Arrihet ujdia pas 45 ditësh grevë urie! Gratë naftëtare: Nëse biem në kompromis dalim! Rama: Caktoni përfaqësinë dhe nesër do të vij vetë aty

Naftëtarët e Ballshit i japin fund grevës së urisë dhe presin të hënën në një takim kryeministrin Edi Rama me shpresën për zgjidhje përfundimtare. Këtë lajm të shumëpritur pas thirrjeve të përsëritura të qeverisë për dialog, e ka konfirmuar kryeministri Edi Rama dhe kreu i sindikatës së naftëtarëve Sokol Dautaj. Ky i fundit ka thënë se gratë kanë vendosur të dalin nga greva dhe një përfaqësi e tyre do të jenë në takim me kryeministrin të hënën.

Pavarësisht se u treguan të vendosura ta çojnë deri në fund qëllimin e tyre, sot thanë se do dalin nga greva në rast se do të ketë kompromis me kryeministrin. Menjëherë pas tyre ka reaguar kryeministri i cili e ka quajtur një lajm shumë të mirë mbylljen e grevës, ndërsa u ka kërkuar atyre që të caktojnë përfaqësinë pasi nesër do të shkojë vetë atje.

Kësisoj 43 ditë grevë urie të burrave dhe grave naftëtare përmbyllen me shpresën për zgjidhje përfundimtare, të marrjes të pagave të prapambetura për 19 muaj që i kanë fituar me gjyq dhe rifillimin e punës në uzinën e rafinerisë së naftës në Ballsh.

Kujtojmë se gratë naftëtare, që vijuan grevën e bashkëshortëve të tyre, në ambientet e ish-qendra shëndetësore e uzinës së Ballshit, këtë të dielë janë me sytë nga arritja e kompromisit me qeverinë, për të përmbyllur më në fund grevën.

"Ne pagat kemi kërkuar që në fillim për të tjerat kemi thënë negociojmë jo se jemi tërhequr nga diçka. djersën që kemi fituar prej kohësh. se di si i thotë mendjes kryeministri  që ti lërë të gjithë këta punëtorë. Ne të vdesim këtu poër mjekim dhe për shumë gjëra jetike. Kërkesa jonë ka rënë në vesh të shurdhër por ne menduam se kishim vendosur një krye të qeverisë një kryeministër që dëgjon hallet e popullit po ai na varrosi më keq. Ne presim që ai të reagojë. Ne kërkojmë diçka që kemi punuar, spo kërkojmë lëmoshë.

Duhet ta mendojë kryeministri ne për këtë kemi ardhur që diçka të mendohet për neve. Nëse do biem në kompromis patjetër që e lëmë grevën. Kemi ardhur për një kompromis të paktën për rrogat e prapambetura. ai  i di shumë mirë që ne kemi punuar dhe kemi  fituar një gjyq. Kryemninistri e di se kë solli këtu dhe ku  vajtën lekët", tha një nga gratë në grevë.

Gratë i qëndrojnë çdo kërkese të bërë deri më tani, por thonë se janë të detyruara për kushtet e vështira financiare, tap resin shefin e mazhorancës, në ambientet e grevës.

“Ne sonte do të rrimë këtu, që ta presim kryeministrin,unë e them me sinqeritet skam me cfarë të iki në fier, pres të vete në familje me bukën e gojës së fëmijëve. Erdhi momenti që do ketë zgjidhje për naftëtarër. E besoj që ka një zgjidhje kam besim tek kryeministri”, tha një prej tyre. “Nëse do biem në kompromis patjetër që do e lëmë se për zgjidhje kemi ardhur”, shtoi një tjetër.

“Ne po e prisnim këtë deklaratë...ishalla dalim me zgjidhje të mirë që këtej, ju lutem mos na nxirrni të zhgënjyera. Po sna lanë këtu do gjejmë mënyrë tjetër protesta”, thanë ato.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:44
Greva, kreu i sindikatës: Gratë kanë vendosur të dalin! Nesër një përfaqësi e tyre do jenë në takim me Ramën

Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve Sokol Dautaj ka thënë se gratë kanë vendosur të dalin nga greva dhe një përfaqësi e tyre do të jenë nesër në takim me kryeministrin Edi Rama.

"Ne kemi thënë dhe më përpara, Gratë kanë vendosur që do të dalin nga greva e urisë. Një përfaqësi e grave dhe e naftëtarëve do të jenë në takim. Edhe pse janë 10 veta ata përfaqësojnë 900 naftëtarë. Në takim ata do ngrenë zërin dhe do përfaqësojnë të gjithë . Greva ka qenë e të gjithë kolegëve naftëtarë dhe e kolegeve naftëtare prej 42 ditësh. Por ne po shprehemi qartë dhe pse janë 10 veta ata përfaqësojnë rreth 900 naftëtarë që kërkojnë një të drejtë legjitime. Normalisht ato do ta ngrejnë vetë zërin e tyre në takim duke kërkuar të drejtat që të gjithë naftëtarëve na takojnë. Shpresojmë te një zgjidhje që kryeministri të na japi të gjithë naftëtarëve. Shpresojmë për një zgjidhje financiare", tha ai.

Kreu i Sindikatës së naftëtarëve, Sokol Dautaj, thotë se takimi i së hënës do jetë përcaktues për fatin e tyre.

“Vetë greva e urisë ka një qëllim që është për uljen e palëve dhe zgjidhjen e problemeve. Ne kemi kërkuar një takim që në momentin kur kemi shkuar në një protestë që e kemi bërë te ministria në Tiranë dhe e kërkuam nga vetë zonja ministre e cila nuk denjoi të na priste. Atëherë u rritën kërkesat tona u bë e qartë që duhet të takohej vetëm kryeministri, se e pa si zgjidhje vetëm zoti kryeministër. Prej kohësh ne kemi kërkuar që takimi  të zhvillohej sepse normalisht pa ulur palët në takim nuk mund të arrihet një zgjidhje. Por kushti i panegociushëm nga zoti Rama është se duhet të dilnin gratë nga greva e urisë. Ne  i kemi pasur të qarta kërkesat tona dhe kemi shtruar një kërkesë që me keq nga kaq nuk kishte ku të shkonte. Ne nuk kërkonim lekë nga qeveria, ne kërkonim një zgjidhje ligjore që do të thotë se të gjithë organet e drejtësisë do të vepronin mbi pagat tona të fituara me gjyq.

Pastaj nuk ishte kusht i panegociueshëm nëse vihej rafineria në punë apo jo por të uleshin palët për vazhdimësi. Kushti i panegociushëm ka qenë që ne duhet të marrim lekët. Kemi prej 4 vitesh, që nga viti 2017 që këto paga janë të fituara me gjyq. Vetë zoti Rama ka qenë mes naftëtarëve dhe i ka premtuar ato lekë  kur është prezantuar kompania. Ne shpresojmë që zoti Rama ta mbajë fjalën e tij, gjithsesi i pranojmë dhe themi që palët le të ulen. Por një nga kërkesat që do të jetë e para në tavolinë është lekët tona dhe detyrimet tona që janë të fituara me gjyq. 13 pagat e prapambetura të fituara me gjyq. Po nëse shteti siç na kanë premtuar në vijimësi, ka një opsion serioz për vënien në punë të rafinerisë, ata le të veprojnë sepse instancat e duhura e vënë në punë rafinerinë. Ne kemi kërkuar vetëm garanci, nuk duam ne dhe nuk duam të dimë se cila palë vjen dhe kush e operon rafinerinë tonë. Ne gjithë kohën kemi kërkuar garanci. Se duke pasur një garanci nga pala e shtetit, sepse vetë shteti e di nëpërmjet instacave të duhura se cila kompani do operojë aty.”, shtoi ai.

 

Ora 11:19
Rama naftëtareve: Lajm i mirë mbyllja e grevës! Caktoni përfaqësinë dhe nesër do të jem vetë aty

Kryeministri Edi Rama thotw se wshtw mbyllur greva në Ballsh. Ai u bën thirrje naftëtarëve që të caktojnë një përfaqësi dhe nesër do të shkojë Rama atje.

"Lajm shumë i mirë mbyllja e grevës në Ballsh! Më vjen keq për kaq shumë ditë mundim të panevojshëm, përderisa jo vetëm kemi qenë plotësisht të ndjeshëm ndaj hallit tuaj, po edhe të gatshëm ta qajmë hallin së bashku! Tani caktoni përfaqësinë dhe nesër do të jem vetë aty me ju"

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sazani: 08/11/2020 15:12

    KUJDES ! KA RREZIKSHMER ! DENXHERS ! Rama e ka Treguar. veten si manipulues dhe MASHTRUES KLASIK ASNJELLOJ KOMPROMISI ME RAMEN VETEM NJE RRUGE ZGJIDHJE RROGAT E PA PAGUARA MBI TAVOLINE VETEM KJO TE JETE ZGJIDHJA PO E THEKSOJ KUJDES Z PERFAQSUES RAMA ESHTE MASHTRUES DHE MANIPULUES KJUJDES!!!

    Përgjigju
  • Guards: 08/11/2020 14:24

    bravo Edi njeshi Shqiptarise

    Përgjigju
  • Sindakalisti: 08/11/2020 12:28

    Shum mire per te gjithe qe te mbyllet greva.por aiajo qe thote .qe vendosen km edin qe te na zgjidhte hallet jam i sigurt qe nuk e ka votuar ate por dhe ne kete rast nuk humbet rastin te beje politik shqupi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)