Dita e 12-të/ Protesta para kryeministrisë, Rama: Një grup studentësh po mbajnë peng mijëra të tjerë

Dita e 12-të/ Protesta para kryeministrisë, Rama: Një grup studentësh po mbajnë peng mijëra të tjerë

Protesta e studentëve para Kryeministrisë

TIRANË- Studentët po zhvillojnë sot ditën e 12-të të protestës para Kryeministrisë. Një grup ‘simbolik’ ka kaluar natën jashtë para Kryeministrisë.

Grumbullimi ka nisur në orën 10:00 para Kryeministri, me një pjesëmarrje modeste në krahasim me ditët e kaluara, ndërkohë në rrethe nuk ka organizim për protestë.

Me anë të një postimi në Instagram, Rama u shpreh se jashtë kryeministrisë ndodhej një grusht studentësh që i'a kanë shitur shpirtin politikës dhe që po mbajnë peng mijëra studentë që meritojnë një transformim të thellë brenda Universitetit.

Protestës së studentëve i janë bashkuar edhe një grup banorësh të zonës së 'Astirit' dhe një grup protestuesish për çmimin e naftës, që janë mbështetur që në fillim nga deputetët e opozitës, madje edhe nga vetë kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Kryeministri Edi Rama, ka përsëritur këto ditë, disa herë, rëndësinë që ka për realizimin e 8 kërkesave të studentëve, dialogu,por qe studnetet deri tani kane refuzuar. Dje disa studentët kërkuan që Kuvendi të mblidhej në orën 16:00 për të miratuar kërkesat e tyre. Me kalimin e afatit, studentët kanë ftuar të gjithë qytetarët per sot në një protestë kombëtare, me përjashtim të partive politike. Rama lëshoi dy ditë më parë paralajmërim edhe për dekanët dhe rektorët,  kur tha se qeveria do rishikojë autonominë universitare (Lexo këtu). 

Të gjitha kërkesat që studentët kanë artikuluar që prej fillimit të protestës dhe kërkojnë që tju plotësohen nga qeveria.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:20
Me pankarta kundër çmimit të naftës, disa nga militantët e PD-së i bashkohen protestës së studentëve

Pas një grupi banorëve të zonës së 'Astirit', protestës së studentëve para godinës së kryeministrisë i është bashkuar edhe një grup i vogël nga protestuesit për çmimin e naftës. 

Me pankarta "Ulni çmimin e naftës" në duar ata kanë ardhur në këmbë sheshi "Shqiponja" dhe i janë bashkuar studentëve.

Prej pesë ditësh tashmë, qytetarë nga rrethe të ndryshme të mbështetur nga deputetët e PD-së janë ngritur në protestë për çmimin e naftës, mungesën e tregjeve për fermerët etj. 

Ora 12:06
'Nuk ikim pa marrë të drejtën tonë', thirrja e studentes ndaj kryeministrit

Një nga studentet pjesëmarrëse në protestë, ka marrë fjalën me megafon dhe i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama që të plotësojë kërkesat e tyre. 

"Zoti kryeministër jemi këtu. Nuk po të kërkojmë asgjë të pamundur, por po të kërkojmë të drejtën tonë. Ne nuk ikim pa marrë të drejtën tonë. Bëj atë që të takon, shërbëji këtij populli. Të dashur studentë lërini të gjitha dhe ejani këtu, këto që kërkojmë nuk janë vetëm të miat.",-shprehet studentja.

Ora 11:42
Rama: Një grup studentësh që i'a kanë shitur shpirtin politikës po mban peng mijëra të tjerë

TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar protestën që po zhvillohet para godinës së kryeministrisë si një grusht njerëzish që përsërisin qorrazi avazin kundër Dialogut. Në postimin e tij në Instagram, Rama shkruan se farsa kundër dialogut s'ka për të zgjatur dhe se arsyeja do të fitojë.

"Një grusht njerëzish që përsërisin qorrazi avazin kundër Dialogut, mbajnë peng mijëra studentë që duan dhe meritojnë jo vetëm adresimin e 8 pikave, po një transformim të thellë brenda Universitetit, përmes një Pakti me Qeverinë! Historia tregon për shumë raste kur Dialogut i janë trembur qeveritë, po s'ka bërë vaki kurrë që t'i tremben studentët dhe studentët sot në fakt, nuk i tremben Dialogut, po presioneve kundër Dialogut, sharjeve e fyerjeve ndaj kujtdo që kërkon Dialog, të cilat porositen nga partitë përmes studentësh që i'a kanë shitur shpirtin politikës më të mbrapshtë."-shkruan më tej Rama.

Postimi i Ramës në Instagram
Ora 11:12
Protestë kombëtare? Studentëve nuk iu bashkohen rrethet, çfarë ndodh sot në Korçë, Gjirokastër, e Shkodër

Protesta e thirrur nga studentët u paralajmërua se do të ishte kombëtare, por në rrethet Korcë, Gjirokastër, Shkodër e Vlorë, deri më tani nuk është bërë një organizim për protestë.

Ora 11:01
Banorët e 'Astirit' i bashkohen protestës së studentëve para kryeministrisë (VIDEO)

Protestës së studentëve para godinës së kryeministrisë i janë bashkuar edhe banorët e ‘Astirit’. Afrimi i tyre vjen pas thirrjes së studentëve që protestës së tyre t'i bashkohen qytetarët, me përjashtim të partive politike. Dita e para te proteste, bashkimi e tyre u refuzua.

Ata prej 42 ditësh protestojnë kundër prishjes së banesave që preken nga projekti i Unazës së Re dhe në mbështetje të tyre që prej fillimit kanë dalë deputetët e opozitës së bashkuar, ndër ta kreu i PD-së, Lulzim Basha. (SHIKO KËTU)

Ora 10:28
Nis grumbullimi/ Një grup studentësh sfidon shiun, me çadra në duar para Kryeministrisë (VIDEO)

Ka nisur grumbullimi i studentëve para Kryeministrisë. Nga pamjet shihet se pjesëmarrja në protestën e sotme është më e ulët nga ditët e kaluara, marrë parasysh edhe kushtet e motit. Por, një grup studentësh është mbledhur dhe po qëndron në këmbë me çadra në duar para zyrës së Kryeministrit Edi Rama.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja