-
Të hënën një Kuvend me zhvillime të rëndësishme, miratohen ndryshimet në Kod Zgjedhor dhe anëtarët e KQZ! A do 'vuloset' drafti i PS?
Të hënën në orën 10:00 pritet të mbahet një senacë plenare me zhvillime të rëndësishme pasi do të miratohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe emrat e kandidatëve për drejtuesit e organeve drejtuese të reja në KQZ
3 Tetor 2020, 17:10 -
Shtyhet votimi i Kodit Zgjedhor, Shameti: PS nuk e ndryshon draftin, 30 korriku nuk e prek 5 qershorin
Deputeti i partisë socialiste Adnor Shamti tha në "5 pyetje nga Babaramo" se pavarësisht shtyrjes së votimit të ndryshimeve të kodit zgjedhor në datën 1 tetor mazhoranca nuk do ndryshojë draftin e saj për hapjen e listave dhe koalicioneve parazgjedhore. Për deputetin socialist ndryshimet kushtetuese të 30 korrikut nuk prekin marrëveshjen e 5 qershorit.
28 Shtator 2020, 22:36 -
Propozimi i PD në Këshill pas konsensusit në Kuvend për listat mes PS e opozitës parlamentare! Të martën 'Ligjet' kalojnë nen për nen draftin final
Dita e martë do të nxjerrë në Komisionin e Ligjeve një draft të vetëm për listat e hapura, dalë nga propozimet e PS-së dhe opozitës parlamentare. E mërkura pritet të ketë zhvillime të rëndësishme, në pritje që në Këshillin Politik të diskutohet edhe drafti i momentit të fundit të opozitës së bashkuar. A do të ketë kohë që deri me 1 tetor, edhe propozimet e PD-LSI të përfshihen në draftin final të Kodit të Ri zgjedhor, kjo i mbetet surprizave politike. Megjithatë, ambasadorja Kim e tha se do të mbështesë çdo ndryshim përtej marrëveshjes së 5 qershorit, nëse bëhet me konsensus.
28 Shtator 2020, 17:13 -
Listat e hapura/Të hënën nis puna në Kuvend, PD 4 ditë kohë për të dorëzuar propozimet
Kuvendi nis zyrtarisht të hënën shqyrtimin e drafteve të propozuara deri më tani për hapjen e listave dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore. Në Komisionin e Ligjeve do të diskutohet drafti i PS por dhe propozimet e deputetëve të opozitës parlamentare, ndërkohë Partisë Demokratike i kanë mbetur 4 ditë afat për të dorëzuar draftin e saj.
27 Shtator 2020, 12:22 -
Intervista e plotë/ Kodheli: Drafti i PS për hapjen e listave reflekton kërkesat e 2 opozitave! Për ngjarjen e Elbasanit, rast kur politika duhet të hesht e të flasim ekspertët
Mazhoranca është e gatshme të negociojë për pragun zgjedhor. Ish-ministrja e Mbrojtjes dhe deputetja e PS Mimi Kodheli në një intervistë për Report tv tha se propozimi i PS për të pasur pragun zgjedhor në rang kombëtar 3% mund të modifikohet nga propozimet e deputetit Murrizi.
25 Shtator 2020, 21:06 -
Hajdari-PS: Kryefjala juaj është mashtrimi! Jeni në kohë për të tërhequr propozimin për listat (VIDEO)
Diskutimi mbi rezolutën për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin e Europian është kthyer në një "lumë" akuzash në seancën e sotme (24 shtator) parlamentare.Nga foltorja e Parlamentit, deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari ka shprehur kritika mbi propozimin e PS-së për hapjen e listave dhe duke u drejtuar d
24 Shtator 2020, 11:16 -
Valteri: Ka deputetë të mazhorancës që nuk e dinë se çfarë ka drafti për listat e hapura
Deputeti Halit Valteri u shpreh në emisionin "Repolitix" se ka deputetë të mazhorancës që nuk e dinë se për çfarë bëhet fjalë në draftin e propozuar nga PS për listat e hapura.Ai thotë se nëse Lulzim Basha kërkon vërtetë lista 100 % atëherë të drejtohen me shkres
23 Shtator 2020, 21:33 -
PS s'humbet kohë, depoziton në Kuvend draftin për listat e hapura! Konferenca e Kryetarëve e çon për diskutim te 'Ligjet', më 1 Tetor shkon në parlament
Mazhoranca nuk humbet kohë duke depozituar në Kuvend draftin për lista e hapura që do të reflektojë ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor. Konferenca e Kryetarëve ka vendosur që draftet për listat e hapura dhe koalicionet parazgjedhore të shqyrtohen nga Komisioni i ligjeve dhe në seancën e datës 1 tetor në parlament të futen në rend dite dhe të diskutohet në parlament.
23 Shtator 2020, 10:28 -
Bushka: Drafti i PS për hapjen e listave, praktikë ndërkombëtare! Patozi: Ai propozim është një poshtërsi politike dhe juridike
Drafti i PS i hap apo i mbyll listat ishte diskutimi në të cilën u fokusua mbrëmjen e sotme emisioni "Repolitix", ku përplasjet dhe argumentet ishin të forta mes të ftuarve. Deputetja e PS, Klotilda Bushka, e cila është pjesë e grupit të punës për ndryshimet në kodin zgjedhor, sqaroi pse drafti i propozuar nga mazhoranca i hap listat. Ndërsa për Astrit Patozin e Bindjes Demokratike, drafti i PS është një poshtërsi juridike dhe politike.
22 Shtator 2020, 22:43 -
Pragu kombëtar është diskriminues, pa korrektim kombëtar
Një nga pikat e nxehta të propozuara në draftin e Partisë Socialiste për ndryshime në Kodin Zgjedhor, është pragu kombëtar 3 për qind. Kjo nënkupton, që një parti të llogaritet si pjesë e subjekteve për të cilat duhet të ndahen mandatet, duhet të marrë 3 për qind të votave në gjithë Shqipërinë.
21 Shtator 2020, 21:11 -
Hyseni: Nuk do presim pafundësisht PD-në për listat e hapura! Aktualisht Opozita e Bashkuar ka situatë tripolare, përveç Bashës dhe Berishës, është futur edhe Meta
Listat e hapura dhe draftet e propozuara nga palët politike janë kthyer në ngërç për procesin e reformës zgjedhore. Në tryezën e këshillit politik, opozita e bashkuar kërkon rekomandimet e ODIHR ndërkohë që për draftin e propozuar nga PS thonë se nuk i hapin 100 përqind listat. Deputeti socialist gjithashtu u shpreh me kritika dhe për situatën brenda opozitës jashtëparlamentare ku thotë se është tripolare ku përveç kryetarit Basha dhe ish kryetarit Berisha ka ndërhyrë dhe Presidenti Meta.
21 Shtator 2020, 17:14 -
Drafti i PS për listat 100 % të hapura, Gjiknuri: Nëse PD-së s'i pëlqen, të propozojë ndryshimet! Aty përcaktohet prag elektoral 3 % dhe partitë garojnë me listë të përbashkët
Në emisionin “Pa Protokoll” në Report Tv përfaqësuesi i PS në Këshillin Politik Damian Gjiknuri sqaroi draftin e propozuar nga shumica për listat e hapura, koalicionet dhe pragun zgjedhor. Gjiknuri ftoi edhe PD të bëjë propozime konkrete edhe për draftin e mazhorancës. Lexoni Intervistën e plotë
20 Shtator 2020, 12:37 -
Drafti i PS-së, Meta: Hapni listat ose largohuni! Prishja e marrëveshjes së 5 qershorit do ndëshkohet fort nga qytetarët
Presidenti Ilir Meta ka vijuar me reagimet e ashpra lidhur me draftin e PS-së për hapjen e listave. Përmes një postimi në Facebook, Meta i bën thirrje mazhorancës që të hapin listat 100 % ose të largohen.
20 Shtator 2020, 10:40