Dita Ndërkombëtare e Holokaustit, Hasani: Nuk do të harrojmë, të mësojmë nga historia! Të përballemi me antisemitizmin në rritje, humanizëm dhe paqe

Dita Ndërkombëtare e Holokaustit, Hasani: Nuk do të harrojmë, të mësojmë nga historia! Të përballemi me antisemitizmin në rritje, humanizëm dhe paqe

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka reaguar në lidhje me 27 Janarin, Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit. 

Më anë të një postimi, përmes rrjetit social X, ai shkruan se duhet të udhëhiqemi nga humanizmi dhe paqeja, teksa në këtë 80-vjetor përkujtimi nderohen 6 milionë gra, burra, të moshuar dhe fëmijë që humbën jetën gjatë Holokaustit, si dhe ata që mbijetuan.

“Në 80-vjetorin e Çlirimit të Aushvicit dhe Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, nderojmë gjashtë milionë gra, fëmijë dhe burra hebrenj, të cilët humbën jetën gjatë Holokaustit, së bashku me të tjerë të panumërt që iu rezistuan vuajtjeve të paimagjinueshme.” 

Ndër të tjera, Ministri Hasani nënvizon se:

“Ky rast solemn na sfidon të gjithëve të mësojmë nga historia, të përballemi me rritjen shqetësuese të antisemitizmit dhe të përpiqemi për një të ardhme të mishëruar nga drejtësia, humanizmi dhe paqja. Nuk do të harrojmë kurrë. Ne përkujtojmë.”

Në kuadër të kësaj dite, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Hasani, bashkë me krerë delegacionesh nga e gjithë bota, do të jetë sot në Poloni, ku do të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore të 80-vjetorit të çlirimit të Aushvicit.


Lajmi kryesor:

Dita e Kujtesës/ Begaj: Krimet e gjenocidit, dëshmi ku çon verbimi pas ideologjive totalitare! Rama: Duam hebrenjtë e palestinezët të jetojnë në paqe, fqinjë në 2 shtete sovrane


A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mq cifutat: 27/01/2025 09:27

    Jeta qelbesira qe bejne viktimen ketu e nje shekull para sot po bejne genocid te paprecedente kundra nje populli te pambrojtur dhe servilat e ndyre si politikanet tane dhe perendimoret mbajne anen e ketyre maskarenjve , turp te keni o legena te felliqur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Vota e emigrantëve rrezikon të devijohet nga 11 Marsi kur të publikohen emrat e regjistruar

Spahiu: Vota e emigrantëve rrezikon të devijohet nga 11 Marsi kur të publikohen emrat e regjistruar