Një ditë pas adresimit para Parlamentit izraelit Knesset, Kryeministri Rama iu drejtua me një fjalim të veccantë Konferencës ndërkombëtare për Luftën Kundër Anti-Semitizmit, të mbajtur në Jerusalem.
Në Ditën e Kujtesës së Holokaustit, kreu i qeverisë e ngriti edhe një herë lart shembullin dhe e shqiptarëve që në ditët më të errëta e shndërruan Shqipërinë në strehën e pakushtëzuar të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
“Kur Shqipëria u bë i vetmi vend në Evropë që nuk dorëzoi asnjë hebre dhe i vetmi ku, siç është thënë, popullsia hebre u rrit gjatë luftës. Ndërsa hebrenjtë po largoheshin nga vendet e tjera për t’i shpëtuar vdekjes, shumë prej tyre erdhën në Shqipëri për të shpëtuar jetën e tyre nën premtimin e Besës, fjalës sonë të shenjtë të nderit, një premtim që mbrohet me jetën vetë”, tha Rama.
Kur antisemitizmi, ose urrejtja ndaj hebrenjve, ka filluar të ngrejë sërish krye, Shqipëria thotë kryeministri Rama vijon të jetë e palëkundur në mbrojtjen e jetës dhe vlerave në një kohë
“Sot, antisemitizmi po rishfaqet sërish hapur dhe pa turp, shpesh i maskuar si kritikë politike, ankth kulturor ose, edhe më keq, si epërsi morale. Shpesh harrohet se urrejtja që nis me hebrenjtë nuk përfundon kurrë me hebrenjtë.
Shqipëria qëndron fuqishëm kundër antisemitizmit, pa paqartësi dhe pa përjashtime, ashtu siç qëndrojmë kundër islamofobisë, racizmit dhe çdo ideologjie që i redukton qeniet njerëzore në objektiva”, tha Rama.
Për luftën në Gaza, kryeministri Rama është i bindur se do të mbarojë vetëm atëherë kur palestinezët të çlirohen nga terrori i Hamasit.
“Nuk duhet të humbasim nga sytë faktin shumë të qartë se terrori në Gaza funksionon si një thikë me dy tehe. Njëri teh është në fytin e popullit hebre; tjetri teh është në fytin e popullit palestinez. Dhe pikërisht për këtë arsye nuk mund të ketë paqe pa një udhëheqje palestineze të përkushtuar ndaj jetës së palestinezëve, jo ndaj vdekjes së izraelitëve”, tha Rama.
Në Jerusalem Kryeministri Rama u prit në një takim të veçantë nga homologu izraelit, Netanjahu, ndërsa kulmin vizita zyrtare e arriti me fjalimin para parlamentit, ku mori mirënjohjen hebreje për miqësinë dhe sakrificën e shqiptarëve.
Kryeministri Rama ka ndarë në rrjetet sociale disa prej momenteve të ditës kyçe të vizitës së tij në Izrael, 26 janarit. Ditën e djeshme, kryeministri mbajti një fjalim në Knessetin izraelit si i ftuar nderi.
Ai u prit bashkë me bashkëshorten, Linda Rama, nga kryetari i parlamentit, Amir Ohana.
“Mirëmëngjes, dhe me fotoalbumin e një dite kyçe të vizitës në Izrael, ku Shqipëria u vendos në piedestalin e respektit më të lartë, si edhe me tekstin e fjalës së adresuar Parlamentit të Izraelit në sesionin special si i ftuar nderi, ju uroj një ditë të mbarë!”, shkruan Rama në postim, ku ka përfshirë edhe fjalimin e plotë.
Në foto shihet edhe një moment kur kryeministri i dhuron Ohana-s atlete me flamurin shqiptar.
Gjatë fjalimit në Knesset, Rama përmendi lidhjen e fortë mes Shqipërisë dhe Izraelit për strehimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai theksoi mbështetjen ndaj Izraelit dhe tha se s’mund të ketë paqe në Rripin e Gazës pa çarmatosjen e Hamasit, teksa bëri thirrje që të dy popujt të gjejnë një rrugë paqeje e dinjiteti.
Vizita e kryeministrit në Izrael përfundon sot (27 janar) me një fjalim në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit, në prani të Presidentit të Izraelit, Isaac Herzog.
Komente












Vetem dje ndodhi qe dy ushtar italian jane gjunjyzuar dhe kercenuar ne Ramallah nga nje kolon izraelian qe nuk eshte asgja tjeter se nje kriminel i ardhur kush e di se nga ku dhe nenshtrom e poshterson çdo person qe kalon aty verdall. Nqs kjo i ndosdhe dy ushtarve italian, imagjinoni çfar i ndodh per çdo dite palestinezve autokton nga disa emigranta hebre. Ne Ramallah nuk ekziston Hamasi, bile eshte i jashtligjshem
PërgjigjuShame on you, Albanians! Shame! You have betrayed the murdered children, you have betrayed a people who are being killed before the eyes of the world, you have betrayed everything you supposedly stand for.
Përgjigju