TIRANE - Me dhjetëra fëmijë të ushtarakëve në ditën ndërkombëtare të luleve kanë mbjellur disa fidanë në lulishten e Ministrisë së Mbrojtjes. Aktiviteti kishte si qëllim sensibilizimin e komunitetit për një mjedis sa më të pastër. Ne këtë aktivitet ishte i pranishëm dhe Drejtori i Përgjithshëm i QKMBM- së, Jakin Marena, i cili në fjalën e tij theksoi se kjo ditë nuk është vetëm një festë, por edhe një angazhim i të gjithëve për të mbajtur pastër ambjetin ku jetojmë.
“Shpresojmë që të gjithë së bashku, duke pasur ju në pararojë ta mbajmë mjedisin të pastër jo vetëm këtu, por edhe aty ku jetoni për të dhënë një shembull sa më të mirë për të gjithë fëmijët e vendit.” tha Marena

(Në foto: Fëmijët e ushtarakëve gjatë aktivitetit të sotëm në mbjelljen e fidanëve në lulishten e Ministrisë së Mbrojtjes) Foto të tjera
Pas performimit në kolazhin artistik floreal, fëmijëve të ushtarakëve që ndjekin kurse artistike pranë Qëndrës Rekreative, u janë shpërndarë çertifikata mirënjohjeje. Në fund të aktivitetit të pranishmit kanë vizituar ekspozitën “Piktura Floreale” me punimet e fëmijëve të kursit të pikturës.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO