Dita e 66-të e protestës te Unaza e Re/ Deputetët e opozitës: Rama ti vendosë gishtin kokës, s’do stepemi

TIRANE-Banorët e Unazës së Re në kryeqytet kanë protestuar edhe pasditen e sotme, që shënon ditën e 66-të të tubimit duke bllokuar trafikun për 60 minuta. Ata shprehen se do të vijojnë që të qëndrojnë në protestë deri ditën kur të anulohet projekti i Unazës së Re. Deputeti demokrat, Klevis Balliu kishte një paralajmërim sot për kryeministrin.

“Nuk do të stepemi, do të qëndrojmë të bashkuar, nuk do të ikim derisa projekti të anulohet. Rama duhet të marrë qartë mesazhin, larg duart nga studentët dhe Unaza e Re ose në të kundërt do të marrësh atë që nuk e ke imagjinuar, shuplakën përfundimtare” tha ai. Ndërsa nga LSI ishte deputetja, Nora Malaj që shtoi se qeveria duhet ti vendosë gishtin kokës për këtë që po ndodh. “Sot njerëzit e kësaj afere duhet të vendosen prapa hekurave, pasi Shqipëria është e shqiptarëve” tha ajo.

Projekti i Unazës së Re prek mbi 300 banesa, një pjesë e të cilave janë me leje dhe do të marrin dëmshpërblim të plotë, ndërsa pjesa tjetër që i kanë shtëpitë pa leje nuk do të përfitojnë. Por banorët që i kanë banesat pa leje nuk pranojnë që të largohen duke kërkuar dëmshpërblim të plotë për banesat e tyre. Bashkia dhe qeveria për qytetarët që i kanë banesat pa leje ka vendosur bonus qiraje 3 vite dhe përparësi për banesat sociale.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Njeshi: 08/01/2019 19:21

    Deputet qe te mbroje antiligjin nuk ka ne bote me perjashtim te cunit te Faros qe gjithcka e arrine me menyre te antiligjshme si me pare e tani A u kenaqen pogradecaret qe e votuan?? Ku e kane deputet in???!!! Mbeti ne Astir per te "permbysur "qeverine , e shihni cfar neverie te llaftarosur kini ???Tju rroje,por ndonjehere kur ju vjen mos I jepni peshkun e famshem koran ja ndyn famen e nuk ka nevoje se vete eshte TRU PESHK ,por beni gati nje PRESH teeee maaaadh per te fluturuar si eshte mesuar

    Përgjigju
  • Labi vlore: 08/01/2019 18:22

    Ore jam me pd i flakt Po ti balliu je njeriu m rop me legen m negativi prandaj m iken truri me lulin se ka fut ca pislleqe per deputet q ne me keta tipa nuk vim kur n pushtet Po cdo dite humbasim m shum pike

    Përgjigju
  • fani: 08/01/2019 17:58

    Po kur e kane shtepine pa leje car mutn kerkojne tani pse nuk moren lejen ne kohen e bashes po tani protestojne Me bashen

    Përgjigju
  • Tata: 08/01/2019 17:40

    Vetem keq i ben protestes haleja BALLIU jo nder se BALLIU I RI DHE I VJETRI JANE BYTHE LEPIRSA TE SISTEMEVE Per kte pune ja kan marr doren sidomos BAbi Balli se perfitoji nga biznesi vdekje prures ne GERDEC .POPULLI MOS TE GENJEHET MBAS KETIJ BYTHELEPIRESI PO TU DREJTOHET INSTITUCJONEVE QE VER KANE ZGJEDHUER SE NUK DHE TE GRABITESH PASURIN E TJETRIT DHE TE SILLESH SI I NDERSHEM .QARI DHE HUMBJA KUR LUAN PA RREGULLA JANE MOTER DHE VLLA .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave