Kryeministri Rama ka ndarë në rrjetet sociale disa prej momenteve të ditës kyçe të vizitës së tij në Izrael, 26 janarit. Ditën e djeshme, kryeministri mbajti një fjalim në Knessetin izraelit si i ftuar nderi.
Ai u prit bashkë me bashkëshorten, Linda Rama, nga kryetari i parlamentit, Amir Ohana.
“Mirëmëngjes, dhe me fotoalbumin e një dite kyçe të vizitës në Izrael, ku Shqipëria u vendos në piedestalin e respektit më të lartë, si edhe me tekstin e fjalës së adresuar Parlamentit të Izraelit në sesionin special si i ftuar nderi, ju uroj një ditë të mbarë!”, shkruan Rama në postim, ku ka përfshirë edhe fjalimin e plotë.
Në foto shihet edhe një moment kur kryeministri i dhuron Ohana-s atlete me flamurin shqiptar.
Gjatë fjalimit në Knesset, Rama përmendi lidhjen e fortë mes Shqipërisë dhe Izraelit për strehimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai theksoi mbështetjen ndaj Izraelit dhe tha se s’mund të ketë paqe në Rripin e Gazës pa çarmatosjen e Hamasit, teksa bëri thirrje që të dy popujt të gjejnë një rrugë paqeje e dinjiteti.
Vizita e kryeministrit në Izrael përfundon sot (27 janar) me një fjalim në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit, në prani të Presidentit të Izraelit, Isaac Herzog.
P.J/U.D/Shqiptarja.comKomente











Ne piedestalin e turpit. Une kam respekt per popullin dhe shtetin Izraelit por jo per kasapin e Gazes Ben Netanjahu, me urdher arresti nga gjykata nderkombetare penale. Sazanin 5.7km katror e fale, u zhduk nga harta e Republikes se Shqiperise, tani eshte 28,743 km katror jo me 28,749, dole hapur kunder drejtesise duke mbrojtur nje kriminele si Balluku dhe tani ke filluar te perdoresh jovertebroret e GJK per te shfuqizuar vendime nga me te ndryshemt qe nga korrupsioni e deri te vrasja. Rruga per ne BE u zhduk ne tym nderkohe Mali i Zi sapo mbylli kapitullin e 13. Qershia mbi torte ishte pranimi si qen femer e uritur per te qene pjese e Bordit te Turpit bashke me palo shtetet e botes. Do mbahesh mend si Kryeministri i Turpit, me keq se Saliu, cka une e mendoja te pamundur.
PërgjigjuPaska filluar tregetine e atleteve..
Përgjigju