TIRANË - Vijoi edhe sot në ditën e 44-ët protesta te "Unaza e Re". Si çdo ditë, banorët bllokuar rrugën në të dyja anët duke shkaktuar kaos dhe trafik kilometrik për automjetet. "O Edvin diarre, këtu i thonë Unaza e Re","Qeveri hajdute", "Edvin hajdut, kazan, legen", "E duam Shqipërinë, pa Edi Ramë", ishin disa nga thirrjet e protestuesve. Vlen të theksohet se edhe protesta e sotme e banorëve u mbështet nga eksponentë të Partisë Demokratike, deputetë e militantë.

Banorët e "Astirit" kundërshtojnë shembjen e banesave të cilat preken nga projekti i zgjerimit të "Unazës së Madhe". Protesta e mbështetur nga opozita vijon edhe pse IMT ka shembur dhjetëra objekte pa leje të cilat janë liruar nga vetë banorët pasi kanë përfituar nga bonusi i qirasë.