Dita e fundit e Migjenit
zbulohen faksimilet

Dita e fundit e Migjenit <br />zbulohen faksimilet
Figura e Migjenit është një nga më të rëndësishmet e letërsisë shqiptare, jo vetëm për shekullin e XX por edhe në ditët e sotme. Ashtu siç tashmë dihet ai ka lindur në vitin 1911 dhe ka ndërruar jetë në rini të hershme pa mbushur 27 vjeç. Këtë radhë kuadri i fokusit nuk është vepra apo impakti që ka lënë figura e tij. Një pjesë e rëndësishme është edhe vdekja e tij të parakohshme nga sëmundja e tuberkulozit, e cila në atë periudhë nuk kursente askënd. I diagnostikuar me këtë sëmundje në mushkëri, kjo vërtetohet edhe me anë të faksimiles së regjistrit të sanatoriumit në Torre Pellice.

Por cilat ishin momentet e fundit të jetës të "poetit të mjerimit"?
Pas një agonie të gjatë ditën e premte të datës 26 gusht 1938 në orën 11 e 40 minuta poeti mbylli sytë për të mos i hapur më kurrë. Pranë tij ndodhej motra Ollga, e cila ishte duke ndjekur studimet për matematikë në atë periudhë në Torino. Gjithashtu së bashku me të ishin të pranishëm prifti valdez, protestanti Giulio Tron dhe personeli mjekësor. Këtë fakt e vërteton edhe faksimilja e cila lajmëron aktin e vdekjes e përpiluar nga Davide Taghiero, të hartuar në orën 13 e 30 minuta.
E motra Ollga si dhe personalitet të bashkësisë shqiptare në Torino, mjaft të prekur nga vdekja e tij falenderojnë stafin mjekësor të spitalit Valdez, priftin Giulio Tron si dhe drejtuesit e "Villa Elisa", ku e motra e poetit ishte strehuar në kohën kur ai ndodhej në sanatorium. Ata menjëherë njoftuan për vdekjen e tij me një nekrologji të botuar nga e përjavshmja "La Voce Del Pellice". Nekrologjia: "Ka ndërruar jetë të premten e shkuar, në spitalin valdez, i riu shqiptar Millosh Gjergj Nikolla, vjeç 27. Funerali do të kryesohet nga prifti zoti Giulio Tron dhe do të zhvillohen të shtunën pasdite. I shprehim ngushëllimet motrës Ollga, e cila me dashuri është përkujdesur për të deri në momentet e fundit duke i shprehur dhe familjes ngushëllimet tona."

Profesori Claudio Canal në shkrimet e tij për vdekjen e Migjenit e ka etiketuar vitin 1938 si një nga vitet më të tmerrshme për poetët, ku ka përmendur edhe vdekjen e poetit : "Ndërron jetë Cesar Vallejo, një nga shkrimtarët i cili me penën e tij ka revolucionuar letërsinë latino-amerikane, Gabrielle D'Annunzio i cili nuk kishte ende dijeni për famën e tij gjithashtu edhe Alfonsina Storni dhe Antonia Pozzi, Muhammad Iqbal, i cili ankohej për mungesën e zotit si asnjë tjetër. Madje edhe në Torre Pellice regjistrohet humbja e tij.

"Me 27 gusht 1938 në varrezat e "Torre Pillice" bëhet varrimi i Millosh Nikollës",- thuhet në faksimilen për aktin e tij të varrimit.
Në procesionin valdez protestant nuk përbënte problem fakti që Migjeni ishte i besimit ortodoks duke i realizuar kështu një ceremoni varrimi me të gjitha nderimet. Ndërkohë eshtrat e poetit janë sjellë në atdhe në vitin 1956 dhe varri aktual ndodhet në varrezat e Dëshmorëve në Shkodër.

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga