Në ditën e fundit të merkatos Manchester United ka zyrtarizuar blerjen e Cristiano Ronaldos me hashtagun po ‘po vjen në shtëpi’. Marrëveshja është konfirmuar edhe nga Juventusi, me Manchester United që ka paguar 15 milionë euro plus tetë të tjera në formë bonusesh që do jepet në vazhdim. 36-vjeçari me klubin që e bëri të madh ka nënshkruar për dy sezone me opsionin për një tjetër.
Pas zyrtarizimit Ronaldo është shprehur se ‘United ka pasur gjithmonë një vend të veçantë në zemrën e tij dhe mezi pret që të luajë para tifozëve’. Ai gjithashu pret që të ketë një sezon të mbushur me trofe në ‘Old Traford’.
Ndërkohë Juventus ka konfirmuar edhe zëvendësuesin e 5 herë ‘Topit të Artë’. ‘Zonja’ ka rikthyer Moise Kean në formë huazimi për 7 milionë, ndërsa mund ta blejë përfundimisht pas dy sezoneve për 28 milionë euro.
Sakaq në orët e fundit të merkatos është përjashtuar çdo mundësi që Real Madrid të blejë Mbappe-n, ndërsa sipas raportimeve në Spanjë që gjejnë konfirmim në të gjithë mediat europaine, ‘galaktikët’ kanë transferuar mesfushorin Eduardo Camavinga nga Rennes. Për mesfushorin 18-vjeçar Real Madrid ka rënë dakord të pagujë 31 milionë euro.
Gjithçka e përfunduar edhe për Emerson Royal. Për brazilianin e rikthyer te Barcelona pas dy viteve huazim Tottenham ka paguar gati 30 mln euro për ta blerë përfundimisht, pa përfshirë në marrëveshje Sergie Auirier. Mbrojtësi i krahut të djathtë do të firmosë me anglezët një kontratë 4-vjeçare.