Dita e 58-të e protestës tek Astiri, banorët e Unazës së Re vendosin pemën e vitit të ri në mes të rrugës

Dita e 58-të e protestës tek Astiri, banorët e Unazës së Re vendosin pemën e vitit të ri në mes të rrugës

Protesta e Astirit

TIRANË- Edhe në ditën e fundit të këtij viti, banorët e Unazës së Re kanë dalë sërish në protestë në ditën e 58 të saj.

Duke marrë parasysh edhe ditën e fundit të vitit, ata kanë zgjedhur që të marrin si simbolikë të natës së ndërrimit të viteve një pemë të Vitit të Ri, të cilën e kanë vendosur në mes të rrugës.

Prej rreth dy muajsh, banorët e zonës së Astirit po protestojnë kundër projektit të zgjerimit të rrugës pasi një pjesë e banesave të tyre do të prishen.

Pamje nga protesta tek Astiri

Ata kërkojnë anulimin e projektit ose dëmshpërblim 100 % të pronave të tyre në vlerën e tregut. Edhe gjatë ditës së sotme, në mbështetje të banorëve ishte dhe deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet 2025, Rama kërkon votën e shqiptarëve në Londër: Të përzëmë djallin, çlirojmë opozitën nga pengmarrja për hallet e udhëheqëve

Zgjedhjet 2025, Rama kërkon votën e shqiptarëve në Londër: Të përzëmë djallin, çlirojmë opozitën nga pengmarrja për hallet e udhëheqëve