Dita e 5-të e zjarrit në fushën e mbetjeve në Fier, rrugët e qytetit ende të ‘pushtuara’ nga tymi toksik, përhapet nga era

Sot shënohet dita e 5-të e zjarrit në fushën e mbetjeve urbane në Fier dhe ndonëse vatrat janë të fikura rrugët e qytetit vijojnë të jenë ende të pushtuara nga tymi.

Ndonëse flakët u shuan 2 ditë më parë mbetjet e djegura vijojnë të çlirojnë tym, i cili përhapet nga era. Aktualisht mjetet e rënda eksavatore dhe kamione të tonazheve të rënda po punojnë që vatrat e zjarrit të fikura tashmë të mos çlirojnë tym. 

Tymi po shpërndahet kryesisht në një zonë të banuar te lagjes Sheq i Madh. Parashikohet që deri në mbrëmje mund të mbulohen këto vatra tymi të cilat kanë krijiar probleme në ndotjen e ambientit në shkallë të gjerë.

Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende, ndërsa policia vijon hetimet. Kujtojmë se 2 ditë më parë në një reagim për mediat, Shoqëria “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k ka sqaruar se lajmet që e lidhin inceneratorin me situatën er krijuar janë tërësisht të pavërteta, duke sjellë dezinformimin e publikut. Sipas shoqërisë venddepozitimi i mbetjeve urbane të qarkut Fier, është në funksion dhe operativ si dhe në përputhshmëri të plotë me legjislacionin në fuqi dhe me standarte të larta ndërkombëtare. Gjithashtu kjo kompani ka bërë të ditur se është pajisur me leje Mjedisi të Tipit A. e nevojshme për ushtrimin e kësaj veprimtarie. 

Ndërkaq prej një jave edhe Vlora është e mbuluar nga zjarri. Në të gjithë qarkun vijojnë që të digjen mijëra hektarë pyje dhe në Tragjas dhe Karaburun. Forcat Zjarrfikëse të qytetit të Vlorës kanë mbërritur në vatrat e zjarrit por përballë furisë së flakëvë, zjarrfikësit mund të luftojnë vetëm me shkurre, gurë, degë pemësh

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:07
Zjarri në Fier, reagon PD: Situata e ndotjes së mjedisit kriminale, po dëmton rëndë shëndetin e qytetarëve

Drejtues i departamentit të shëndetësisë në PD, Gazment Koduzi nga fusha e mbetjeve në Fier ka folur për rrezikshmërinë që po shkakton djegia e mbeturinave në këtë qytet.

Koduzi tha se situata është kriminale dhe me impakt shumë të rëndë për shëndetin e qytetarëve. Koduzi tha më tej se djegia e mbeturinave plastike në ajër të hapur, dhe ekspozimi për periudhë të shkurtër apo të gjatë, rrit rrezikun për sëmundjet e zemrës, rëndon sëmundjet e aparatit të frymëmarrjes si astma apo emfizema, shkakton kancer të mushkërive si dhe dëmton sistemin nervor.

'Ditët e fundit qytetarët e Fierit janë përballur me situatë kriminale të ndotjes së mjedisit dhe ajrit, me impakt të rëndë për shëndetin e tyre.

Për disa ditë me radhë janë djegur në ambient të hapur plehrat, në përbërje të të cilave ka element të ndryshëm të dëmshëm për shëndetin e qytetarëve.

Djegia e mbeturinave plastike në ajër të hapur, dhe ekspozimi për periudhë të shkurtër apo të gjatë, rrit rrezikun për sëmundjet e zemrës, rëndon sëmundjet e aparatit të frymëmarrjes si astma apo emfizema, shkakton kancer të mushkërive si dhe dëmton sistemin nervor.

Ekspozimi në nivele të larta të ajrit, për periudhe të shkurtër apo te gjate shkakton më shumë impakt të rëndë te personat që vuajnë nga sëmundje të ndryshme dhe në Fier ka shumë qytetarë të cilët vuajnë akoma pasojat shëndetësore të punës në ndërmarrjet e naftës apo prodhimit të pesticideve te ndryshme qe ka patur ky qytetit.

Kjo situatë e rëndë, jo vetëm do shkaktojë pasoja shëndetësore ndaj qytetarëve, por do të rrisë edhe barrën financiare ndaj xhepit të qytetarëve, njësoj si me Covid-19, për të kryer ekzaminimet laboratorike apo imazherike, si dhe blerjen e barnave për trajtimin e komplikacioneve, për pasojat qe do vijnë.

I bëjmë thirrje qeverisë dhe institucioneve të shëndetit publik, që të fillojnë menjëherë depistimet në terren për të matur nivelin e ndotjes së ajrit, pasojat në shëndetin e qytetarëve, si dhe angazhimin e strukturave shëndetësore për diagnostikimin dhe trajtimin e komplikacioneve përkatëse.

Këto masa, rrjedhin edhe nga angazhimet ndërkombëtare të qeverisë shqiptare, si anëtare e OBSH, që në vitin 2015 ka firmosur marrëveshjen “për adresimin e efekteve anësore shëndetësore  nga ajri i ndotur”.'- tha Koduzi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja