Dita e 41-të e protestës te Unaza e Re/ PD dhe LSI: Bashkohuni me studentët të rrëzojmë Ramën

Dita e 41-të e protestës te Unaza e Re/ PD dhe LSI: Bashkohuni me studentët të rrëzojmë Ramën

Protesta e banorëve

TIRANE-Një grup banorësh te Unaza e Re që preken nga projekti dhe që i kanë shtëpitë pa leje kanë vijuar protestën në ditën e 41-të duke kundërshtuar shembjet, pasi kërkojnë dëmshpërblim të plotë nga qeveria. Ashtu si cdo ditë, edhe pasditen e sotme protesta e banorëve dhe bllokimi i rrugës për disa miunta është mbështetur nga deputetët e opozitës.

Deputeti i PD-së, Klevis Balliu i ftoi qytetarët që të bashkohen me studentët për të rrëzuar qeverinë. “Kjo është zonë krimi, pasi është vërtetuar se është bërë një vjedhje. Çdo hap i mëtejshëm, përderisa nuk është nxjerr përgjegjësi, do të shërbejë për prishjen e provave. Mjetet po vijojnë të punojnë natën si hajdutë. Cdo qytetar t’u bashkohet studentëve për të rrëzuar qeverinë”.  

Ndërkohë që deputeti i LSI, Brahimllari u shpreh se në burg duhet të jenë ministri Gjiknuri dhe drejtori i ARRSH-së, Qendro dhe jo protestuesit që kërkojnë mbrojtjen e shtëpive të tyre. “I kërkojë prokurorisë që të bllokojë punimet, pasi ka filluar hetimet me qëllim që banorët të qetësohen dhe e drejta të shkojë në vend. Sot mbahen në burg tre djem që protestuan për pronën e tyre dhe nuk shkon në burg Afrim Qendro dhe Gjiknuri” tha ai.

E ndërsa një grup banorësh vijojnë protestën, grupi tjetër që i kanë shtëpitë me leje kanë pranuar dëmshpërblimin, por edhe persona të tjerë që nuk i kishin të legalizuara pranuan strehimin te banesat sociale dhe bonusin e qirasë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur