Dita e Alfabetit, prezantohet Fjalori i madh i Gjuhës Shqipe! Vepra përmban 103 000 fjalë dhe 10 000 njësi frazeologjike! Fjalori me 120 mijë njësi, gati 3-fish më i madh se ai i 1980-s

Sfidat dhe mundësitë e gjuhës shqipe në epokën moderne janë diskutuar në ditën e Dytë të Kuvendit të Gjuhës Shqipe këtë të premte, ku është prezantuar edhe drafti i Fjalorit të përditësuar të Gjuhës Shqipe, i cili më pas do të hidhet edhe për konsultim të gjerë publik. Ky fjalor është fryt i një pune gati 4 vjeçare dhe do të përmbajë rreth 120 njësi, gati trefishi i fjalorit aktual.

“Nevoja për një fjalor të madh të shqipes kish lindur me kohë. Shqipja ishte ndër gjuhët e pakta që i mungonte një fjalor i tillë. Për të hartuar këtë vepër u  ftuan tërë specialistët e fushës në trojet shqiptare e Arbëri, përgjigjja e gatishmëria e tyre, si dhe e qeverisë dhe Kryeministrit për të na besuar e financuar këtë projekt madhor, mundësoi fillimin e punës e kryerjen me kompetencë e në kohën e duhur të kësaj vepre madhore. Për hartimin e saj u ngrit një grup i përbërë nga 55 bashkautorë e 25 hartues, të drejtuar nga një redaksi prej 10 leksikografësh e në ndihmë të saj u krijua një qendër e posaçme, ajo e Botimeve Enciklopedike dhe Albanologjike, tashmë e kthyer në qendër të përhershme, si një organ administrativ e profesional.”, thotë kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi.

Për hartimin e Fjalorit u ngrit një trupë e krahasueshme me dy institute; Instituti i Gjuhës dhe i Letërsisëm, që sot ka 21 punonjës kërkimorë-shkencorë. Hartimi i platformës paraprake iu besua akademik Jani Thomait e akademik Valter Memishës, drejtor i Institutit të Gjuhësisë e kryetar i komisionit të përhershëm të gjuhës dhe letërsisë në atë kohë.

“Vepra u projektua si një Fjalor me 90.000 fjalë e 10.000 njësi frazeologjike, por nga puna e bërë për të krijuar Korpusin / Database-n a kartotekën e veçantë solli lëndë të bollshme dhe në gjendjen e tanishme kemi këtë pasqyrë statistikore. Lënda leksikografike (fjalori i mirëfilltë) përfshin: 103.000 fjalë si fjalë-titull (mbi 2.5 herë më shumë se “Fjalori i gjuhës së sotme shqipe”, 1980). Kjo, përbëhet nga punonjësit akademikë të Institutit Albanologjik të Prishtinës, Universitetit të Prishtinës, të Tiranës e universitetet e tjera publike në Shqipëri e Maqedoninë e Veriut si dhe të Universitetit të Palermos e të Kozencës.", - vijon Gjinushi.

Ndërsa Valter Memisha, Drejtor i Institutit të Gjuhësisë vëren se “Fjalori i Gjuhës Shqipe është e para vepër madhore e hartuar në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë pas reformimit të saj."

"Gjithashtu theksojmë se pranë Akademisë është ngritur Qendra e Botimeve Enciklopedike Albanologjike, e cila ka ndjekur në vazhdimësi dhe nga afër punën e bërë për hartimin e veprës.”, - vijon ai.

Për hartimin e fjalorit është krijuar një bazë të dhënash elektronike me një fond prej 800 milion njësish, në të cilat janë përfshirë tërë fjalorët e mëparshëm e veprat e autorëve më në zë shqiptarë nga Buzuku, Fishta e deri tek Kadareja, si dhe u krijua njësia me specialistë IT dhe të gjuhësisë kompjuterike për të mundësuar hartimin e tij sipas teknologjive më të përparuara të kohës.

Gjatë diskutimeve u fol për domosdoshmërinë e një ligji për gjuhën në Republikën e Shqipërisë, që të garantojë ruajtjen dhe përdorimin e shqipes në përputhje me rregullat gramatikore dhe drejtshkrimore.

Lënda leksikografike (fjalori i mirëfilltë) përfshin:
- 103.000 fjalë si fjalë-titull (mbi 2.5 herë më shumë se “Fjalori i gjuhës së sotme shqipe”, 1980)
-  Rreth 5.000 emërtime të pathjeshta për realie (të botës materiale dhe jomateriale)
- Rreth 3.000 njësi leksiko-gramatikore të fshehura
- 11.500 njësi frazeologjike
- 1.400 shprehje të huaja të paasimiluara
- 1.200 shkurtesa / akronime
- Mbi 40.000 vargje sinonimike
- Mbi 23.000.000 karaktere dhe hapësira
- Vepra ka gjithsej 124.000 njësi

B.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori