E ftuar në familjen e Matina dhe Ryan Roberts, me kuriozitetin për të njohur kulturën amerikane, zonja Tefta sjell për teleshikuesit historikun e festës, dhe ushqimin e saj tradicional.
Z. Roberts është Shefi i Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun në Ambasadën Amerikane në Tiranë.
Ndërkohë që gatuante, ai shpjegoi se Dita e Falenderimeve festohet nga amerikanët pavarësisht prejardhjes se tyre, rajoneve ku banojnë apo besimeve.
Gjeli i detit është gatimi tradicional për këtë festë.
Historia e Ditës së Falenderimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ka origjinën te kolonët e parë që mbërritën atje.
Ngjarja të cilën amerikanët e quajnë “Falenderimi i parë” u festua nga pelegrinët pas të korrave të para në Botën e Re më 1621, ku morën pjesë 90 amerikanë autoktonë dhe 53 pelegrinë.
[gallery]19823[/gallery]
Receta për të interesuarit është si më poshtë:
Gjel deti i mbushur
-gjel deti
-gjalp
-qepë
-karrotë
-selino
-bukë e thekur
-sherebelë
-rozmarinë
-trumzë
Salcë shoqeruese
- Sheqer
- Lëng portokalli
- Cipë limoni
- Boronicë e kuqe