IZRAEL-  Roli i Shqipërisë dhe shqiptarëve në mbrojtje të hebrenjeve gjatë luftës së dytë botërore, ishte në qendër të një seance në parlamentin izraelit ku kryeministri Edi Rama, i ftuar nderi mbajti një fjalim të gjatë në prani të krerëve më të lartë të shtetit, ku u prit bashkë me bashkëshorten nga kryetari i parlamentit, Amir Ohana.

Fjalimi i kryeministrit Rama në Knesset ishte një kthim pas në kohë, kur shqiptarët u bënë streha e qindra hebrenjve, të cilët shqiptarët nuk i dorëzuan. 

“Mund të merrni floririn, por jo hebrenjtë”, kujtoi Rama duke theksuar se Shqipëria është i vetmi vend që doli nga Lufta e Dytë Botërore me numrin më të madh të hebrenjve të strehuar.

"Gjatë holokaustit, kur nazistët dërguan njerëzit e tyre, shqiptarët thanë se mund t’u merrnin floririn, por hebrenjtë nuk i nxirrnim. Kjo nuk është legjendë, kjo është Shqipëria. Shqipëria është i vetmi në vend që doli nga Lufta e Dytë Botërore me më shumë hebrenj të strehuar në territor më shumë sesa kur nisi lufta. Me të njëjtën krenari do të hapim muzeun në Vlorë mbi veprat e popullit shqiptar për të shpëtuar hebrenjtë. Kushdo që të vijë nga të rinjtë tuaj do të shohin këtë frymë dhe se çfarë është bërë për hebrenjtë",- tha Rama.

Kontributin e shqiptarëve, në ditët më të errëta të popullit të tyre ia njohën edhe krerët më të lartë të Izraelit. 

"Ajo që nuk duhet të harrojmë është shembulli I atyre njerëzve që ndihmuan hebrenjtë ti shpëtonin persekutimit. Dhjetra e qindra shqiptarë myslimanë rrezikuan jetën për të shpëtuar hebrenjtë, ndan bukën me ta. Shqipëria ishte ishulli i paqes në oqeanin e së keqes",- tha kryeminisri izraelit, Benjamin Netanyahu.

"E gjithë Europa kishte dorëzuar hebrenjtë në kapmet e shfarosjes shqiptarët thanë ne do t'i mbrojmë hebrenjtë, ne dimë çfarë është morali njerëzor, ne kemi besën",- tha Yair Lapi, lideri i opozitës izraelite.

“Duke qëndruar krah izraelit ju nuk po mbështesni vetëm një kombb, por po mbani lart vlerëat e civilizimit kundër barbarisë, faleminderit për besën tuaj”,- tha Amir Ohana, kryetar i Parlamentit të Izraelit.

 

Ndërsa vet do jetë përfaqësues i Shqipërisë në Bordin e Paqes, Rama tha se në Rripin e Gazës nuk mund të ketë paqe pa çarmatosjen e xhelatit Hamasit, duke shprehur mbështetjen e vendit tonë ndaj Izraelit.

"Deri sa Hamasi të çarmatoset dhe të çmontohet, asnjë paqe nuk mund të zgjasë dhe nuk mund të arrihet. Në ato tunele që Hamasi, vrau, torturoi pengjet izraelite, do të ruhen si pjesë e rikonstruktimit dhe rindërtimit të Gazës që të jetë dëshmi e paqes afatgjatë që mund të arrihet. Vi këtu pas Kuvendi miratoi vendimin për tu bërë pjesë e bordit të paqes dhe të bëjë Shqipërinë vend themelues të bordit të paqes që do të kontribuojë në këtë dritare mundësie të re për paqe për popullin e gazës dhe rajonin”,- tha Rama.

Mesazhi i fundit i kryeministrit Rama nga Jeruzalemi, ishte thirrja për hebrenjtë dhe palestinezët duke u kërkuar të shkojnë drejt një rruge paqe e dinjiteti për vendet e tyre

"Palestinezët jetofshin me dinjitet me vendet e tyre. Dy kombet qofshin bashkë për njerëzimin dhe paqen”,- përfundoi fjalimin e tij Rama.

Para Ramës, fjalim mbajti kryeparlamentari Benjamin Netanyahu dhe lideri i opozitës Yair Lapid të cilët thanë “faleminderit Besës së shqiptarëve”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:36
Kreu i parlamentit izraelit mikpret Ramën në shqip: Mirësevini në Knesset dhe faleminderit për besën tuaj (VIDEO)

 

Kryetari i parlamentit izraelit, Amir Ohana, vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë për Izraelin, duke mos zgjedhur komoditetin e të qenit neutral në linjën diplomatike të Tiranës zyrtare.

Duke nisur dhe mbyllur fjalën e tij në gjuhën shqipe, drejtuesi i Knesset falenderoi kryeministrin Edi Rama për qëndrimin e tij në mbrojtje të popullit hebre.

“Mirësevini në Knesset! Zoti Kryeministër, në një botë shpesh të verbuar nga hipokrizia, zëri juaj i guximshëm ka qenë një fanar qartësie. Kur shumë vende kanë hezituar, me një qëndrim të palëkundur, ju nuk i hodhët sytë te zona gri e diplomacisë. Knesseti, që përfaqëson popullin e Izraelit, vlerëson mbështetjen tuaj të palëkundur për të drejtën e Izraelit dhe qartësinë tuaj morale për të thirrur të keqen. Duke mbështetur Izraelin, nuk po mbështesni vetëm një komb, por po mbani lart vlerat e civilizimit dhe qytetarisë. Faleminderit për besën tuaj”,- tha Ohana.

Ora 18:59
Lideri i opozitës izraelite: Hungarezët dhe austriakët 'shitën' babanë dhe gjyshin tim te nazistët, shqiptarët bënë rezistencë

Lideri i opozitës izraelite, Yair Lapid, rrëfeu para kryeministrit Edi Rama se si, sipas tij, hungarezët dhe austriakët ndihmuan nazistët për t'i kapur babanë dhe gjyshin hebre, të cilët u eliminuan më pas në kampe përqëndrimi.

Gjatë fjalës së mirëseardhjes që mbajti në parlamentin izraelit në nder të kreut të qeverisë shqiptare, Lapid tha se gjatë Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria ishte i vetmi vend në Europë që refuzoi të dorëzonte te nazistët hebrenjtë e strehuar në vend.

"Besa do të thotë të mbash fjalën, të jesh një njeri te i cili mund të mbështetesh. Ne, populli hebre, e dimë që ky koncept mbart një kuptim të thellë, t’i përgjigjesh pyetjes nëse Shqipëria mund të besohet, që në fakt është testuar në orët tona më të errëta.

Në fundin e Luftës së Dytë Botërore, ishte pushtuar nga italianët dhe në 1943 ushtria naziste pushtoi Shqipërinë. Dhe gjëja e parë që nazistët kërkuan ishte një listë hebrenjsh në vend. Kjo ishte procedura standarde në mbarë Europën dhe nuk kishin hasur rezistencë. Babain tim e çuan në Budapest dhe hungarezët ndihmuan për këtë, edhe gjyshin tim, austriakët ndihmuan për këtë. Vetëm shqiptarët jo. Pasi thuajse gjithë Europa kishte dorëzuar hebrenjtë e saj në kthetrat e shfarosjes, shqiptarët thanë që ne dimë t’i ndajmë të mirët nga e keqja, ne kemi besën:,m- tha Lapid.

Ora 18:23
Netanyahu: Shqipëria, kopështi i gjallë i Europës! Shijet estetike të Ramës po zbukurojnë vendin! Gjatë Holokaustit ishit ishulli i paqes në oqeanin e së keqes (VIDEO)

Kryeministri Benjamin Netanyahu tha sot se marrëdhëniet mes Izraelit dhe Shqipërisë tejkalojnë interesat ndërshtetërore dhe formalitetet diplomatike, por kanë në thelb empatinë dhe mirëkuptimin e dy popujve, që si të vegjël, përpiqen çdo ditë të përparojnë dhe zhvillojnë shtetin e tyre, mes rrezikut ekzistencial periodik që u kanoset nga vende më të mëdha.

"Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe e shtetit të Izraelit janë më të mira se kurrë në nivel qeveritar dhe personal. Kur shoh sot dy kokat e shqiponjës që shohin në drejtime të ndryshme si shembull i së shkuarës dhe së ardhmes, shoh po kështu diçka që simbolizon në shikimin nga e ardhmja, bashkëpunimin që bëhet më i fortë, miqësinë, sigurinë mes dy vendeve tona. Do doja t’ju thoja që qeveria e Shqipërisë po hap krahët ashtu si shqiponja në flamurin tuaj. 

Kam vizituar shumë vende, jam takuar me shumë liderë, pikërisht ata shohin interesin e vet, por këtu ka diçka më të thellë dhe ndodh kështu vetëm me liderë të veçantë, ndodh me ju. Kjo është empati e thellë që ju vjen prej zemre, ndihet në ajër, njerëzit e ndjejnë këtë empati të thellë që ju vjen nga zemra. Kjo natyrisht reflekton edhe popullin tuaj. Shqipëria e kupton Izraelin dhe Izraeli Shqipërinë. Shtetet e vogla luftojnë për ekzistencën e tyre dita-ditës, nënkuptoj edhe ekzistencën e jetës. Kemi shumë armiq dhe shumë shtete që nuk janë miqësore me ne.

I dashur Edi, si patriot shqiptar ju i njihni dhe i vlerësoni këto përpjekje. Në Shqipëri ka shumë heronj, së pari heroi juaj kombëtar që luftoi në shekullin e 15 kundër perandorisë otomane. Ne po punojmë për të ndaluar fuqinë e rrjeteve të së keqes që janë në rrënjë më të thella dhe tashmë duhet të kthejmë sytë nga e ardhmja dhe Hamasi duhet të ndalet dhe do të ndodhë se, siç miku ynë Donald Trump ka thënë, do të ndodhë me hir e pa hir të çarmatoset",- tha Netanyahu.

Strehimin e mijëra hebrenjve në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke i shpëtuar nga mizoria e nazistëve, Netanyahu e quajti akt heroik që tregon vlera të pashembullta të vendit tonë. Gjithashtu, kryeministri izraelit shprehu vlerësimin e tij për qeverisjen e kryeministrit Rama dhe faktorizimin politik të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

"Shqipëria ishte ishulli i pavarësisë në oqeanin e së keqes. Ju dhënë atë për këto akte heroike, tregojmë vlerat më të mëdha të atij vendi që nderon miqtë. Pas Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria përjetoi kohë të vështira. Zyrtarisht Izraelin e njohu në 1996, por regjimi komunist ishte armiqësor dhe nuk e lejoi Shqipërinë të ndërtonte marrëdhënie demokratike me Izraelin. Fatmirësisht, 35 vite më parë u vendosën marrëdhëniet diplomatike, gjërat ecën hap pas hapi, këto vitet e fundit hapat e jashtëzakonshëm janë marrë falë jush. Shqipëria që ju po drejtoni është kopështi i gjallë i Europës dhe që ka sukses.

Shija juaj  stetike po e bën Shqipërinë tuaj më të bukur. Duhet të shkoni në Shqipëri. Në fakt kemi parë broshura shumë të bukura që vijnë edhe për vendet e tjera, por kemi një lidhje të veçantë me Shqipërinë. I dashur Edi, i dashur mik, ju keni një lidhje unike me shtetin e Izraelit, por ajo çfarë njerëzit dinë më pak, është që jeni një piktor i mrekullueshëm. Nuk është thjesht vizatim skicash, ai pikturon, kombinimi i ngjyrave është i pabesueshëm. Ti qëndron mbi të tjerët dhe nuk e kam thjesht në kuptimin fizik, por e kam në kuptimin moral…",- tha Netanyahu ndër të tjera.

