Dita e 5-të e protestës për vrasjen e Klodjan Rashës në Tiranë, arrestohen 4 persona, nën hetim 46 protestues! I plagosur 1 polic

Dita e 5-të e protestës për vrasjen e Klodjan Rashës në Tiranë, arrestohen 4 persona, nën hetim 46 protestues! I plagosur 1 polic

Pamje gjatë protestës për Klodjanin, ditën e djeshme në Tiranë

Policia ka arrestuar 4 persona dhe ka vënë nën hetim 46 protestues të tjerë, gjatë ditës së 5-të të protestës të zhvilluar ditën e djeshme në Tiranë, për vrasjen e 25 vjeçarit Klodjan Rasha nga një efektiv policie më 8 dhjetor.

Si pasojë e goditjes me gurë dhe sendeve të forta në drejtim të punonjsve të policisë me shërbim, është dëmtuar një efektiv. Të arrestuarit dhe të proceduarit akuzohen për kryerjen e veprave penale “Organizimi dhe pjesëmarrja ne grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërrimi i pronës ” , ”Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe ‘’Mbajtja dhe përdorimi i lëndëve plasëse dhe piroteknike’’.

Në ditën e pestë, protesta për Klodjanin u zbeh, krahasuar me ditët e tjerë, megjithatë as këtu nuk munguan situatat e tensionit, ku janë hedhur gurë e sende të forta në drejtim të policisë, por nuk kanë shpëtuar as semaforët, sinjalistika rrugore e stacionet e autobusëve. Ndonëse filloi qetësisht, situata u tensionua për disa minuta te Drejtoria e Policisë ku protestuesit sulmuan efektivët e FNSH-së, por që policia iu përgjigj me gaz lotsjellës dhe ujë duke i shpërndarë.

Marshimi i protestuesve nisi nga Sheshi 'Skënderbej' drejt Kryeministrisë dhe më pas te drejtoria e Policisë. Atje nuk u lejuan të qëndronin nga kordoni i policisë, duke bërë që protestuesit të niseshin drejt sheshit sërish, aty ku nisi dhe marshimi.

Edhe në shesh, u hodh sërish gaz lotjsellës pasi turma e protestuesve tentuan që të çanin gardhin metalik të vendosur të Pema e Vitit të Ri.  Si pasojë e gazit, turma u nis drejt 'Zogut të Zi' ku dhe u mbyll si protestë me disa të shoqëruar. Protestat kanë vijuar prej 5 ditësh për Klodjanin, ndonëse familja e tij ka bërë thirrje përmes një letre publike që të ndalet dhuna, duke theksuar se ajo nuk ndihmon në vënien e drejtësisë por vetëm ua shton dhimbjen për humbjen e djalit.

Njoftimi i policisë:

Organizuan grumbullim dhe manifestim të paligjshëm, shkatërruan pronën publike dhe private, plagosën 1 punonjës policie arrestohen në flagrancë 4 shtetas, si dhe procedohen në gjendje të lirë 46 shtetas të tjerë.

Me date 13.12.2020, në Sheshin “Skenderbej” nisi një tubim i paligjshëm, i cili vazhdoi më pas në drejtim të godinës së Kryeministrisë, në afërsi të DVP Tiranë, në drejtim të “Bllokut” dhe disa më pas të ndarë me grupe janë kthyer sërisht në Sheshin “Skëndërbej” dhe duke vazhduar më tej në rrugën e Durrësit, rrugën “Dritan Hoxha” dhe Sheshit Shqiponja, ku kanë dëmtuar gjatë rrugës së përshkruar kazanët e mbeturinave, sinjastikën rrugore, reklamat e bashkisë dhe vendstacionet e mjeteve të transportit publik.

Si pasojë e  goditjes me gurë, lëndëve piroteknike dhe sendeve të forta në drejtim të punonjsve të policisë të planizuar me sherbim, është dëmtuar një punonjës policie.

Më pas, në përfundim të veprimeve procedurale janë arrestuar në flagrancë 4 shtetas, si dhe u proceduan penalisht në gjendje të lirë 46 të tjerë, për kryerjen e veprave penale “Organizimi dhe pjesëmarrja ne grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërrimi i pronës ” , ”Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe ‘’Mbajtja dhe përdorimi i lëndëve plasëse dhe piroteknike’’.

Ndërkohë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në veprime të dhunshme ndaj Policisë, pronës shtetërore dhe asaj private.

Policia e Tiranës  apelon për respektim në maksimum të masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, si dhe u bën thirrje qytetarëve që problematiken dhe shqetësimin që kanë ta adresojnë pranë institucioneve dhe organeve kompetente, pa krijuar grumbullime, pasi grumbullimet dhe tubimet janë në shkelje të Aktit Normativ për parandalimin e pandemisë COVID -19.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:09
Protesta në Bulqizë për vrasjen e Klodjan Rashës/ Procedohen penalisht 10 persona, të moshës 17 deri në 24 vjeç

1607937084_88888.jpg

Në Bulqizë janë proceduar penalisht 10 persona të cilët morën pjesë në protestën e organizuar për vrasjen e 25 vjeçarit Klodjan Rasha.

10 personat e moshës 17 deri në 24 vjeç, janë proceduar penalisht pasi kanë protestuar në mënyrë të paligjshme dhe nuk u janë bindur urdhërave të punonjësve të policisë për t'u shpërndarë.

Njoftimi i policisë:

Organizuan grumbullim dhe manifestim të paligjshëm, dhe nuk i'u bindën urdhërit të  punonjësve të policisë, procedohen penalisht 10 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë,  në përfundim të veprimeve të kryera, në lidhje me protestën e paligjshme të zhvilluar në datën 09.12.2010,  përpara godinës së Komisariatit të Policisë Bulqizë , kanë filluar procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve:

B. L., E. T., F. A., H. A., K. V., K. B., K. Sh., K. H., K. A., S. Ç, të moshave 17 deri në 24 vjeç, banues në Bulqizë.

Shtetasit e lartpërmendur, kanë protestuar në mënyrë të paligjshme dhe nuk janë bindur urdhërave të punonjësve të policisë për tu shpërndarë.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër apelon për respektim në maksimum të masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, si dhe u bën thirrje qytetarëve që problematiken dhe shqetësimin që kanë ta adresojnë pranë institucioneve dhe organeve kompetente, pa krijuar grumbullime, pasi grumbullimet dhe tubimet janë në shkelje të Aktit Normativ për parandalimin e pandemisë COVID -19.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Anonim: 14/12/2020 10:55

    Kjo nuk duket fare si proteste per vrasjen,por per interesa politike,pse duhet shkaterruar e djegur?Te gjithe pjesemarresit qe krijon dhune te arrestohen qe dhe te tjeret te mesojn ne te ardhen.

    Përgjigju
  • kaltra: 14/12/2020 09:48

    Unë nuk e kuptoj kur familja e djalit thotë pres drejtësinë për djalin ,çfarë do Kërpaçi që na rri në krye të atyre që po djegin e shkatërojnë pronën tonë të përbashkët.OK është e drejtë e kujtdo që të protestojë në një vend demokratik ,poooor jo të djeg e shkatëroj.Atë Kërpaçin përse nuk e arrestojnë si nxitëse dhe drejtuese të dhunës ??Voltana ku ishte kur adoleshentët shkatëruan selinë e Ps në Shkodër ,përse nuk vajti t'ju thoshte ndal ...turp i madh për këta politikanë që shfrytëzojnë tragjedinë e një familjeje për interesat e tyre politike!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë