ka ftuar për disa herë me radhë për dialog në mënyrë që të plotësohen kto kërkesa. Ftesa për dialog u përsërit edhe një ditë më parë, por që sërish u refuzua nga studentët (Lexo këtu). Madje kryeministri Edi Rama premtoi edhe dixhitalizimin e doktoraturave për të zbuluar kështu plagjiaturat me punimet shkencore (Lexo këtu). Ndërsa në një takim me rektorët dje pasdite, Rama foli me tone të shpra duke iu drejtuar dekanëve dhe rektorëve, duke i paralajmëruar ata se qeveria do rishikojë autonominë universitare (Lexo këtu).

Kërkesat e fundit/ Letra drejtuar Ramës, Ruçit e Nikollës nga Këshillat Studentorë/ Datë 9 Dhjetor

1. Rritja e buxhetit në 5% e GDP me qëllim mundësimin e përgjysmimit të tarifës së studimit për cdo nivel studimi, përmirësim e mësimdhënies dhe infrastrukturës (universitete dhe konvikte).
2.Transparence me buxhetin nga ministria e Arsimit dhe IAL-ve, publikimi të gjitha shpenzimeve online
3.Rritja nga 10% në 50% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekanë, rektorë dhe cdo fakultet të ketë një përfaqësues të studentëve në senatin akademik.
4. Rishikimi i titujve akademikë dhe verifikimi i plagjiaturave të doktoraturave dhe teksteve mësimore.
5.Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillat Studentore, ligji i arsimit të lartë, pika 2 kërkojmë që bordi i administrimit të IAL-eve të ketë numër të barabartë votash si nga MAS dhe IAL-t si edhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.
6.Pajisja e të gjithë studentëve me kartën e studentit brenda vitit akademik 2018-19
7.Ndërtimi i bibliotekave me starndarde europiane dhe me libër universitar online, falas për studentët në gjuhën shqipe.
8.Vlerësimi i performancës në mësimdhënie dhe kërkim shkencor i pedagogut, publikimi i tij online dhe regjistrimi i leksioneve.

Kërkesat e para të studentëve (lexo këtu)
Kërkesat e dyta të studentëve (lexo këtu)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:46
Disa nga studentët: Rama po tenton të ‘joshë’ 200 studentë për takimin në Kuvend

Disa nga studentët, pjesë e grupit që ndodhet para Kryeministrisë shprehen se kryeministri Rama po tenton që të ‘joshë’ rreth 200 studentë për një takim të mundshëm nesër në Kuvend. Një pjesë e studentëve shprehen se ata që do të shkojnë nesër në Kuvend nuk janë përfaqësues të tyre. “Ata nuk janë përfaqësuesit tonë, janë të shitur, do të jetë shoë i radhës, do i demaskojmë”.

Ora 21:30
Policia nuk lejon ngrohjen me bombol gazi para Kryeministrisë

Policia nuk ka lejuar protestuesit të përdorin ngrohëse me gaz para Kryeministrisë për shkak të rrezikut që mund të krijohet. Protestuesit kane tentuar të ngrohen me bombol gazi, por efektivët kanë ndërhyrë duke mos e lejuar. Grupi i studentëve që ndodhet në protestë shprehen se do të vijojnë që të qëndrojnë gjatë gjithë natës para selisë së qeverisë.  

Ora 20:12
'E di se do të vish, e di se s'mund të rrish', Rama poston meme-n e radhës për dialogun me studentët protestues

Kryeministri Edi Rama ka postuar meme-n e radhës lidhur me kërkesën për dialog që prej ditësh u bën studentëve protestues. Kësaj here kryeministri ka postuar një video me muzikë të grupit të njohur shqiptar "Elita 5" me këngën e tyre në sfond.

Bëhet fjalë për këngën "Të pres", ku edhe njëherë kryeministri kërkon të tregojë se ende pret që të negociojë me studentët që kanë hyrë në ditën e 11-të të protestës së tyre. 

Ndërkohë që fjalët e këngës janë: "E di se do të vish, e di se s'mund të rrish", ndërsa në mbishkrimin e videos, kryeministri Rama shkruan: "Jo keq dhe kjo jo keq".

Nga ana tjetër studentët japin ultimatum se do përshkallëzojnë protestën, ndërsa kreu i qeverisë i fton ata vazhdimisht në bisedime (Lexo këtu).

