Dita e 13 e protestës, Sali Berisha:
Rama po helmon votën me drogë

Dita e 13 e protestës, Sali Berisha:<br />Rama po helmon votën me drogë
Protesta e opozitës ka hyrë në ditën e 13 në çadrën para Kryeministrisë nga ku kërkojnë largimin e Ramës dhe Metës dhe krijimin e një qeveri teknike për zgjedhje të lira dhe të ndershme, ndërsa me këtë kushtëzohet edhe votimi i komisioneve të Vettingut.
 
Edhe ditën e sotme PD ka bojkotuar Kuvendin duke deklaruar se Kuvendi i tyre është para Kryeministrisë me popullin.
 
Kjo është seanca e dytë plenare që PD bojkoton, ndërsa është shprehur e vendosur që të mos rikthehet pa plotësimin e kushteve.
 
Zhvillimet nga dita e 13 e protestës së PD
Ora 18:30 Basha: Vetting vetëm pas largimit të Edi Ramës
Gjatë pasdites, te çadra e protestës në Bulevard, PD bëri prezantimin e përfaqësuesve të mazhorancës të cilët opozita i akuzon për lidhe me segmente të krimit të organizuar.
 
Sekretari për Aksionin Qytetar në PD, Ervin Salianji denoncoi me emër, mbiemër, vepër penale por edhe mënyrën e mbrojtjes nga kjo qeveri të këtyre kriminelëve, të angazhuar nga shefi i ekzekutivit kundër votës së lirë të shqiptarëve.
 
Klemend Balili, Elvis Rroshi, Armando Prenga, Ilir Beqaj, Arben Ndoka, Mark Frroku, Shkelqim Selami dhe të tjerë, të hetuar, të dënuar dhe me rekorde kriminale në Europë dhe brenda vendit, sot mbahen ende në pushtet, ose minimalisht nën çadrën e Partisë Socialiste për ti shpëtuar drejtësisë.
 
Nevila Nika, ish drejtoreshë e Arkivave, e para grua në krye të këtij institucioni, tha se transmetimi i një kujtese dhe historisë së hidhur që ka kaluar Shqipëria, duhet bërë me doemos.
 
Për kryetarin Lulzim Basha, tema e diskutimit të hapur është derivat i arsyes madhore për të cilën qytetarët qëndrojnë prej 13 ditësh në shesh.
 
Arsyeja është ajo që këto ditë e kemi quajtur demokracia fasadë, parlamenti, qeveria, drejtësia fasadë dhe sot kemi rastin ti shohim, këtu, prej kartoni, se çfarë ka prapa kësaj fasade. Prapa fasadës së republikës së vjetër që po vdes janë kokat e krimit dhe drogës që bashkëqeverisin me Edi Ramën dhe me këtë qeveri të inkriminuar. Kjo është arsyeja se pse Shqipëria u mbulua si asnjëherë me drogë, pse ekonomia shqiptare sot nuk prodhon më përveç drogës dhe shërbimeve të lidhura me të, pse shteti në shërbim të qytetarit ka pushuar së ekzistuari dhe kemi një shtet në shërbim të krimit dhe bandave të pushtetit. Kjo është arsyeja dhe kërcënimi real dhe i vërtetë për zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Politikanët e korruptuar dhe kriminelët po bëhen gati të vjedhin zgjedhjet e shqiptarëve, siç paralajmëroi para disa javësh një diplomat i rëndësishëm në Tiranë”.
 
Një thirrje Basha ia drejtoi kryeministrit Rama, referuar incidentit të paradites në tendën e protestuesve.
 
“Edi Rama hiq dorë nga përçarja, distancohu nga thirrja e provokatores tënde në këtë çadër, distancohu ose mbaj përgjegjësi para shqiptarëve si përçarës i kombit! Shqiptarët nuk ta falin! Streha e fundit e krimit, streha e fundit e maskarallëkut është patriotizmi i rremë por po kështu paska edhe një strehë tjetër kur i fryn përçarjes kombëtare sepse nuk ke kurajon të ballafaqohesh me qytetarët e bashkuar shqiptarë që kërkojnë zgjedhje të lira e të ndershme përmes largimit të kësaj qeverie, sepse kjo është fytyra e vërtetë e qeverisjes së Edi Ramës”.
 
Një referim e bëri për tendën përballë të ashtuquajtur të Vettingut.
 
“Shikojini këto fytyra dhe përgjigjuni, mendoni se Edi Ramës i dhemb barku për drejtësinë e vërtetë dhe qytetarët që pësojnë padrejtësi apo ka merakun e këtyre me të cilët erdhi në pushtet dhe mban sot pushtetin. A mund të ketë reformë të vërtetë në drejtësi për sa kohë kjo qeveri është në pushtet? Zgjedhjet dhe reforma në drejtësi, demokracia dhe drejtësia janë të lidhura pazgjidhshmërisht me njëra tjetrën, Vettingu dhe drejtësia e pa kapur do të çlirohen vetëm me largimin e Edi Ramës dhe me një qeveri teknike që do ti hapë rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe po kështu drejtësisë së pakapur”.
 
Për kryedemokratin Lulzim Basha, mbështetja e ndërkombëtarëve për kauzën e zgjedhjeve të lira e të ndershme s'ka qenë kurrë më e fortë se sot.
 
Ora 18:00 Përfaqësuesi i partisë së Trump: Basha kryeministër
I pranishëm në çadren e protestes se opozites ishte sot edhe Jason Emert, kryetari i Bashkimit të Forumeve Rinore të partive të Djathta si dhe Sekretar i Pergjithshem i Forumit Rinor Republikan ne ShBA.

Unë do vij t’ju tregoj mbështetjen sot këtu. Ju e dini që ka patur disa ndryshime në Uashington. PR e presidentit Trump është shumë e gëzuar ta thotë këtë gjë: Ne kemi premtuar do ta bëjmë Amerikën të madhe dhe i mbeshtesim të gjithë vendet anembanë botës që duan t’i bëjnë vendet e tyre të mëdhenj.

Mund t’ju them ju nuk i meritoni këto. Asnjë vend nuk meriton të drejtohet nga banda të organizuara dhe banda horrash. Në SHBA, si në cdo vend të lirë ne mbështesim të drejtën e njerëve për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Unë jam këtu jo vetëm për të mbështetur lëvizjen tuaj por edhe për të përcjellë mesazhin që lideri Basha do jetë kryeminsitri i ardhshem i Shqiperise
”, tha Emert.

Ora 12:20 Berisha: Rama po helmon zgjedhjet me drogë
Ish-kryeministri Berisha nga çadra para Kryerministrisë kërkoi nga qytetarët vendosmëri për të larguar Ramën nga pushteti, pasi sipas tij po helmon zgjedhjet me drogë.
 
"Do u jap dy shembuj, në 2010 nga Shqipëria kanë shkuar në Itali 65 kg kanabis në një vit.
 
Por në 2016 në Itali kanë shkuar 150 ton kanabis, por italianët kapin 10-15% pjesën tjetër jo
" deklaroi ai.

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kapet një sasi e madhe e armëve të ftohta në Prishtinë

Kapet një sasi e madhe e armëve të ftohta në Prishtinë