Dita e 43-të e protestës, Basha te Unaza e Re: Rama-Veliaj ndryshuan planin urbanistik për të vjedhur, mbështesim kryengritjen e studentëve

TIRANE-Një grup banorësh te Unaza e Re, banesat e të cilëve preken nga projekti, por që nuk i kanë shtëpitë me leje dhe kërkojnë dëmshpërblim të plotë kanë vijuar sërish sot protestën, në ditën e 43-të. Ata kanë bllokuar rrugën rreth orës 17:00 për disa minuta, si cdo ditë, ndërsa janë mbështetur nga kryetari i PD, Lulzim Basha dhe deputetë opozitarë. Me thirrjet ‘poshtë projekti, poshtë Rama’  ata ripërsëritën kërkesën e tyre për anulimin e projektit.

“Edhe sot, pavarësisht rënies së temperaturave qytetarët kanë dalë për të mbrojtur shtëpitë e tyre kundër vjedhjes, 40 mln euro për 2 km. Këtu janë konsumuar dy krime; i korrupsionit të zyrtarëve të lartë, nga i pari i qeverisë te i fundi te ARRSH, vjedhja është provuar. U zbulua skandali i pastrimit të parave. Elementët e kësaj afere të çojë te Afrim Qendro, njeriu më i besuar i Ramës prej 1998, është krahu i djathtë. Është përfshirë policia bashkiake që ka shkatërruar banesat, agjencia e prokurimit, QKB që ka regjistruar kompaninë, bashkia e Tiranës për të mbuluar vjedhjen ka përshpejtuar shembjen e banesave, duke i korruptuar banorët, që gjoja i prishën vullnetarisht. Rama e ka bërë këtë pazar me 3 kompanitë, megjithatë ka edhe prokurori. Prej një viti Rama kapi prokurorinë, Arta Marku ka gjashtë javë që hesht. Arta Marku urdhëroi vartësit të mbajë në paraburgim qytetarë që mbrojnë shtëpitë e tyre, por nuk ka arrestuar zyrtar për vjedhjen te Unaza e Re. Opozita është në krah të banorëve” tha Basha.

Në vijim të fjalës së tij, lideri i PD paralajmëroi se në dy ditët në vijim do të nxjerrë dokumente të tjera që sipas tij zbulojnë një tjetër skandal. “Këtu është manipuluar plani urbanistik i Tiranës për ti hapur rrugë një skeme kriminale. Po mbledhim të dhëna zyrtare që tejkalon 40 mln eurot. Këtu vidhet dyfish, 40 mln euro nga buxheti dhe dhjetëra të tjera me ndërtime mbi këto banesa që duan ti prishin pa ligj ku do të pastrohen paratë e drogës. Rama dhe Veliaj kanë ndryshuar planin urbanistik të Tiranës, që eksponentët e krimit të pastrojnë paratë e drogës. Brenda dy ditëve do të keni në dispozicion dokumentet zyrtare. Pjesa e dytë e kësaj afere, akoma më e madhe se e para” tha ai.

Në fund të fjalës së tij, Basha ftoi qytetarët që të mbështesin studentët në kauzën e tyre. “Kryengritja e studentëve është shprehja më e çiltër, po vret frikën nga dita në ditë. Paratë që duhet të shkonin për universitete dhe konviktet, Rama i bëri rrush e kumbulla dhe një pjesë i ka vjedhur. Prandaj nuk i zënë besë studentët. Ne mbështesim protestën e studentëve dhe të teta pikat e tyre. Përsëris sot ftesën ndaj të gjithë anëtarëve të partive që t’u bashkohen. Protestat janë ngritur në të gjithë Shqipërinë dhe nuk mund të ndalen më” përfundoi ai. Një pjesë e banorëve të Unazës së Re kanë pranuar ofertën e bashkisë së Tiranës për t’u zhvendosur te banesat sociale dhe për të marrë bonusin e qirasë, ndërsa një tjetër grup që banesat i kanë pa leje kundërshtojnë projektin, pasi kërkojnë dëmshpërblim të plotë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • rroku: 16/12/2018 21:35

    O idjot ka ikur koha e zaptimit te trojeve, nuk vjen ne pushtet duke mbrojtur zaptusit. Rruga do behet dhe kjo nuk diskutohet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur