TIRANE- 27 Janari është dita mbarëbotërore e paralajmërimit dhe e përkujtimit të viktimave të Holokaustit. Politika shqiptare përcolli mesazhin e rëndësisë së kujtesës historike për të mësuar nga e shkuara, që e keqja e shkaktuar nga ideologjia, politika dhe urrejtja njerëzore ndaj besimit apo etnisë të mos përsëritet kurrë.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj tha se krimet e tilla të tmerrshme duhet të përkujtohen  në mënyrë që të mbeten në memorien tonë dhe të të gjithë botës si dëshmi e fakti se ku çon degradimi politik dhe verbimi pas ideologjive totalitare

“Krimet e përbindshme të gjenocidit, holokausti ndaj hebrenjve, shfarosja e miliona njerëzve prej mizorisë dhe urrejtjes djallëzore ndaj njerëzve për shkak të besimit apo etnisë janë ana më e errët që rëndon përjetë ndërgjegjen e njerëzimit. Ne i përkujtojmë ato krime të tmerrshme në mënyrë që të mbeten në memorien tonë dhe të të gjithë botës si dëshmi e faktit se ku çon degradimi politik dhe verbimi pas ideologjive totalitare”, - shkroi Presidenti i Republikës në mesazhin e tij.

Kreu i Shtetit risolli në vëmendje ndihmën e shqiptarëve ndaj hebrenjve dhe qëndrimin në anën e drejtë të historisë.

Populli ynë dëshmoi në kohën e luftës se shpirti i tij mbeti i pastër, mbrojti dhjetëra hebrenj nga persekutimi apo zhdukja, duke u bërë shembull i mrekullueshëm për gjithë historinë tonë. Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit, lutemi për miliona viktimat e holokaustit dhe lutemi që kurrë më mynxyra të tilla të mos ndodhin”.

Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria ka qëndruar dhe do të vijojë të jetë kundër antisemitizmit dhe islamofobisë, duke sjellë në vëmendje dhe situatën në Rripin e Gazës. 

'Ne duam që hebrenjtë dhe palestinezët të jetojnë në paqe si fqinjë në dy shtete sovrane, pa tunele terrori poshtë dhe askush nuk e vë në dyshim të drejtën e Izraelit për të ekzistuar. Popullit hebre i themi sot: Shqipëria do të jetë gjithmonë shtëpia juaj. Ejani, vizitoni, investoni dhe le të ndërtojmë një të ardhme më të përbashkët të rrënjosur në shpresë dhe unitet’, shkruajn Rama në një postim në aplikacionin X

Shqipëria ka miratuar rezolutën mbi Antisemitizmin, në tetor 2020.  Kjo e ka bërë Shqipërinë lidere rajonale në luftën kundër antisemitizmit, tha kryetarja e Kuvendit Eliza Spiropali

Pse më 27 janar?
Më 27 janar 1945 forcat e armatosura sovjetike, Ushtria e Kuqe, çliruan kampin nazist të përqendrimit dhe të shfarosjes Aushvic-Birkenau. Ushtarët gjetën disa të mbijetuar, rrënoja të dhomave të gazit, të vdekur dhe hirin e të vrarëve. Vetëm në Aushvic u vranë rreth 1,1 milion njerëz. Shumica e tyre, rreth 90 për qind, ishin hebrenj dhe Aushvici ishte vetëm njëri nga vendet e shumta të internimit dhe vrasjeve masive nga Gjermania naziste në Evropë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:38
Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit, Rama: Shqipëria do jetë gjithmonë shtëpia e popullit hebre, ejani, vizitoni, investoni

1736676821_edirama.jpeg

Kryeministri Edi Rama ka kujtuar ditën e sotme, ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit.

Përmes një postimi në aplikacionin X, Rama shkruan se Shqipëria do jetë gjithmonë shtëpia e popullit hebre.

'Sot, në Ditën e Përkujtimit të Holocaustit, ne nderojmë milionat e humbur dhe qëndrueshmërinë e atyre që mbijetuan. Kujtojmë gjithashtu me krenari se falë trimërisë së gjyshërve dhe nënave tona (kryesisht myslimane), Shqipëria, një komb i vogël me zemër të madhe, u bë një vend i shenjtë duke dalë nga Lufta e Dytë Botërore si i vetmi vend evropian me më shumë hebrenj se më parë. Ne qëndruam atëherë, dhe qëndrojmë tani, kundër antisemitizmit dhe islamofobisë. Ne duam që hebrenjtë dhe palestinezët të jetojnë në paqe si fqinjë në dy shtete sovrane, pa tunele terrori poshtë dhe askush nuk e vë në dyshim të drejtën e Izraelit për të ekzistuar. Popullit hebre i themi sot: Shqipëria do të jetë gjithmonë shtëpia juaj. Ejani, vizitoni, investoni dhe le të ndërtojmë një të ardhme më të përbashkët të rrënjosur në shpresë dhe unitet’, shkruan ai.

Ora 12:28
Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit, Spiropali: Lidhjet e shqiptarëve me hebrenjtë, të hershme e historike

1737977398_eëlisa.JPG

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, reagoi sot në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit.

Spiropali u shpreh se kjo ditë për shqiptarët është një ditë e jashtëzakonshme, ndërsa theksoi se lidhjet e shqiptarëve me hebrenjtë janë lidhje të hershme.

“Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit, për ne shqiptarët është një ditë e jashtëzakonshme. Në këtë ditë ne ndjehemi krenarë për miqësinë, dashurinë dhe mbrojtjen e hebrenjve. Lidhjet e shqiptarëve me hebrenjtë janë të hershme e historike. Shqipëria ishte i vetmi vend, i cili në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, kishte më tepër hebrenj se në fillim të saj. Është fakt i njohur botërisht se në Shqipëri hebrenjtë u mbështetën dhe u mbrojtën nga të gjithë shqiptarët, populli dhe institucionet, pavarësisht bindjeve politike apo përkatësive fetare. Për nga kontributi për mbrojtjen dhe mbështetjen e hebrenjve, Shqipëria është njohur e vlerësuar si një atdhe tjetër, atdhe rezervë, për ta. Rezoluta mbi Antisemitizmin, miratuar nga Kuvendi dhe Forumi i Parë Ballkanik kundër Antisemtizmit, organizuar nga Kuvendi në tetor 2020, e kanë bërë Shqipërinë lidere rajonale në luftën kundër antisemitizmit, tha ajo. 

Ora 09:10
Dita Ndërkombëtare e Holokaustit, Hasani: Nuk do të harrojmë, të mësojmë nga historia! Të përballemi me antisemitizmin në rritje, humanizëm dhe paqe

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka reaguar në lidhje me 27 Janarin, Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit. 

Më anë të një postimi, përmes rrjetit social X, ai shkruan se duhet të udhëhiqemi nga humanizmi dhe paqeja, teksa në këtë 80-vjetor përkujtimi nderohen 6 milionë gra, burra, të moshuar dhe fëmijë që humbën jetën gjatë Holokaustit, si dhe ata që mbijetuan.

“Në 80-vjetorin e Çlirimit të Aushvicit dhe Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, nderojmë gjashtë milionë gra, fëmijë dhe burra hebrenj, të cilët humbën jetën gjatë Holokaustit, së bashku me të tjerë të panumërt që iu rezistuan vuajtjeve të paimagjinueshme.” 

Ndër të tjera, Ministri Hasani nënvizon se:

“Ky rast solemn na sfidon të gjithëve të mësojmë nga historia, të përballemi me rritjen shqetësuese të antisemitizmit dhe të përpiqemi për një të ardhme të mishëruar nga drejtësia, humanizmi dhe paqja. Nuk do të harrojmë kurrë. Ne përkujtojmë.”

Në kuadër të kësaj dite, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Hasani, bashkë me krerë delegacionesh nga e gjithë bota, do të jetë sot në Poloni, ku do të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore të 80-vjetorit të çlirimit të Aushvicit.