Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka postuar në rrjetet sociale fotografi nga protesta e sotme në Tiranë, teksa shkruan se në shesh ‘kanë mbetur sorrat’.

Për Ballën, fotografia nga tubimi, ku duket një pjesëmarrje e ulët e pjesëmarrësve, nuk është tallje me protestën.

Balla thekson se ata që kishin arsye legjitime për të protestuar, sot nuk janë më në shesh, teksa shtoi se Qeveria do të punojë për zgjidhjen e problemeve të tyre.

“Kjo fotografi nuk është tallje me protestën. Është e kundërta. Unë i respektoj maksimalisht ata që kishin arsyet e tyre legjitime për të protestuar. Ata kishin të drejtë të dëgjohen. Që nga shqetesimet për natyrën deri tek zemërimi ndaj atyre që shpërdorojnë besimin mbi karrigen e pushtetit. Ata kërkojnë dëgjimin dhe reflektimin tone. Por sot ata nuk janë më këtu. Dhe unë i nxjerr për të treguar se aty kanë mbetur sorrat. Kurse ata meritojnë dialogun dhe hapat për zgjidhjen e shqetësimeve dhe shërimin e zemëratës”, ka shkruar Balla në rrjetet sociale.


Lajmi kryesor:

Tkurret gjithnjë e më shumë protesta, pas kërkesave për arrestimin e Ramës dhe Berishës vjen thirrja e pazakontë për ish-kreun e SPAK: Altin Dumani në burg!