Ora 19:18
Pas skadimit të ultimatumit studenti bën thirrje për protesta
Ora 14:27
Studentët kërkuan seancë të jashtëzakonshme, Balla: Po, Kuvendi mund të mblidhet nesër me kryeministrin dhe ju

Vjen përgjigjia e parë nga maxhoranca pas kërkesës së studentëve për thirrjen e Kuvendit në seancë të jashtëzakonshme nesër (Lexo këtu). Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, thotë se Kuvendi mund të mblidhet nesër, por me kryeministrin Edi Rama dhe studentët për të mbyllur paktin për universitetin dhe rikthyer normalitetin e jetës studentore në vend.  

PO! Parlamenti mund te mblidhet neser me Kryeministrin dhe studentet, te cilet eshte koha te ulen e te mbyllin Paktin per Universitetin duke nisur nga miratimi i 8 pikave. Uroj qe studentet ta bejne kete pa humbur kohe dhe te kthehen ne shtepi me suksesin e protestes se tyre.

Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të PS

Ndërkohë studentët i kanë lënë ultimatum kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi dhe kryeministrit Edi Rama për të kthyer përgjigje për këtë kërkesë të tyre deri sot në orën 16:00. Në të kundërt ata kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestës në të gjithë vendin. 

Ora 13:50
Protesta/ Senati i Politeknikut, Bujqësorit dhe Durrësit: Do të bëjmë transparencë, në janar Karta e Studentit, ja si zgjidhet kriza

Senati Akademik i Universitetit Politeknik të Tiranës, Bujqësorit dhe i Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës kanë reaguar në lidhje me protestën që po zhvillohet prej 11 ditësh nga studentët për plotësimin e tetë kushteve për të cilat qeveria ka dhënë ‘OK’. Senati Akademik i Universitetit Politeknik të Tiranës përmes një deklarate për mediat përpos mbështetjes së studentëve për kërkesat e tyre shpreh angazhimin që të vijojë të bëjë transparencën e buxhetit dhe shpenzimeve të kryera për çdo vit kalendarik. Ndërkohë që për daljen nga kriza propozon krijimin e një axhende politike dhe akademike për reformimin e sistemit të arsimit të lartë.

Senati Akademik i Universitetit Bujqësor thekson se pas mbledhjes u vendos; përmirësimi i komunikimit me studentët, bërjen realitet të Kartës së Studentit brenda janarit 2019, ngritjen e një grupi pune për të analizuar kërkesat, të rritet mbështetja për studentët për kërkimet, të merret në konsideratë kërkesa për rritjen e përfaqësimit në Senatin Akademik, por edhe analizimi i teksteve. Për të gjitha pikat Senati ka ngritur një grup pune me drejtuesit e universiteteve.  

Në Durrës në mbledhjen e hapur ku morën pjesë Këshillat Studentorë dhe studentët e ekselencës, Senati shprehu njëzëri mbështetjen e plotë për kërkesat e paraqitura nga protesta studentore. Senati i kërkoi administratorit të universitetit të nxjerrë koston në buxhet, për të parë mundësinë e përgjysmimit të tarifave të studimit, si dhe heqjen e menjëhershme të çdo pagese shtesë nga ana e studentëve për tërheqjen e vërtetimeve apo dokumenteve të tjera nga Sekretaritë Mësimore.

Më tej, Senati kërkon inkurajimin procedural dhe financiar ndaj studentëve që  janë përshirë në kërkimin shkencor brenda dhe jashtë Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës. Në fund, Senati Akademik i "Aleksandër Moisiu" ftoi Këshillat Studentorë dhe studentët ekselentë në diskutimet për buxhetin e ardhshëm të universitetit, si dhe për çështje të tjera që lidhen me procesin mësimor dhe arritjen e standardeve akademike.

Ndërsa Këshilli Studentor i Korçës u largua nga mbledhja me Rektoratin e Universitetit “Fan Noli”, rektori. Pas një debati, studentët u larguan nga salla e mbledhjes. Por pavarësisht largimit të tyre, rektori vijoi t’i drejtohet pedagogëve prezentë, duke thënë se studentët e universitetit “Fan Noli” nuk duhet t’i përgjigjen “kërkesës për ushtar” të ardhur nga studentët protestues të Tiranës.

Deklaratat të senatëve te UPT dhe Bujqësorit
Ora 13:48
'Ku do e lëmë pra?'/ Rama përgjigjet 'Po' për tetë kërkesat: Por me dialog...

