Ditën e sotme një grup pedagogësh nga Universiteti i Korçës po protestojnë duke bojkotuar leksionet nga ora 10-12.

Kërkesat e tyre mbeten te sintetizuara me universitetet e tjera, protesta po zhvillohet përpara fakultetit të bujqësisë ne UNIKO

‘Situata ja ne jemi këtu përballë fakulteteve, në orarin e lajmëruar të protestës 10-12 kaq veta sa jemi. Ne kaq sa do jemi në kërkim të kërkesave tona në masën e duhur.

 Kjo është deri diku e vërtetë por pedagogët janë njoftuar dhe në bazë të njoftimeve duhet të ishin këtu. Ne jemi në një linjë me sindikatën e pedagogëve. Sipas udhëzimeve të kësaj të fundit ne do të jemi këtu 10-12 për të plotësuar kërkesat tona. Pak studentë na janë bashkuar dhe shpresojmë në vijim të kemi një ndryshim të situatës.’- tha pedagogia.  


Lajmi kryesor:

Bojkoti, edhe në ditën e dytë ka protestë ndërkohë që pedagogët të ndarë! Sindikata: Ndërprerje të plotë të mësimit deri në realizimin e kërkesave