Ora 18:05
Rama i drejtohet Netanyahut në parlament: Nëse Mossad-i nuk ju ka informuar, po më dridhen gjunjët...

 

“Nëse Mossad -i nuk ju ka informuar ende, po jua them unë: më dridhen gjunjët”. Kështu e nisi kryeministri Edi Rama fjalimin në parlamentin izraelit duke iu drejtuar kryeministrit Benjamin Netanyahu. Rama tha se fjalimi përballë Netanyahu, të cilin e konsideroi si një prej 5 oratorëve më të mirë në botë, i dukej si një provim. “Do bëj më të mirën për t’i mbijetuar gjykimit tënd”, i tha Rama Netanyahut.

“Dhe nëse Mossad -i nuk ju ka informuar ende, po jua them unë: më dridhen gjunjët. Dhe ka edhe një arsye tjetër pse më dridhen gjunjët. E dija. Për të qenë plotësisht i sinqertë me ju, e dija gjithashtu se të flisja këtu do të ndihej si një provim fjalimi, duke e mbajtur përpara njërit prej pesë oratorëve më të mirë në botë, të paktën sipas klasifikimit tim personal, Kryeministrit Netanyahu. Do të bëj më të mirën, i dashur Bibi, për t’i mbijetuar gjykimit tënd, plotësisht i vetëdijshëm se jam thjesht folësi i dytë në botë pas Trump-it, të cilit ti thjesht nuk mund t’i shmangesh dëgjimit.

Më lejoni tani, me një frymë ndoshta më të qetë, t’i shpreh Kryetarit të kësaj Dhome vlerësimin tim më të lartë për fjalët e tij domethënëse. Kryeministrit dhe Udhëheqësit të Opozitës, respektin tim më të thellë dhe falënderimet më të përzemërta për fjalët bujare që ndanë për Shqipërinë dhe për mua. Dhe kësaj Dhome, mirënjohjen time më të thellë për pritjen sot këtu”, tha Rama.

Ora 16:43
‘T’i jepet fund akteve të dhunës’, Rama mbyll fjalën në Knesset me thirrjen për paqe mes izraelitëve dhe palestinezëve

Në fund të fjalës së tij në parlamentin izraelit, kryeministri Edi Rama bëri thirrje për paqe mes izraelitëve dhe palestinezëve, duke shpresuar për një epokë të re marrëdhënieshe mes dy popujve, dhe në Lindjen e Mesme në tërësi.

“Fjalët e një martiri arab për paqen, dua të mbyll me fjalët e një martiri për hebre për paqen. Ju bëjmë thirrje të gjithë izraelitëve kudo që jetojnë, ju bëjmë thirrje hebrenjve dhe palestinezëve që të bëjnë paqe, të shkojmë drejt një rruge të re për paqen. Palestinezët jetofshin me dinjitet me vendet e tyre. Dy kombet qofshin bashkë për njerëzimin dhe paqen”, tha Rama.

Në mbyllje të fjalimit, Rama tha: “Lulëzoftë në përjetësi shteti i Izraelit dhe në dinjitet populli palestinez dhe të dyja kombet të jenë sëbashku në të ardhmen.”.

Ora 16:36
‘Njësoj si hebrenjtë, strehuam iranianët’, Rama në Izrael: Për pak na shkatërruan infrastrukturën digjitale, kemi ndërprerë çdo lidhje me ta (VIDEO)

Në vazhdim të historisë së strehimit të hebrenjve në kohën e Luftës së Dytë Botërore, Rama tregon se njësoj ka strehuar dhe mijëra iranianë, të cilët rrezikuan seriozisht infrastrukturën digjitale shqiptare.

“Këtë e kemi bërë dhe me kombe të tjera, jo është arsyeja që i kemi dhënë dhe mijëra iranianëve strehim dhe mbrojte, nuk është diçka qe e kemi bërë pa risk, he nuk është pa risk edhe sot. Të strehosh një qenie tjetër njerëzore që është në rrezik nuk është një veprim që nuk paraqet rrezik, përkundrazi. Ne i rezistuam sulmeve të egra që për pak shkatërruan infrastrukturën tonë digjitale. U këshilluam nga miqtë tanë të mëdhenj që mos të reagojmë në mënyrë të nxituar ndaj Iranit sepse ata janë të mëdhenj.

Ne kemi ndërprerë dhe lidhjen më të hollë që kishim e regjimin dhe kemi mbyllur çdo lidhje me ta. Nuk e kam të shkruar këtu, dhe dua të them këtë, bashkëshorti i dikujt që është grek, por me origjinë iraniane na tregoi për krimet e ndodhura ditë më parë në Iran ku tregjet janë rrethuar nga vrasës. Teksa media po flet për rreth 30 mijë të vrarë, nuk po shohim protesta rreth e përqark Evropës kundër regjimit të Ajatollahëve”, tha Rama.

Ora 16:34
‘Mund të na merrni floririn, por hebrenjtë nuk i japim’, Rama: Kjo ishte Shqipëria përballë nazistëve (VIDEO)

Në parlamentin izraelit, kryeministri Edi Rama theksoi sakrificën dhe riskun që populli shqiptar mori përsipër gjatë Luftës së Dytë Botërore duke strehuar mijëra hebrenj, të cilën përndiqeshin nga nazistët që synonin shfarosjen e tyre.

“Trashëgimia jonë lidhet dhe daton shekuj më parë. Që kur refugjatët izraelitë kërkonin strehim në tokën tonë. Në vitet ’30, një amerikano-hebre u dërgua në një mision në Europën Lindore. Ai tha që pluraliteti i besimit në Shqipëri, katolikët, myslimanët etj. jetonin në të njëjtën kornizë dhe Shqipëria nënvizoi se duhej të konsiderohej si një vend i sigurt për hebrenjtë Gjatë Holokaustit, kur nazistët dërguan njerëzit e tyre, shqiptarët thanë se mund t’u merrnin floririn, por hebrenjtë nuk i nxirrnim. Kjo nuk është legjendë, kjo është Shqipëria“,- tha Rama.

Ora 16:22
Rama në parlamentin izraelit: Shqipëria, i vetmi vend që strehoi më shumë hebrenj! Në Bordin e Paqes për stabilitet në Gaza (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama tha në parlamentin izraelit se Shqipëria është i venti vend që doli nga Lufta e Dytë Botërore me numrin më të madh të hebrenjve të strehuar. Ai foli edhe për Bordin e Paqes ku tha se vendi ynë do të punojë në këtë dritare të re mundësie për paqe për popullin e Gazës.

“Shqipëria është i vetmi vend që doli nga lufta e dytë botërore me shumë hebrenj të strehuar brenda territorit të saj. Vi këtu pas Kuvendi miratoi vendimin për tu bërë pjesë e bordit të paqes dhe të bëjë Shqipërinë vend themelues të bordit të paqes që do të kontribuojë në këtë dritare mundësie të re për paqe për popullin e gazës dhe rajonin”, tha Rama.

Ora 16:22
'Fajtori është Hamasi, duhet të çarmatoset', Rama në Knesset: Tunelet e torturës në Gaza, të ruhen si dëshmi paqeje (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Hamasi ishte fajtori për vuajtjet e popullit në Gaza dhe se pa çarmatosjen e tij, asnjë paqe nuk mund të zgjasë dhe nuk mund të arrihet.

Në parlamentin izraelit, Rama tha se tunelet e torturës në Gaza, duhet të ruhen si dëshmi paqeje.

"Më lejoni t’iu marr me vete shumë larg me Jerusalemin, në qendër të Tiranës, është një tunel në qendër të Tiranës, ndërtuar për të torturuar armiqtë e popullit, ose për t'u strehuar nga ndonjë sulm i ndërtuar nga një regjim që kishte frikë çdo dritë lirie. Kjo memorie më ka bërë gjithnjë që të kem. Më ka ardhur keq që shumë media e kanë përshkruar Gazën si burg në qiell të hapur, por kanë dështuar të sjellin në vëmendje kush është xhelati atje, fajtori është Hamasi dhe askush tjetër.

Prandaj, derisa Hamasi të çarmatoset dhe të çmontohet, asnjë paqe nuk mund të zgjasë dhe nuk mund të arrihet. Sot, ai tunel që ju fola pak më parë, në Tiranë është transformuar në një hapësirë dedikuar viktimave, të atyre që ndërtuan tunelin. Në ato tunele që Hamasi, vrau, torturoi pengjet izraelite, do të ruhen si pjesë e rikonstruktimit dhe rindërtimit të Gazës që të jetë dëshmi e paqes afatgjatë që mund të arrihet dhe si shembull e memories kolaktive që nuk duhet të harrojë dhe të sjellë vuajtjet e izraelitëve dhe palestinezëve. Uroj që trupat e vrarë nga Hamasi të jenë si qirinj të ndezur dhe si shenjë e përjetshme, e paharruar për terrorin dhe horrorin e ndërmarrë e vepruar nga Hamasi. Ata që harrojnë të shkuarën e tyre, janë të dënuar ta rijetojnë atë.", theksoi kryeministri Rama.

Ora 16:21
Rama: Kemi disa religjione në Shqipëri që respektojnë njëri-tjetrin! Do të hapim në Vlorë muzeun për veprat që shqiptarët kanë bërë për të shpëtuar hebrenjtë

Kryeministri Edi Rama në parlamentin e Izraelit foli për bashkëjetesën fetare në Shqipëri. Rama bëri me dije se në vend do të hapet një muze për veprat që populli shqiptar ka bërë për të shpëtuar hebrenjtë për t’i shpëtuar torturave.

“Për tu kthyer tek fjalimi dhe zgjidhja im për tu prezantuar me fjalët e një lideri arab, kam mësuar se unë nuk jam një mysliman, jam katolik por gjysma ime më e mirë është myslimane. Paraardhësit tanë janë krishterë-ortodoksë. Nuk do të ishte një çudi që nëse djali im do të zgjidhte besimin hebre, por do t ishte po ashtu shumë pozitive të ishte mysliman apo i krishter.

Kjo është një histori normale shqiptare. Ne kemi disa religjione, që e festojmë dhe e respektojnë njëri-tjetrin. Populli im me këto besime priti Papa Franceskun. Ati i shenjtë Francesku nuk e quajti bashkëjetesë fetare realitetin e Shqipërisë, por një bashkëvllazëri. Me të njëjtën krenari do të hapim muzeun për veprat e popullit shqiptar për të shpëtuar hebrenjtë në Vlorë. Të rinjtë tanë dhe të vizitorë të vendit tonë, kushdo që të vijë nga të rinjtë tuaj, që janë rritur me hapa dhe % të larta, do të shohin këtë frymë dhe se çfarë është bërë për hebrenjtë. Shqipëria është i vetmi në vend që doli nga Lufta e Dytë Botërore me më shumë hebrenj të strehuar në territor më shumë sesa kur nisi lufta”, tha Rama.

Ora 16:10
Edi Rama në parlamentin izraelit: Nder të jem në këtë foltore, falënderime më të përzemërta për fjalët që keni shprehur ndaj Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama flet në parlamentin izraelit.

“Po qëndroj në një foltore ku shumë të ftuar të tjerë kanë qëndruar para meje. Më duhet të rrëfehem se e kam të vështirë të besoj që meritoj një pritje të tillë. Por jam i sigurt se Shqipëria që unë përfaqësoj me krenari dhe njerëzit e kombit tim, si pak të tjerë që bën për popullin hebre, duhet të gëzojnë respekt nga shteti i izraelit. Ka edhe arsye të tjera përse gjunjtë e mi apo dridhen, për të qenë i sinqertë, e dija që do ishte edhe një test e folura ime këtu, po flas para një nga 5 njerëzve me aftësitë më të mëdha në botë. Falënderime më të përzemërta për fjalët që keni shprehur ndaj Shqipërisë. Mirënjohja ime më e thellë që më pritët sot këtu. Nuk mund të isha më mirënjohës se kaq”, tha Rama.

SI.E./A.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Romi: 27/01/2026 09:40

    Hebrenjte ishin me fat qe ne ate kohe nuk kishte krijesa si Rama ose soji i vet dhe kishte burra te tjere shqiperia se do i kishte zhduk ky vet pa i prek gjermani fare.

    Përgjigju
  • five company: 27/01/2026 06:04

    " History owes a Apology"!! Po kush do te ishte Apologjia, me vargjet Sokratike te Rames ne nje parlament kukullash veneciane ku " dashuria midis Kapuleteve dhe Montageve' perfundon gjithmone me nje "gote dollie" PAQE per ciftet, te cilat ne psikologjine politike te Sokratit karakterizohen me " Conflict Continumm"??! Pra nga nje tragjedi kalojme ne nje drame.. Skena politike dhe performance Kapuletesh. Mbase politika kombetare dhe nderkombetare do vijoje te recitoje vargjet e Apologjise per shume kohe derisa nje sistem i ri politik te lindi serish. Dhe serish do vijoje me performanca Montagesh ...dhe serish do perfundoje me PAQE. Demokracia ne rrezik. Sistemi i vlerave dhe ligjeve te nje shteti ku Israeli dhe shume shtete te tjera deklarojne se bejne pjese. Megjithate pragmatizmi i le vendin dhunes.Nuk eshte e mundur qe gjithe kohes te performosh nje " Conflict Continum" te fshehur dhe nje PAQE fiskale - politike te bujshme.Vjen momenti qe percartja e suflerit ngaterron refrenin e aktoreve dhe procesi be reversibel. " Conflict Continumm" i bujshem dhe PAQE politiko - financiare e fshehur. Apo jo??! Ne komentet e mia kam qene gjithmone e drejtperdrejte, por sot jo! Sot kalova ne artin e letersise metaforike dhe dritave butaforike te skenes. PS. A e kuptuan politikanet tane dhe diplomatet e huaj "Historine" dhe idene e komentit tim??!

    Përgjigju
  • Iris: 27/01/2026 03:19

    Tani e dime se ku do te kerkoje strehim Netanjahu kur t'i vihet mandat arresti nderkombetar me i ashper se ai qe ka tani! Shpresoj qe fjalimi i gjate i Rames te mos kete vene ne gjume gjysmen e deputeteve te Knesset!

    Përgjigju
  • Populli: 26/01/2026 21:51

    E mor plak,me la e me ly paske qene njish.

    Përgjigju
    • Global leader: 27/01/2026 07:23

      Asnjë gazetë izraelite nuk e pasqyroi këtë vizitë historike

  • Miku: 26/01/2026 20:08

    Rama thote te ruhen burgjet e torturabe si deshmi, por ne Shqiperi s,e bejme kete gje (Spaç etj qe lihen ne degradim) edhe rikrijojme vende perkujtimi

    Përgjigju
  • Bumi: 26/01/2026 18:49

    Pa pik turpit, bjeri murit me forcen me te madhe ne koke

    Përgjigju
  • Turp: 26/01/2026 16:27

    Po ushtria e satanjahut,qe ka ba gjith ate kasaphane,a duhet te çarmatoset?

    Përgjigju
    • Tytemoll: 27/01/2026 03:04

      Jo. S'eshte Arab, SE shkruan shqip ai. Po ti, çne paske mesuar dy keto mender fjale në shqipe? Jua mesojne në TEL Aviv?

    • temoll: 26/01/2026 23:19

      A ji arab shqipriet me mjekerr ti a?

  • Sondazhi i ditës: 15 Shkurt, 14:59

    Rama firmos ndryshimin ligjor që ndalon GJKKO të pezullojë ministrat, jeni dakord?