Kryeministri Edi Rama është përgjigjur me "Po" për tetë kërkesat e studentëve. Në një postim në Instagram, kreu i qeverisë ka publikuar një letër ku ka shkruar me stilolaps përgjigjen për tetë pikat duke iu thënë "Po" studentëve. Por të gjitha këto sipas kryeministrit realizohen vetëm me dialog mes palëve. 

Përgjigjia e Ramës për tetë pikat 

Nga ana tjetër studentë japin ultimatum se do përshkallëzojnë protestën, ndërsa kreu i qeverisë i fton ata në bisedime (Lexo këtu). "Protestat nuk mund të zhbëjnë ABC-në e demokracisë", ka qenë insistimi i kryeministrit Rama, duke mbështetur njëkohësisht protestën dhe kërkesat e studentëve, por zgjidhje sipas tij mbetet ulja në tryezën e dialogut. 

Ora 13:08
Studentët i bëjnë thirrje Ruçit: Mblidh nesër Kuvendin në seancë të jashtëzakonshme

Studentët, të cilët janë mbledhur prej orës 10:00 përpara Kryeministrisë, kanë bërë thirrje për një seancë plenare të jashtëzakonshme në mënyrë që të miratohen tetë kërkesat e parashtruara. Ata kanë cilësuar se qeveria ka afat për të dhënë përgjigje deri në orën 16:00. Në rast se nuk realizohet seanca plenare e kërkuar ditën e nesërme, ata kanë kërcënuar me një protestë e cila do të marrë përmasa kombëtare. 

Teksa u pyet se cfarë duhet kuptuar me paralajmërimin për një protestë me përmasa kombëtare, njëri student u shpreh: "Me protestë kombëtare kuptojmë që ne do të bashkohen të gjithë, jo vetëm studentët, por edhe prindërit dhe qytetarët e vendit".

Ora 12:45
Pamje me dron/ Kjo është pjesëmarrja e studentëve në protestën te Kryeministria (VIDEO)

Për të 11-ën ditë me radhë, studentët protestojnë për tetë kërkesat e tyre. Tre ditët e fundit studentët e kanë përqendruar protestën te Kryeministria, duke lënë Ministrinë e Arsimit. Report Tv sjell pamjet me dron nga protesta e sotme e studentëve. Ata janë mbledhur prej orës 10:00 në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit", ndërsa siç duket nga video janë të pakët në numër, ndryshe nga protestat e mëparshme te Ministria e Arsimit.

Ora 12:38
Këshilli Studentor i Korçës largohet nga mbledhja me Rektoratin e Universitetit “Fan Noli”, rektori: Refuzoni 'kërkesën për ushtar' (VIDEO)

Takimi që pritej të realizohej midis Këshillit Studentor dhe Rektoratit të Universitetit “Fan Noli”, nuk ka ndodhur sepse studentët kanë refuzuar të dialogojnë me rektorin Ali Jashari. Pas një debati, studentët kanë vendosur të largohen nga salla e mbledhjes. Por pavarësisht largimit të tyre, rektori ka vijuar t’i drejtohet pedagogëve prezentë, duke thënë se studentët e universitetit “Fan Noli” nuk duhet t’i përgjigjen “kerkesës për ushtar” të ardhur nga studentët protestues të Tiranës.

 

Ora 12:12
Protesta në Vlorë, tkurret numri i studentëve (VIDEO)

Studentët e Vlorës kanë dalë edhe ditën e sotme në protestë, ndonëse numri i tyre po rezulton gjithnjë e më i pakët. Ata kanë protestuar përballë Universitetit "Ismail Qemali", nga ku kanë parashtruar kërkesat e tyre. Paralelisht, ata kanë bërë thirrje që të realizohen sa më parë. Pavarësisht pakësimit nga dita në ditë të numrit të tyre, studentët e mbledhur i bënë thirrje të gjithë studentëve të Vlorës që t'i bashkohen protestës e cila është futur tashmë në ditën e 11 të saj. 

Ora 11:45
Dita e 11-të, studentët grumbullohen në protestë te kryeministria (FOTO)

Vijon dhe sot protesta e studentëve.Fillimisht ata nisën grumbullimin në fakultetet përkatëse të Universitetit të Tiranës, atij Politeknik dhe të Mjekësisë, në orën 08:30 deri në orën 09:30, dhe më pas nisën marshimin drejt Bulevardit "Dëshmorët e Kombit" për t'iu bashkuar grupit të vogël të protestuesve që kanë kaluar natën përpara Kryeministrisë. 

Ora 11:25
Në ditën e pestë të protestës së tyre, studentët në Gjirokastër: Më të pakët në numër për shkak të presioneve, por nuk do të heqim dorë

Studentët e Gjirokastrës, në ditën e pestë të protestës së tyre, kanë qenë më të paktë në numër. Kjo gjë vendos pikëpyetje edhe më shumë tek ndërhyrjet dhe presionet që po iu bëhen. Vet drejtuesit e protestës studentore në Gjirokastër pranojnë se kanë pasur mjaft presione përmes telefonatave dhe mesazheve telefonike, por deri më tani kanë qenë në kuadër të fjalëve dhe asgjë nuk është faktuar. E megjithatë, ata janë të vendosur për të vijuar protestën, ndonëse me më pak studentë, deri në arritjen e qëllimit final; plotësimit nga ana e qeverisë të tetë kërkesave të parashtruara.

Ora 10:41
Një grup studentësh nga Kurbini 'sfidojnë' motin e keq, në këmbë drejt Tiranës (VIDEO)

Edhe një grup i vogël studentësh nga Kurbini ka vendosur që t'i bashkohet studentëve që po protestojnë përpara Kryeministrisë. Me një parrullë në dorë, ku lexohet "Për Demokraci", ata janë nisur në këmbë nga kryqëzimi i Milotit drejt Tiranës për t'iu bashkuar protestës. Sikurse studentët e Tiranës, Shkodrës e Korcës, ata kërkojnë nga qeveria plotësimin e tetë pikave.

Një grup i vogël studentësh nga Kurbini, duke iu drejtuar protestës që po zhvillohet përpara Kryeministrisë 
Ora 10:31
Studentët e Shkodrës: Pavarësisht presioneve të pedagogëve, do t'i bashkohemi protestës në Kryeministri

Pavarësisht motit të keq që ka përfshirë vendin, studentët e Shkodrës kanë vendosur që t'i bashkohen atyre të Tiranës, për të protestuar për plotësimin e tetë kërkesave. Njëri prej tyre është shprehur për Report Tv  duke filluar nga sot, studentët e Shkodrës do të mblidhen në orën 09:00 para "Teatrit Migjeni", për t'iu bashkuar protestës që po zhvillohet në Tiranë.

Teksa është pyetur për rrezikun për të rënë pre e presioneve nga ana e stafit pedagogjik, ai u shpreh se ka patur mjaft raste të tilla por pavarësisht kësaj studentët nuk do të heqin dorë nga qëndrimi i tyre. 

Studentët e Shkodrës, të mbledhur për t'iu drejtuar protestës që po zhvillohet përpara Kryeministrisë 
Ora 10:23
Mblidhen studentët nga të gjitha universitetet, nis protesta përpara Kryeministrisë (VIDEO)

Asaj pjese të vogël të studentëve që kaluan natën përpara Kryeministrisë, i janë bashkuar mëngjesin e sotëm edhe studentë të tjerë. Sikurse shihet nga fotografia e mëposhtme, ata janë grumbulluar së bashku përpara Kryeministrisë për të vijuar protestën e tyre për plotësimin e tetë pikave të parashtruara nga qeveria. 

Ora 10:18
Korçë/ Studentët e Universitetit 'Fan Noli' bojkotojnë mësimin, iu bashkohen edhe gjimnazistë

Studentët e Universitetit "Fan Noli" në Korçë, në shenjë proteste, kanë bojkotuar edhe këtë të premte mësimin në auditore. Bojkot ka patur edhe tek gjimnazi "Raqi Qirinxhi". Por sot, studentët e  Korçës kanë vendosur që të qëndrojnë në heshtje dhe të mos protestojnë me parrulla dhe pankarta. 

Përgjatë ditës së sotme pritet që të zhvillohet një takim mes Këshillit Studentor dhe Rektoratit të Universitetit "Fan Noli", ku do të diskutohen 8 kërkesat e parashtruara të studentëve

 

Ora 09:00
Me çadra dhe mushama, këta janë studentët që kanë kaluar natën përpara Kryeministrisë (VIDEO)

Një grup i vogël studentësh vijojnë të kalojnë natën përpara Kryeministrisë në shenjë proteste për tetë pikat. Rikthimi i reshjeve të shiut nuk i ka penguar ata që të qëndrojnë në Bulevard gjatë gjithë natës me çadra dhe mushama mbi supe. Megjithatë siç shihet edhe nga pamjet, numri i studentëve që ka qëndruar jashtë, ka qenë simbolik. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Krisjano: 15/12/2018 01:24

    VETEM DOKTOR SALI BERISHA I JEP DREJTIM PROTESTES POPULLI PO PRET SHPERTHIMIN E TIJ DHE GROPOSJEN E DIKTATORIT RAMA

    Përgjigju
  • Bora: 14/12/2018 16:53

    Po e tregojne hapur se jane te paguar per te krijuar anarshi ne vend qe ti shpetoje Salen e Moniken e Ilirin e Lulit me kompani nga SPAK. Rrini ngrini cadrà , beni ultimatume e mos pretendoni se nuk jeni te politizuar. Keto nuk i ha me populli. Mjaft me anarshi e cadra. Shkoni uluni e mesoni, se kjo eshte detyra juaj.

    Përgjigju
  • redi: 14/12/2018 16:36

    Bravo studenteve dhe nje lavderim per mazhorancen qe nuk e diskutoi plotesimin e kerkesave te studenteve , qe ishin jo vetem te drejta por dhe te domosdosheme per mbarevajthen e jetes studentore . Tani jeni zoter te universuteteve dhe duhet ti mbani ne vezhgim te gjitha veprimet e rektoratit dhe pedagogeve , duke kontrilkuar ne on line te gjitha shpenzimet we kryhen mr oarat publike , se kjo eshte aresyeja , qe u ngritet dhe protestuat ne menyre ideale ( pa dhune) dhe per kete moret perkrahjen e mbare popullit . Mbarevajtha e universiteteve nga sot e tutje eshte ne doren tuaj dhe nuk duhet te toleroni . Bravo , jeni e srdhmja e garantuar e Shqiperise

    Përgjigju
  • Rama: 14/12/2018 14:23

    Te keshilloj te besh doreheqeje. Leri aty ne shesh dhe te vije Mona me lulushin tja u zgjidhin problemet. Ti tenden e bere. Sduan... sduan

    Përgjigju
    • Egggg: 14/12/2018 16:54

      Te jete per ata te dy keta studentet as nuk do ngriheshin fare se frika ruan vreshti

  • xreport: 14/12/2018 14:14

    nje mesazh per studentet fallco edhe me 8 pika ju ....... fisin

    Përgjigju
  • Erik: 14/12/2018 14:06

    Dora e Monika Kryemadhit e ka shkruar ultimatumin e rradhes, turp qe e degraduan protesten ne kete derexhe kokefortesie!

    Përgjigju
  • toni: 14/12/2018 13:58

    ata student qe kan ngel aty kujtojne se abetarja haet,,,

    Përgjigju
  • artan: 14/12/2018 13:28

    Me urdher te Monikes ju turreni gazetare. Si sju vjen turp, ata qendrojne bashke me ju gjithe diten e gjithe naten per te percjelle zerin tuaj dhe ju ju bertisni Ik Ik Ik. Po nuk erdhen gazetaret...do flisni vetem me veten dhe facebook

    Përgjigju
  • Artan: 14/12/2018 11:46

    Studenta nese nuk uleni me Kryeministrin e vendit tuaj te diskutoni hallet qe keni, ateher automatikisht ju po perdoreni mish per top dhe barra qe ju shtoni nuk ju bjen vetem juve por te gjith Shqipetareve. Prandaj jeni te ndergjegjshem sepse Shqiperia ndodhet ne momente shum te rendesishme per Historine e saj.

    Përgjigju
    • MUNI -ka: 14/12/2018 13:43

      ti mire e ke more bashkkombas por kujt ja thua.90% e atyre jane te paguar me ndonj iphone x qe rrin aty.luli dhe muni-ka kane hedhur ca leke qe te rrin aty dhe te thone qe jane student,po te lexonin se sbehet ne rajon keto dite do ta kuptonin mire se cdem i bejn shqiperis dhe se cfare imazhi te keq qe japin.po te dinin te lidhnin te gjitha gjerat se cpo flitet ne rajon do ishte mire.pusht-et me pahir duan qente qe e mbajne veten per demokrat.qe nuk lane me gje pa shkaterruar dhe pa vjedhur.por idet e tyre per te vjedhur prap eshte te shkaterrojn dhe ta bejn nga fillimi cdo gje qe te munden te vjedhin sa me shume.mallkimet e nje populli vonojn por nuk harrojn pa u zene syte.

  • Naimi: 14/12/2018 09:08

    Ngrini edhe ju Cadten e Lirise dhe mbani aty Lulin Saliun dhe Moniken

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja