Dita e 6 e grevës/ Naftëtarja: Po të ishte gjallë nëna e kryeministrit do i thoshte 'ndihmoji ato gra'

FIER- Edhe pse kryeministri Edi Rama i ftoi një ditë më parë në negociata, duke u kërkuar të ndërpresin grevën, situata me naftëtarët në Ballsh vijon të mbetet e njëjtë.

Punonjëset e uzinës u shprehen të vendosura për të vijuar grevën e urisë deri në plotësimin e kërkesave. Ne e pranojnë dialogun, thanë ato, por i kërkuan kryeministrit zgjidhje konkrete. Ato shprehen se nuk do të dorëhiqen, edhe pse gjendja e tyre është e rëndë, teksa njëra prej tyre, tha se nëse do të ishte gjallë nëna e kryeministrit Edi Rama do i thoshte që t'i ndihmonin.

"Ne jemi në të njëjtin hall, kërkojmë rrogat e prapambetura dhe fillimin e punës. Jo shtet-privat, privat shtet. Zgjidhjen e ka Rama, këtu jemi le të vijë. Ne pranojmë dialogun, të vij të ulemi të negociojmë"

"Mami i zotit kryeministër, Zonja Anetë, i qoftë dheu i lehtë dhe të gjitha mamave e shqiptarëve që kanë vdekur, po po të ishte gjallë mami Anetë, apo ato nënat në të gjithë Shqipërinë, do të thoshin t'i ndihmonin këto gratë. Me tension shoqja ime e ngushtë që kam 34 vite që ha buk me tenion të lartë, ca nga stresi ca nga mos ushqyerja, nuk është e hijshme as për qeverinë as për askënd. I bëj thirrje dhe Ballukut, nuk kam ca them, nuk po kërkojmë luks, kërkojmë lekët tona dhe të rifillojmë punën", thanë grevistët.  

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Besa: 20/10/2020 14:20

    O gra mos na e ulni vleren me llomototja qaramane. Cfare doni? I keni fituar me gjyq dhe nuk ekzekutohen? Cfare kerkoni me greve gjoja urie hyr njeri dil tjetei? Kujt ja kerkoni? Me keto budallalleqe nuk zgjidhen punet. Nuk kam asnje dyshim se keni te drejte, ponuk eshte kjo rruga

    Përgjigju
  • Dritan: 20/10/2020 12:03

    O debile, po ca doni ju, te jape shteti leket e rrogave te privatit? A i keni fituar me gjyq? A i keni vene ne ekzekutim? Ca faji ka shteti, ne taksapaguesit qe te paguajme per privatin? Po sikur ta benin kete gjithe sektoret e ekonomise, se punetore te papaguar ka gjithaandej, po nuk futet njeri ne greve urie per te bere shantazh. Ku eshte pergjegjegjesia e shtetit? Sta dha rrogen nje muaj, dy, tre, pse vazhdove te punoje akoma aty dy vjet?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë