Dita e 60-të e protestës, disa nga banorët e Unazës së Re dogjën goma dhe bllokuan rrugën 60' (VIDEO)

TIRANE-Në ditën e 60-të të protestës disa nga banorët e Unazës së Re bllokuan sërish rrugën duke djegur goma. Rruga u bllokua prej orës 17:00-18:00 si cdo ditë në dy muajt e fundit.

Në mbështetje të banorëve të Unazës së Re ishin edhe përfaqësues të PD dhe deputetë, mes tyre Klevis Balliu. Një pjesë e banorëve të Unazës së Re që preken nga projekti, por që shtëpitë i kanë pa leje kërkojnë dëmshpërblim të plotë si pjesa tjetër.

Një kërkesë e tillë nuk është pranuar, ndërsa qeveria dhe bashkia kanë dhënë si zgjidhje bonusin e qirasë për 3 vite dhe zhvendosjen te banesat sociale në Shkozë. Disa nga banorët e kësaj kategorie, që i kanë banesat pa leje e kanë pranuar, ndërsa pjesa tjetër vijojnë protestën.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:00
Balliu: Nëse policia shoqëron banorët do e marrim si provokim, PD gati të qeverisë

Deputeti i PD, Klevis Balliu është shprehur se PD është gati që të hyjë në zgjedhje të parakohshme. “PD ka qenë dhe është gati jo vetëm për zgjedhje, por edhe për të qeverisur. PD do të hyjë në zgjedhje dhe ato do të jenë pa Ramën, pasi do të rrëzohet njëherë e mirë.

Policia mos merret me kapsollat, por të kapë kriminelët. Policët të hedhin kapelet dhe të dalin këtu. Cdo shoqërim që mund t’u bëhet banorëve të Unazës së Re do të shikohet si provokim dhe do të marrë reagimin e duhur” tha ai.

Ora 17:57
Protesta/ Banori i Unazës së Re: Pas shkurtit do të kemi qeveri tjetër

Njëri prej banorëve të Unazës së Re u shpreh se protestat do të vijojnë deri në realizimin e kërkesës së tyre, ndërsa shtoi se pas shkurtit nuk do të kemi më këtë qeveri. “Kryeministri nuk mund të anashkalojë banorët. Projekti të bëhet, por qytetarët të marrin dëmshpërblimin me vlerën e tregut. Ne nuk na ka ngelur asnjë rrugë tjetër, veçse qendrës sonë.

Shteti të kërkojë ndjesë për dramën që ka shkaktuar. Jemi të gjithë në këmbë 24 orë duke ruajtur shtëpitë. Do të vijë koha për të dhënë llogari të gjithë. Ky zaptuesi nuk ka parë gjë akoma. Do të vijë janari, shkurti, këto qeveritarë do të ikin. I bëj thirrje administratës të jenë korrektë me ligjin, pasi drejtuesit e tyre do të  ikin” tha ai.

Ora 17:22
Djegia e gomave, deputeti i PD: I mirëkuptoj, po arrin kulmi

Deputeti i PD, Klevis Balliu është shprehur se i mirëkupton banorët e Unazës së Re që po djegin goma dhe bllokojnë rrugën. “Po i mirëkuptoj, pasi po arrin kulmi dhe nuk kemi asnjë reagim nga kryeministri. Rama të kërkojë ndjesë. Demokratëve dhe socialistëve do u kërkoja të hapin sytë dhe të shikojnë cfarë po ndodh.

Nëse këta banorë nuk do të kishin rezistuar, shtëpitë e tyre do të ishin shembur. Nuk kam asnjë dyshim që banorët e Unazës do ta fitojnë këtë kauzë. Sikundër jam i sigurt që të gjithë qytetarët shqiptarë do ta fitojnë kauzën kundër qeverisë ilegjitime të ardhur në pushtet me paratë e drogës”tha ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 03/01/2019 15:11

    60 ditë rrugëve, 60 ditë hajdutët rrugëve bashkë me AliBabën e tyre. Ali baba me 40 hajdutët qe masakruan ambjentin më ndertime pa leje dhe të shemtuara. 60 ditë rrugëve pa çuar kokërr leku në shpi dhe pastaj vrasin gratë! Yyyyyyyyt!

    Përgjigju
  • shteti: 03/01/2019 11:28

    Akoma do vazhdojne keta te bejne si te duan? Apo kane Klevisin trim qe i mban????

    Përgjigju
  • Fraiku: 03/01/2019 01:44

    Do te kemi qeveri te re. Ministrst do i marrim nga Unaza e re. Futini zotren e ujit tani qe eshte ftohte se boll e shkelen ligjin.

    Përgjigju
  • Honglateri: 02/01/2019 20:34

    Berish Bajge Bashe = CECENI

    Përgjigju
  • Artur: 02/01/2019 20:29

    Boll me barbare dhe shkeles te ligjit! Shteti duhet te jete i vendosur ne ate qe thote dhe ate qe ben..

    Përgjigju
  • toni: 02/01/2019 18:34

    sa te keni e proteste budallain e fariut,keni per te len lesht duke djegur goma

    Përgjigju
  • Chicago: 02/01/2019 17:53

    Po te ishte ai balliu ne qeveri ne kete moment te shikonin veshin mbrapa i them ati populli ato leke qe ka ai ti ndihmoj ai eshte si i jati se jane bere me bisnese familjarisht kane fituar nga babai dhe keto shtepi i kane ne kohen e PD prandaj duan te mbulojn m... me sh...stupe cfare ka populli igjore qe bllokoni rugen pak strese kane tere diten po kujane ata trima qe dalin ti thone ❌

    Përgjigju
  • Arbër: 02/01/2019 17:28

    Kapne këtë bandit rus e drejtë në qeli!

    Përgjigju
  • Alban: 02/01/2019 17:24

    Kto duan burg po kjo qeveri ika perkedhel shum

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë

'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë