Dita e Muzeve në FA, Koçi:Qëllimi
i tyre edukimi atdhetarë i brezave

Dita e Muzeve në FA, Koçi:Qëllimi<br />i tyre edukimi atdhetarë i brezave
Në Muzeun e Forcave të Armatosura është zhvilluar sot një veprimtari me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Muzeve, caktuar si e tillë me Rezolutën Nr.12 të Organizatës Ndërkombëtare të Muzeve (ICOM).
 
Fjalën e hapjes e mbajti Mirela Roshi, drejtore e QKMBMMSHU, e cila pasi falënderoi të gjithë të pranishmit në këtë veprimtari, u ndal në misionin e Muzeut të Forcave të Armatosura, vlerat dhe rëndësinë e tij. Në emër të ushtarakëve në lirim dhe studjuesve ushtarakë, që kanë dhënë kontribut të çmuar në radhët e Forcave të Armatosura, foli ish-pedagogu i Akademisë së Mbrojtjes, Xhemil Çela.

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së, gjeneralmajor Jeronim Baze, studjues, veteranë, ish-ushtarakë dhe nxënës të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme të kryeqytetit etj.
 
Ndërsa zv/ministri i mbrojtjes Petro Koçi në fjalën e tij theksoi se, respekti për historinë është një çështje kulture dhe muzetë janë shprehje e parametrave të zhvillimit historik të çdo shoqërie. Muzetë, si vende për ekspozimin e veprave me vlerë të trashëgimisë kulturore, krijojnë mundësi për të ruajtur kujtesën historike, si dhe prezantojnë e interpretojnë historinë.

“Në morinë e muzeve, - nënvizoi Koçi, - vend të veçantë zënë edhe muzetë ushtarakë, që në vende të ndryshme kanë forma e metodologji të ndryshme, por qëllimi i tyre është pothuaj i njëjtë: edukimi atdhetar i brezave. Më tej ai theskoi se, Muzeu i FA është një institucion i domosdoshëm për të shprehur identitetin historik dhe zhvillimin e FA të Shqipërisë. Ai është ngritur mbi bazën e një përvoje dhe eksperience të të gjithë muzeve të tjerë kombëtarë dhe të huaja. Në memorien e tij ruan dhe nderon të gjithë ata që luftuan për identitetin dhe mbijetesën e kombit shqiptarë në shekuj. Lufta dhe përpjekjet e popullit shqiptar për liri dhe pavarësi e kanë zanafillën që në kohët më të hershme të pararendëseve tanë nga Iliria dhe deri në ditët e sotme, është shprehur zëvendësministri Petro Koçi. Më pas, zëvendësministri Koçi dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Jeronim Baze, i dorëzuan “Certifikatë Mirënjohje”, studjuesit dhe poetit ish-ushtarak Fluturak Gërmenji dhe kolonel (R) Guri Pashai për kontributin e dhënë për pasurimin e muzeut me vlera dokumentare.
 
Në mbyllje të kësaj ceremonie, ministri Koçi, gjeneralmajor Bazo dhe të gjithë pjesëmarrësit vizituan pavionet e Muzeut të Forcave të Armatosura të pasuruar me eksponate të rinj.

Muzeu i FA është inaguruar në 4 dhjetor 2012 dhe në mjediset e tij gjenden të ekspozuar 1500 objekte autentike që lidhen drejtëpësëdrejt me historinë, trashgiminë dhe identitenin e FA të Shqipërisë. Kjo ka zgjuar interesin e vizitorëve që në këtë periudhë 3 vjeçare ka arritur numrin e 12000 vizitorëve vendas e 3000 të huaj, mes të cilëve shefa të Shtabeve të Përgjithshëm të ushtrive të ndryshme anëtarr të NATO-s, gjeneralë amerikanë, delegacione ushtarake të NATO-s, si dhe të vendeve partnere.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë/ Gushti ktheu himariotët në vendlindje, rritet pjesëmarrja në votime! 2% më shumë se në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023

Zgjedhjet në Himarë/ Gushti ktheu himariotët në vendlindje, rritet pjesëmarrja në votime! 2% më shumë se në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023