Një e moshuar gjatë fjalës së saj në tubimin para Kryeministrisë ka hedhur akuza të forta ndaj SPAK dhe ish-drejtuesit të këtij institucioni, Altin Dumani.

Duke e akuzuar Dumanin se ka dënuar njerëzit e ndershëm dhe ka mbrojtur hajdutët, ajo kërkoi arrestimin e ish-kreut të SPAK.

“Altin Dumani, ish kryetari i SPAK-ut, jep dorëheqjen dhe shko në burg vetë për krimet që ke bërë. Unë jam Zhaneta Lamçe. Të kam çuar gjithë ato denoncime për gjykatës dhe kryetarë bashke. Ti po mbron hajdutët dhe po dënon njerëzit e ndershëm. Ti duhet të hysh në burg dhe ta marrë vesh gjithë populli që ke bërë 3 vila. Ku i gjete lekët? E dini që nëpër gjykata ka nga ata të ish-sigurimit të shtetit? Kryetari i Gjykatës së Apelit këtu dhe Ardian Dvorani janë pjesë e ish-sigurimit të shtetit. Dhe ti zonja Kos si i jep të drejtën Edi Ramës që të fusësh Shqipërinë në Europë? Lugat është Sali Berisha, vampir është Edi Rama”, tha mes të tjerash e moshuara.


Lajmi kryesor:

Dita e 47-ë e tubimit në Tiranë, protestuesit thirrje për largimin e Ramës e Berishës! Sulme edhe ndaj SPAK, e moshuara: Altin Dumani është për burg