Foto: Taulant Balla

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës, Taulant Balla, përkujtoi sot Ditën e Dëshmorëve nga Kavaja, ku vendosi buqeta me lule pranë busteve të figurave të njohura të historisë, nga Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare tek lufta për Çirimin e Kosovës.

Ndërsa vendosi buqetë me lule tek busti i Indrit Carës, dëshmor i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Balla theksoi se Kavaja i ka dëshmorët në të gjitha përpjekjet për çlirim.

“Nuk ka vend më të bukur në Shqipëri sesa në Kavajë për të kujtuar 5 Majin, sepse Kavaja i ka dëshmorët në të gjitha përpjekjet për çlirim, ka dëshmorët e luftës antifashiste nacionale çlirimtare, ka dëshmorët e demokracisë, dëshmorët e ushtrisë çlirimtare të Kosovës ”, u shpreh Balla, duke theksuar se ky qytet mbart një histori të pandërprerë sakrifice dhe atdhedashurie.

Po gjatë ditës së sotme Balla ka vendosur kurora me lule edhe në Rrogozhinë ku përkujtoi të gjithë të rënët në shërbim të vendit, ku theksoi se 5 Maji nuk është vetëm një ditë kujtese, por një thirrje për reflektim dhe përgjegjësi.


Lajmi kryesor:

Dita e Dëshmorëve/ Përkujtohen të rënët e Shqipërisë, Begaj e Rama homazhe te memoriali ‘Nëna Shqipëri’ (VIDEO)